Dikush ti thotë të heshtë

Nga Boldnews.al

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme Gent Cakaj prej ditësh është bërë objekt gafash që i kapërcen kufijtë e normales, edhe pse mbi supet e njoma mban rolin e kryediplomatit. Na u shit si erudit, (njeri i ditur, që librat gati i ‘hante’ dhe jo i lexonte), por doli një çunak që nën kostumin e Rilindasit, po këpur mufka që vetëm atij mund ti shkojnë përshtat.

Në një qëndrim të fundit publik, Cakaj shprehet se negociatat nuk u hapën sepse Shqipëria i kishte plotësuar të gjitha kushtet…

“Negociatat nuk u hapën për dy arsye, e para sepse realisht vendimi i Këshillit Evropian nuk kishte të bënte me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por me kundërthëniet e brendshme që ekziston brenda vendeve anëtare për të ardhmen e Evropës.

E dyta, sepse të dy vendet kanë plotësuar kushtet dhe si rrjedhojë nuk u mor vendimi për asnjërën”- tha Cakaj. Më tej ai vijon të thellojë injorancën, ku në tentativë për të mbrojtur jo veten, por shefin e madh, shprehet edhe se “kushtet” e Bundestagut nuk kanë qenë “kushte” për hapjen e negociatave.

Të mendosh se për të afruar Gent Cakajn në qeveri, u desh një luftë e fortë mes kreut të qevrisë dhe presidentit të republikës, i cili refuzoi të dekretonte Cakajn në rolin e kryediplomatit shqiptar. E çfarë nuk ndodhi, por këtë ministër që gjezdis botën i autorizuar me firmën e kryeministrit, ndërhyri veti ai, Baton Haxhiu.

Ky që njihet si “eminenca gri” e kryeministrit shqiptar dhe presidentit të Kosvës. Na e la peshqesh në Tiranë Gentin e Cakajve, 28 vjeçari i cili ka thyer çdo kod të mëparshëm që në krye të diplomacisë të mbërrijë një çunak i cili për herë të parë në borderotë e shtetit ka firmosur si zëvendësministër dhe më pas si ministër.

Na u shit si një risi, ku për herë të parë në kabinetin qeveritar të Shqipërisë erdhi një shtetas kosovar. Sot Gent Cakaj nuk përfaqëson Kosovën, por një Rilindas të ri, që më së shumti duhej ti bësohej posti i sekretarit organizativ të Forumit Rinor Eurosocialist.
Pas gafave të shumta dhe një lloj arrogance të shprehur në çdo dalje publike, Cakaj sot duhet të bëjë një punë të vyer: të heshtë përgjithnjë. Dikush që ia do të mirën Gentin duhet ta këshillojë që të shmangë sa të mundë daljet publike. Të ikë nga studiot televizive dhe të qëndrojë në heshtje deri sa të piqet pak, edhe pse me atë çka ka ofruar deri më tani duket i djegur politikisht.

LEXO EDHE  Në cilin qytet jeton rinia, dhe në cilin të moshuarit/ Studimi

Nën hovin e rinisë, ku adoleshanca në disa raste zgjaska edhe më shumë se 28 vjeç, Cakaj ka marr rolin që të mbrojë qeverinë për dështimin e hapjes së negociatave. Gjithëlloj argumentesh të stisura ofron si shkak i moshapjes së negociatave me Shqipërinë. Fajin ua le herë Europës, herë forcave të errëta brenda e jashtë vendit e ndonjëherë edhe vetes… Këtë të fundit e lidh pikërisht me qëndrimin se hapja e negociatave nuk ndodhi pasi shkak u bë plotësimi i të gjitha kushteve nga Shqipëria.

Sipas Cakajt, ne dështuam nga “suksesi” i madh i yni si vend. Por ky ministër i autorizuar ka mbështetje të plotë nga dy njerëz, kryeministri Edi Rama dhe Baton Haxhiu i Kosvës. Jo pa qëllim ishte kjo zgjedhje, pasi gjithëkush me kredo sado të vogël morale dhe shtetërore do e kishte të pamundur që së pari të mbronte idenë e “korrigjimit të kufijve” mes Kosovës dhe Serbisë dhe e dyta të ishte një mbrojtës i zjarrtë i kryeministrit Edi Rama. Vetëm një personazh i përkulur mund ta realizonte këtë rol të vështirë, por që sot Gent Cakaj e ka të vështirë ta kuptojë se është thjsht një individ i këqpërdorur, qoftë edhe duke i varur një këmborë që nuk e mban dot, jo më ta “tundë” për të tërhequr vëmendje.

Thirrja u shkon të gjithë atyre që janë pranë tij dhe ta këshillojnë për të mirë. Mos fol, shmang daljet publike, rri në heshtje, merr atë pagë të majme, përfito ato benefite që të jep roli i kryediplomatit dhe lexo ndonjë libër mbi taktikat politike sesi nuk duhet të sillet një kryediplomat.