• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Siguria e Ambasadave, diplomatët refuzojnë policinë private të Lleshit/ Përplasjet

10:38 : 31/10/2019
në AKTUALITET, POLITIKE

Ambasadat e huaja në Shqipëri nuk do të ruhen të gjitha nga Policia e Shtetit. Policia e Shtetit ka vendosur që uniformat blu, në disa prej ambasadave të zëvendësohen nga punonjësit e “Illyrian Guard”, që është shoqëri tregtare shtetërore, e cila ofron shërbime me pagesë dhe ka aksioner të vetëm Ministrinë e Brendshme.

Duke qenë se ambasadat janë institucione të rëndësisë së veçantë, në nenin 2, 17 dhe 22 të ligjit për Policinë e Shtetit, thuhet qartë se ato ruhen nga Policia e Shtetit.

Nisur nga përplasjet me ligjin dhe refuzimin e shumë prej ambasadave, gjatë këtyre ditëve, Policia e Shtetit dhe përfaqësues të disa ambasadave të huaja po bisedojnë për të dakordësuar çështjen e sigurisë së tyre. Një prej pikave që për të huajt është e vështirë që ambasadat t’i besojnë sigurinë “Illyrian Guard”, është fakti se forcat e saj nuk janë të armatosura.

“News 24” ka mësuar se “Illyrian Guard”, me 1000 punonjës dhe me administrator Henrik Elmazin, ka marrë në ruajtje me shumë se 15 institucione si QSUT, Materniteti i Ri, Kadastra, ADISA, UKT, si edhe disa ministri, objekte këto të ruajtura deri më tani nga shoqëri private të sigurisë fizike që operojnë në treg. Po si do të përcaktohet nëse një ambasadë do ruhet nga policë të shtetit apo të “Illyrian Guard”?

Policia do të veprojë në reciprocitet. Ambasadat e vendeve, ku përfaqësitë tona ruhen me punonjës Policie, edhe në Shqipëri do të kenë të njëjtën siguri. Në rastet e tjera është propozuar që të ruhen nga punonjësit e shoqërisë shtetërore “Illyrian Guard”. Propozimi ka gjetur kundërshtinë e ambasadave e huaja të vend.

Lexo edhe:

“Jam prokuror”/ Hiqej si magjistrat dhe tentoi të mashtronte policët, arrestohet 49-vjeçari

Aksident në Durrës, dy të moshuar përfundojnë në spital

Disa prej tyre, madje, kanë paralajmëruar se nëse hiqet Policia e Shtetit, janë të gatshme të sjellin në Shqipëri forca Policie nga vendet e tyre. Ndryshimet në mënyrën e ruajtjes së sigurisë së ambasadave do të duken qartë së shpejti në rrugën e ashtuquajtur “Rruga e Ambasadave”, e cila që prej 1 nëntorit do të jetë publike dhe jo me qarkullim të kufizuar siç ka funksionuar për vite.

Shoqëria “Illyrian Guard”, sh.a., ofron shërbime me pagesë, kundrejt subjekteve të treta, publike apo private, në fushën e rendit e të sigurisë publike, teknologjisë së informacionit, si dhe çdo shërbim tjetër në përputhje me qëllimin e krijimit dhe statutin e saj. Është një shoqëri shtetërore, 100 për qind në pronësi të Ministrisë së Brendshme. Vendimi për krijimin e kësaj shoqërie u mor më 5 prill të këtij viti nga Këshilli i Ministrave, me propozim të Ministrisë së Brendshme.

Efektivët e “Illyrian Guard” rekrutohen nga Policia

Burimi kryesor i rekrutimit të punonjësve do të jetë Policia e Shtetit. “Në Policinë e Shtetit ka shumë njerëz me eksperiencë, të cilët, për një arsye ose për një tjetër, nuk kanë pasur atë ecuri në karrierë. Flasim për ata që kanë, po themi, 20-25 vite eksperiencë në Policinë e Shtetit. Duke qenë shoqëri tregtare mund të operojë në të gjitha fushat që e gjykon të arsyeshme dhe në të gjitha ato fusha, të cilat përveçse mund të krijojnë të ardhura, mund të jenë edhe me interes për zhvillimin e mëtejshëm”, ka komentuar zv.ministri i Brendshëm, Julian Hodaj. /Panorama/

Etiketa: ambasadaperplasjepolicia

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Jam prokuror”/ Hiqej si magjistrat dhe tentoi të mashtronte policët, arrestohet 49-vjeçari

14:21 : 09/10/2025
AKTUALITET

Aksident në Durrës, dy të moshuar përfundojnë në spital

13:51 : 09/10/2025
AKTUALITET

Aksidenti tragjik në Fushë-Arrëz, humb jetën 51-vjeçari

08:48 : 09/10/2025
AKTUALITET

Qytetari i pafajshëm, por jo telefoni! Zvarritet 1 vit për ta marrë nga komisariati i Vaut të Dejës

22:02 : 08/10/2025
AKTUALITET

Ndryshime në Polici/ Altin Qato largohet nga drejtimi i “Rrugores”, ja kush e zëvendëson (EMRI)

18:33 : 08/10/2025
AKTUALITET

Zbulohet çerdhja e prostitucionit në Durrës, arrestohen 2 gra nga Amerika Latine

14:47 : 08/10/2025
Para

Me pranga si vëth në vesh/ Karikaturisti i njohur godet Ramën...

TË GJITHA

Presidenti i Kolumbisë akuzon SHBA-në për bombardim të një barke me shtetas kolumbianë në Karaibe

19:58 : 09/10/2025

Cilat janë shtetet e Europës me më shumë miliarderë?

19:45 : 09/10/2025

Si po sabotohet sekuestrimi i pasurive të krimit

19:31 : 09/10/2025

Turizmi, këmbanë që nuk po dëgjohet

19:20 : 09/10/2025

Fermerët kërkojnë më shumë makineri, 38% e aplikimeve të Skemës Kombëtare për mekanizim

19:11 : 09/10/2025

Hamasi: Armëpushimi shënon fundin e luftës në Gaza

18:57 : 09/10/2025

Frikësohet SERBIA/ Kosova “blindon” qiellin, mijëra dronë kamikazë Skydagger mbërrijnë në Prishtinë

18:38 : 09/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com