• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Buxheti i krizës 2020/ Të ardhurat me rënie reale, tkurren ndjeshëm shpenzimet kapitale, 0 lekë për rritje pagash

21:32 : 04/11/2019
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE

Projektbuxheti i vitit 2020 pritet të jetë më negativi i viteve të fundit, si në drejtim të pritshmërisë për të ardhurat ashtu dhe të shpenzimeve, sidomos atyre për investime.

Sipas tabelave fiskale të publikuara nga Ministria e Financave, të ardhurat buxhetor pritet të jenë 502.7 miliardë lekë në vlerë nominale, me një rritje modeste prej 3.2% në krahasim me aktin normativ 2019. Por, në krahasim me prodhimin e brendshëm bruto, që e zhvesh treguesin nga efekti i rritjes ekonomike dhe inflacionit, të ardhurat buxhetore pritet që të jenë në rënie, nga 28.5% e Prodhimit të brendshëm Bruto (PBB) në 2019-n, në 28% të PBB-së në vitin 2020. Kjo shtë hera e parë që ky tregues vjen në rënie në raport me PBB-në, që nga viti 2013.

Treguesi me pritshmëritë më të ulëta në buxhet është TVSH-ja, të ardhurat nga i cili pritet të jenë 151.2 miliardë lekë, në të njëjtin nivelin me 2019-n, në vlerë nominale, ndërsa në raport me PBB-së do të zbresin me 0.4 pikë përqindje në 8.5% të PBB-së. TVSh-ja, një tregues direkt i konsumit, ka pasur performancën më negative edhe gjatë 9 mujorit të këtij viti, me të ardhurat që kanë rënë me 4% për 9 mujorin, ku TVSh e brendshme është tkurrur me rreth 22%, për shkak të efektit të gazsjellësit TAP, që po shkon drejt fundit.

TVSh është zëri kryesor në buxhet, që sjell rreth 30% të të ardhurave totale.

Të ardhurat nga tatimi mbi fitimin pritet të rriten me 13%, nga akciza me 4.5% dhe nga tatimi mbi të ardhurat personale me 13.3%.

Lexo edhe:

Tirana ‘mbytet’ nga betoni, ‘zhduken’ këndet e lojërave për fëmijë

Nga Laguna e Nartës te pylli bregdetar dhe flamingot/ Çfarë po rrezikohet në Zvërnec?

Të ardhurat nga sigurimet pritet të rriten me 5%, me bazë vjetore.

Shtrëngohet rripi për rritje pagash e shpenzime kapitale

Performanca e dobët e të ardhurave ka ndikuar dhe në kahun e shpenzimeve, me qeverinë që do të jetë e detyruar të shtrëngojë rripin vitin e ardhshëm, në mënyrë që të ruajë parametrat e buxhetit.

Shpenzimet pritet të rriten me 2.3% në 532 miliardë lekë.

Shpenzimet për paga pritet të jenë 70 miliardë lekë me një rritje prej 8.1% në raport me një vit më parë.

Fondi për politika të reja pagash është zero, nga 2 miliardë lekë që ishte në 2019-n.

Shpenzimet për interesa do të jenë 40.9 miliardë lekë, me një rritje të lehtë prej 2.1%.

Gërshërët e kursimeve do të jenë mbi shpenzimet kapitale, të cilat pritet të jenë në ulje dhe në vlerë nominale. Sipas tabelave të projektbuxhetit, shpenzimet kapitale pritet të jenë 83.7 miliardë lekë, nga 87.5 miliardë lekë që është plani për 2019-n, me një rënie nominale prej 4.2%, ku tkurrjen më të lartë do ta pësojnë investimet e brendshme(-8.6%). Në raport me PBB-në, shpenzimet kapitale do të zbresin në 4.7% të PBB-së, nga 5.1% që është pritshmëria për 2019-n, duke shënuar nivelin më të ulët nga viti 2017.

Deficiti buxhetor pritet të zbresë në 29.3 miliardë lekë, ose 1.6% të PBB-së, nga përkatësisht 32.9 mld lekë dhe 1.9% të PBB-së që priten në 2019n./Monitor/

Etiketa: buxhetikrizaqeveria

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tirana ‘mbytet’ nga betoni, ‘zhduken’ këndet e lojërave për fëmijë

16:57 : 04/06/2026
AKTUALITET

Nga Laguna e Nartës te pylli bregdetar dhe flamingot/ Çfarë po rrezikohet në Zvërnec?

15:21 : 04/06/2026
AKTUALITET

Tabaku në Kuvend: Shqiptarët përballen me dhunën e qeverisë, propaganda ka arritur limitet!

11:05 : 04/06/2026
AKTUALITET

‘Air Albania’ si charter privat/ Si u refuzua hetimi për udhëtimet e Ramës, zbardhen faturat e borxheve

22:00 : 03/06/2026
AKTUALITET

Morali i munguar i politikës

20:40 : 03/06/2026
AKTUALITET

Dy orë protestë, ndizet bulevardi: Pa ikur Rama nuk largohemi!

20:28 : 03/06/2026
Para

Lubonja: Shqipërisë i duhet një proces si ai i Falkones në Italinë e 30 viteve më parë

TË GJITHA

KAS vendos të shqyrtojë çështjen e Kryebashkiakut të Kuçovës, Maliqi: Hajdari të shkarkohet!

12:11 : 05/06/2026

Vrasja e efektivit/ Familjarët i kërkojnë llogari Begajt: E keni lënë vendin në duart e kriminelëve

12:04 : 05/06/2026

Evropa pa mbrojtje, SHBA rishikon vendosjen e raketave Tomahawk në Gjermani

11:53 : 05/06/2026

Seanca gjyqësore për dosjen “Meta”, GJKKO rrëzon kërkesën për transmetim live

11:40 : 05/06/2026

“Simbol i korrupsionit”/ PD denoncon projektin Milot-Balldren: 364.7 mln euro për 17 kilometra rrugë

11:37 : 05/06/2026

U plagos një ditë më parë në Maliq, efektivi në gjendje të rëndë

11:29 : 05/06/2026

Bordi ‘luan’ sërish me çmimet, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

11:20 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom