• Kontakt
Tuesday, June 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skandali/ Bien godinat studentore, Lali Eri dhe “Salillari” pas aferës

13:25 : 28/10/2019
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Ai është mjeshtri i propagandës, “akademiku” i mashtrimit, trillimit dhe shitjes së produkteve gjenetikisht të “modifikuara”, që u vendos etiketën bio dhe ta ofron për konsum… E tillë është qeverisja lokale e kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i cili mori përsipër që me fondet e bashkisë dhe ca “biznesmenëve bamirës” të rikonstruktonte godinat e Qytetit Studenti në Tiranë.

“Mirë se erdhët në Tiranë…, gjithë studentëve, por këtë vit mirëseardhja është krejt e veçantë. Dua të falenderoj me zemër të gjithë kolegët e stafeve tona në ‘Qytetin Studenti’, që kanë punuar gjithë verën për të siguruar kushte optimale. Skepticizmi i ditëve të para, kur kryeministri dhe unë dhamë premtimin se do bëheshin brenda verës gjithë godinat, tani është shuar, sepse gjithsecili mjafton të bëjë një xhiro dhe të zbulojë se si është mbajtur fjala në çdo pikë të kontratës për Paktin me Universitetin”. Kështu deklaroi kryebashkiaku Veliaj në ditën e fillimit të vitit të ri akademik më 14 tetor.

Kjo nismë e bashkisë në rikonstruksionin sa për sy të godina erdhi menjëherë pas protestës masive të studentëve të cilët lëkundën ndjeshëm edhe leqet e kryeministrit Edi Rama, i cili u detyrua të shkarkonte gjysmën e kabinetit të tij dhe të niste punën për të rikonstruktuar disa godina studentore. Gjithnjë me parimin djallëzor që ka ndjekur gjithmonë: “mbulo problemin me bojë dhe propagandë”.

Lexo edhe:

Sinjalet e goditjes së Erion Veliajt pas 11 Majit

“Ashensori i brendshëm lidhte 2 apartamentet”, gazetarja: Si shkoi SPAK te Veliaj

Në dorë këtë punë ia la mjeshtrit të mashtrimit Erion Veliaj. Në media është shfaqur një video që tregon se propagandës së Lalit i ka dalë boja. Mure të cacra, suva të rëna, bojë e shprishur nëpër mure, pllaka që lëkunden nën këmbë dhe cilësi punimesh e dobët. E gjitha i ngjan një makiazhi që i bëhet fytyrës së vrarë e çarë nga koha e vuajtjet, vetëm për të dalë në televizione sa më bukur, për ti prishur mendjen qytetarëve e mbi të gjitha për të ilozionuar studentët.

Po edhe ky makiazh kushton shumë, jo vetëm si para e drejtëpërdrejtë nga buxheti i qytetarëve, por si kosto e mëtejshme. Në ndihmë duke “adoptuar një godinë” sipas stilit të Lali Erit, janë vetë bizneset dhe interesat pranë tij që shpërdoruan paranë, publike apo të biznesit, për të mbajtur nën ato godina jetët e studentëve, që tashmë janë edhe në frikën se në çdo moment tavani do u bjerë mbi kokë, apo në pak muaj do kthehen në gjendjen e mëparshme, për shkak të cilësisë së dobët të punimeve.

Forca punëtore është ofruar nga kompanitë e ndërtimit, një prej të cilave që konsiderohet si kryesore edhe “Salillari sh.p.k”, një kompani pranë kryebashkiakut dhe kryeministrit e cila nuk mund të mungonte edhe në këtë shfaqje të radhës.

Ndërsa punëtorët ishin siguruar, në aspektin teknik, pjesa e punimeve ndiqej nga inxhinierë të Bashkisë së Tiranës. Dora e Lali Erit do ti vinte vulën përfundimtare, pasi në kontratën e “bamirësisë”, që në fakt edhe aty luhen miliona euro, marrja në dorëzim dhe inaugurimi i objekteve është bërë nga Bashkia e Tiranës dhe Erjon Veliaj.

“Nëntë konvikte i janë nënshtruar projektit të KFW-së. Për këtë konviktin e meshkujve që po rikonstruktohet i pari dhe tërësisht kontrata është për 120 ditë. Pra parashikohet që ky konvikt të përfundojë brenda 4 muajve”-shprehej Veliaj katër muaj më parë.

Por kjo koperturë “investitorësh” fshihte edhe të tjera marifete që vetëm Lali Eri di ti bëjë. “TIKA e ka marrë përsipër të bëjë një investim total. Të gjitha dhomat janë të njëjta në sipërfaqe, çdo dhomë do të ketë mobilim të ri, sistem i ri i ngrohjes, nyje sanitare dhe hidrosanitare të reja. Salla e leximit do të ketë një sipërfaqe më të madhe dhe do të jetë moderne, duke plotësuar të gjitha konfortet që ofron një sallë leximi, si dhe do të ketë edhe një bibliotekë”-theksoi Veliaj. Pikërisht TIKA është Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim e cila operon në Shqipëri që prej vitit 1996. Administrimi i saj është shtetëror me ndikim të drejtëpërdrejtë nga presidenti turk Rexhep Taip Erdogan dhe qëllimi mbetet përhapja e kulturës turke në vendet ku ajo operon.

Dhe një “haraç i vogël” që TIKA kërkoi për investimin në godinat e “Qytetit Studenti”, ishte edhe ngritja e memorialit turk brenda parkut të Liqenit Artificial në Tiranë për të ashtëquajturin “grusht shteti në Turqi”. Por sot ajo që ulëret më shumë është cilësia skandaloze e punimeve në konviktet e studentëve në Tiranë.

“Konviktet i kanë kaluar Bashkisë së Tiranës dhe ne po punojmë me donatorë të huaj, si KFW apo TIKA, por edhe me donatorë shqiptarë, që mund të jenë banka, kompani celulare, siç u bë me çerdhet e kopshtet”-tha Veliaj. Kryebashkiaku i Tiranës theksoi se e gjithë administrata e tij është në këmbë, për t’iu përgjigjur kësaj sfide të re. “Ibëj thirrje studentëve që t’i kthehen mësimit për t’i hapur rrugë, gjatë verës, vijimit të punës me kapacitet të plotë, në mënyrë që viti i ri akademik t’i gjejë me mjedise komode dhe të denja për ta. Na duhet bashkëpunim, bashkëpunim, bashkëpunim”-propagandonte Veliaj.

Sot godinat studentore të rikonstruktuara me punë “shkil e shko” janë pamja e vërtetë e një propagande qeveritare, duke mbuluar miliona euro dëm nga papërgjshmëria dhe aferat e kreut të bashkisë dhe një grushti biznesmenësh.

Etiketa: godina qytet studentiVeliaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Sinjalet e goditjes së Erion Veliajt pas 11 Majit

22:15 : 22/05/2025
AKTUALITET

“Ashensori i brendshëm lidhte 2 apartamentet”, gazetarja: Si shkoi SPAK te Veliaj

21:33 : 22/05/2025
AKTUALITET

SPAK “fundos” Veliajn, pas zgjedhjeve i shton një akuzë të re dhe i sekuestron një apartament

17:26 : 22/05/2025
AKTUALITET

Valë e re shkarkimesh në Bashkinë e Tiranës, largohen nga detyra “besnikët” e Veliajt

14:03 : 22/05/2025
AKTUALITET

Veliaj bën bilancin e 100 ditëve të para në burg: Po më sulmojnë mua dhe familjen time

11:54 : 20/05/2025
AKTUALITET

Veliaj i gëzohet fitores nga qelia: Vetëm Rama mund të na fusë në BE, shqiptarët s’i besojnë më Saliut

12:12 : 15/05/2025
Para

Zvicër, afrikani sulmon me thikë dhe plagos shqiptarin

TË GJITHA

Transferim me kosto zero për Bayern Munich, Matthaus: Është si Kimmich!

17:57 : 03/06/2025

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen tre makina, disa të plagosur! Një në gjendje të rëndë

17:47 : 03/06/2025

Pasi e “ndriti” me Arsimin në Shqipëri, ish-ministrja e Ramës kërkon që të drejtojë Prishtinën

17:43 : 03/06/2025

Interi mbetet pa trajner, zbulohen dy emrat favorit për stolin zikaltër

17:28 : 03/06/2025

Pse nuk duhet ta ruajmë vajin e ullirit në raftet nën raftin e kuzhinës?

17:24 : 03/06/2025

Aksidenti me Jet Ski, e mbijetuara tregon detajet: Nuk dinim not, jeleku i shpëtimit s’na mbajti

17:16 : 03/06/2025

Inzaghi merr vendimin, largohet nga Interi dhe firmos me Al Hilal në Arabi

17:10 : 03/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com