• Kontakt
Sunday, September 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Paratë publike/ “Flamujt e kuq” në tenderat e fituar nga Papuli i “Classic Volkswagen”

23:20 : 07/11/2019
në AKTUALITET, EKONOMI, INVESTIGIME, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Pjesa më e madhe e tenderave që ka fituar kompania “Classic” e Agron Papulit gjatë vitit 2019 janë në kufirin e atyre që platformat monitoruese të prokurimeve publike i konsiderojnë me “flamuj të kuq”.

Sinjali për tendera të dyshimtë ngrihet kur në konkurim merr pjesë vetëm një kompani ofertuese ose kur kushtet e tenderit i plotëson vetëm fituesi.

“Boldnews.al” ka verifikuar të dhënat në Buletinët e Prokurimit Publik për 10 muajt e vitit 2019, në të cilën rezulton se “Classic” ka fituar të paktën 6 tendera, të cilat shënjohen me “flamuj të kuq”. Më poshtë, prezantohen në mënyrë kronologjike tenderat e fituar nga “Classic”, ku ka qenë ofertues i vetëm ose kur konkurentët e tjerë janë skualifikuar apo tërhequr nga gara.

1. Bashkia Mirditë
Në Mars 2019, Bashkia Mirditë shpall kompaninë “Classic” fituese të tenderit për “Blerje fuoristradë-Pick Up”, e cila ka ofruar vlerën 2.750.000 lekë (të reja).

Lexo edhe:

Ortaku i Çuçit, Eral Myftaraj gllabëron paratë publike prej vitesh

Rama “sytë katër” për plehrat, por mbyll të dy sytë për vjedhjet në qeveri

Në këtë tender, siç raportohet në Buletinin e Prokurimit Publik të datës 25 Mars 2019, kompania “Classic” ka qenë pjesëmarrëse e vetme, pa konkurrent.

2. Shkolla e Magjistraturës
Në Qershor 2019, Shkolla e Magjistraturës shpall kompaninë “Classic” fituese të tenderit për blerjën e një automjeti, e cila ka ofruar shumën 3.700.000 lekë (të reja).

Në këtë tender kanë marrë pjesë dy kompani ofertuese, “Classic” dhe ‘Mektrin Motors”. Në bazë të të dhënave të publikuara në Buletin e Prokurimeve, datë 3 Qershor 2019, rezulton se “Mektrin Motors” është skualifikuar nga gara, për shkak se nuk ka plotësuar dokumentacionin e nevojshëm.

Gjithësesi, “Mektrin…” rezulton se ka ofruar ofertë më të lartë se sa “Classic”.

3. Bashkia Dropull
Bashkia jugore e Dropullit ka shpallur kompaninë “Classic” fituese të një tenderi për blerje automjetesh. Vlera e ofruar nga kompania në pronësi të Agron Papulit është 3.650.000 lekë (të reja).

Në bazë të të dhënave të Buletinit të Prokurimeve Publike të datës 3 Qershor 2019, kompania “Classic” ka qenë pjesëmarrëse e vetme në këtë tender.

4. Bashkia Tiranë
Në Korrik 2019, kompania “Classic” ka qenë pjesëmarrëse në një tender të zhvilluar nga Bashkia e Tiranës në Korrik 2019, për “marrje me qera operacionale automjete”. Në këtë tender, fitues është shpallur kompania “Tirana Auto”, e cila ofroi vlerën 160 milionë lekë (të reja).

Por, Departamenti Antikorrupsion në Partinë Demokratike, në një postim në profilin e tij zyrtar në “Facebook” ka hedhur dyshime se, fituesi i vërtetë i këtij tenderi është biznesmeni Agron Papuli.

Departamenti Antikorrupsion i PD-së, shkruante në atë kohë: “Dhe vijmë tek tenderat në modë: marrje me qira e automjeteve për nevoja të bashkisë, me vlera të konsiderueshme. Merr pjesë Papuli 1, Papuli 2 dhe Papuli 3 me tri shoqëritë e tij. Se në xhepin personal të kujt shkojnë 1,3 mld lekë të këtij tenderi, s’ka vend për pikëpyetje”.

Në këtë tender, krahas fituesit “Tirana Auto”, merrnin pjesë edhe “Classic”, “Hyundai Albania” e “Albania Car Rentals”.

Në bazë të të dhënave të Qendrës Kombëtare të Regjistrimit (QKR), biznesmeni Agron Papuli rezulton pronar vetëm tek “Classic”.

5. Mjekësia Ligjore
Instituti i Mjekësisë Ligjore ka shpallur fitues kompaninë “Classic” në tenderin e zhvilluar në Shtator 2019 për marrjen me qera të 3 automjeteve.

Në këtë tender kanë marrë pjesë “Classic” dhe “Albania Car Rentals”. Shoqëria ‘Classic” ka dhënë ofertën 3.834.000 lekë (të reja), e cila është më të lartë se sa konkurrenti tjetër.

Por, gjithësesi, “Classic” është shpallur fituese, për shkak se kompania tjetër është skualifikuar nga gara, si pasojë e mungesës së dokumentacionit.

6. OSSHE
Po në Shtator 2019, kompania “Classic” shpallet fituese e një tenderi të zhvilluar nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSSHE), për marrje me qera operacionale automjete”.

Në tender morën pjesë dy garues-“Classic” dhe “Hyundai Auto Albania”. Në përfundim të procedurës, autoriteti publik shpalli fitues kompaninë “Hyundai”, e cila kishte ofruar vlerën më të ulët-86.400.000 lekë (të reja).

Por, siç raportohet në Buletinin e Prokurimit Publik të datës 16 Shtator 2019, kompania fituese, “Hyundai” ka deklaruar zyrtarisht dorëheqjen.

Për këtë arsye, autoriteti publik shpalli fitues të tenderit kompaninë “Classic”, e cila ka ofruar vlerën 88.060.000 lekë (të reja).

Etiketa: Agron Papulitendera

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ortaku i Çuçit, Eral Myftaraj gllabëron paratë publike prej vitesh

19:39 : 06/09/2025
AKTUALITET

Rama “sytë katër” për plehrat, por mbyll të dy sytë për vjedhjet në qeveri

22:08 : 04/09/2025
AKTUALITET

Raimond Cimbi i koncesioneve qindra milionëshe në shëndetësi merr leje për kullë në ish Bllok

12:57 : 01/09/2025
AKTUALITET

Celibashi bën kërdinë, 137 milion euro tendera

13:20 : 30/08/2025
AKTUALITET

Pazar me tenderat e AKSHI-t? ABS tërheq të gjitha ankesat në KPP dhe i jep 7.7 mln euro Ermal Beqirit

15:44 : 16/08/2025
AKTUALITET

“4 A-M” dhe bashkimi “Inc spa-Elmazaj” fitojnë dy tenderat 60 mln euro të Bypass-it të Tiranës

21:13 : 07/08/2025
Para

Del ky i vogli dhe i bën gjyq, gjyqit/ Salianji përplaset me deputetin e Ramës: Ju kontrolloni çdo gjë

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e hënë 8 shtator 2025

22:59 : 07/09/2025

Funerali i Giorgio Armanit, ja ku do të jetë banesa e fundit e stilistit legjendar

22:34 : 07/09/2025

Pranga shqiptarit në Greqi, dyshohet se dhu*oi fëmijën e tij 4-vjeçar

22:21 : 07/09/2025

Tirana zyrtarizon pasuesin e Miles, njihuni me trajnerin e ri të bardhebluve

22:07 : 07/09/2025

Metamorfoza e papërfunduar e Melonit

21:57 : 07/09/2025

Radhë e gjatë makinash në Shëngjin, probleme në menaxhimin e trafikut

21:38 : 07/09/2025

Banorët e prekur nga tërmeti, protestë para Bashkisë së Durrësit: Duam strehim në banesat e premtuara!

21:20 : 07/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com