• Kontakt
Tuesday, July 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Furtunë në Kadastrën e Durrësit, arrestohen 18 zyrtarë dhe ish-zyrtarë/ Detajet e operacionit, kush janë…

11:22 : 25/10/2019
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin Rodoni, që çoi në pranga 21 zyrtarë dhe ish-zyrtarë, kryesisht të Kadastrës apo ish-zyrtarë vendorë, në qytetin bregdetar.

Mes të arrestuarve është edhe ish-kreu i Hipotekës së Durrësit dhe ish-kreu i Komunës Ishëm, të akuzuar për falsifikim dokumentesh, shpërdorim detyre dhe grup i strukturuar kriminal.

Policia bëri të ditur se shtetasit e mësipërm, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, kanë shpërndarë 68 mijë m2 tokë shtetërore, që nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve e kanë shpërndarë kundrejt përfitimeve të ndryshme.

Në kuadër të operacionit Forca e Ligjit, ndaj të arrestuarve ka nisur hetimi pasuror.

Dokumentet e falsifikuara, sipas prokurorëve, i përkasin komunës Ishëm. Prokuroria tha se janë nën hetim edhe pasuri të tjera, për të cilat sot nuk mund të jepen detaje.

Lexo edhe:

Fshehën në trup 22 mijë franga zvicerane, procedohen 2 kosovarë në Durrës

Disa të arrestuar pasi policia serbe heq bllokadat në Beograd

Prokurori tha se hetimet kanë nisur pas një kontrolli të kryer nga Zyra Qendrore e Pasurive të Palujtshme.

Deklarata e plotë

Finalizohet operacioni policor i koduar “RODONI”

Operacioni për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e korrupsionit dhe falsifikimit të dokumenteve.

Operacioni nga Departamenti i Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë Durrës e Tiranë dhe FNSH, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Durrës.

Vihen në pranga 21 persona, shpallen në kërkim 2 të tjerë.

Drejtoria Hetimore Qëndrore, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, Drejtoritë Vendore të Policisë Durrës dhe Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Durrës, bazuar në Vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, Nr. 98/9 datë 23.10.2019, zhvilluan operacioni policor “Rodoni“, për ekzekutimin e masës së sigurisë personale “Arrest në burg” për shtetasit e meposhtëm:

• A. I., 35 vjeç, ish-Drejtori i Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

• E. N., 34 vjeçe, ish-Drejtoreshë e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, e dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

• A. K., 47 vjeç, ish-Drejtori i Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës,i dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

• S. I, 51 vjeç, ish-Kryetari i Komunës Ishëm, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

• Gj. B., 56 vjeç, ish-Kryetari i Komisionit të Ndarjes së Tokës në fshatin Bizë, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

• B. Z, 37 vjeç, ish-jurist në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Shpërdorimi i detyrës” (e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë).

• M. D., 34 vjeçe, ish-jurist në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Shpërdorimi i detyrës” (e kryer në bashkëpunim).

• R. P., 31 vjeç, ish-jurist në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Shpërdorimi i detyrës” (e kryer në bashkëpunim).

• M. Z., 41 vjeç, jurist në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

• R. Z., 34 vjeç, ish-hartograf në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Shpërdorimi i detyrës” (e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se njëherë).

• D. K., 36 vjeç, ish-hartograf në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

• E. SH., 69 vjeç, anëtar i Komisionit të Ndarjes së Tokave në fshatin Bizë, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

• L. M., 68 vjeç, anëtar i Komisionit të Ndarjes së Tokave në fshatin Bizë, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

• L. B., 35 vjeç, përfitues toke, i dyshuar për veprën penale “Mashtrimi”.

• Gj. P., 59 vjeç, përfitues, i dyshuar për veprat penale “Mashtrimi” paragrafi 2, 3 dhe “Falsifikimi i dokumenteve” i kryer në bashkëpunim.

• Gj. B., 57 vjeç, përfitues, i dyshuar për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” i kryer në bashkëpunim.

• A. D., 31 vjeç, përfitues, i dyshuar për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” i kryer në bashkëpunim.

• L. N,, 68 vjeç, përfitues, i dyshuar për veprat penale “Mashtrimi” paragrafi 2, 3 dhe “Falsifikimi i dokumenteve” i kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu, u ekzekutuan vendimet e lëshuara nga gjykata për “Detyrim paraqitjeje” para Oficerit të Policisë Gjyqësore, për shtetasit:

• A. Ç., 40 vjeçe, banues në Vlorë, përfituese, e dyshuar për veprat penale “Mashtrimi” paragrafi 2, 3 i kryer në bashkëpunim, masë sigurimi “Detyrimi për t`u paraqitur në policinë gjyqësore”.

• Sh. A., përfitues, e datëlindjes 10.02.1966, banues në Maminas, Durrës, përfitues, i dyshuar për veprat penale “Mashtrimi” kryer në bashkëpunim, masë sigurimi “Detyrimi për t`u paraqitur në policinë gjyqësore”.

• S. M., 60 vjeç, ish-jurist në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, masë sigurimi “Detyrimi për t`u paraqitur në policinë gjyqësore”.

• A. Th., 29 vjeç, ish-juriste në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, masë sigurimi “Detyrimi për t`u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 të K. Pr. Penale.

• L. K., 33 vjeçe, Përgjegjese e Zyrës Juridike në Agjencia Shtetërore e Kadastrës Durrës, e dyshuar për “Korrupsionit pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

• D. G., 34 vjeç, juriste në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës.

Si dhe u shpallen në kërkim shtetasit:

1. L. O., administrator i një shoqërie private.

2. L. B., përfitues toke me banim në Bizë.

3. A. R., përfitues, me banim në fshatin Katund i Ri, Sukth.

Nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durres, u kryen ndalimet për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojne funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimi”, si dhe “Grupi i strukturuar kriminal, të kryer në bashkëpunim”, vepra penale të parashikuara nga nenet 186, 248, 259, 287/b dhe 25 të Kodit Penal.

Nga veprimet hetimore të kryera në funksion të procedimit penal Nr. 531/2019, pas një hetimi proaktiv duke aplikuar metodat speciale të hetimit, si kryerje përgjimesh telefonike, filmime, përgjime ambientale dhe vëzhgime, rezultoi se shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, kanë tjetërsuar sipërfaqe toke prej 68 000 m2, nga tokë shtetërore pa frut në tokë are dhe ua kanë shpërndarë personave të ndryshëm kundrejt përfitimit. Këtë aktivitet e kanë realizuar nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve, si të akteve të marrjes së tokës në pronësi, kartelave të pasurive në Regjistrat e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Durrës. Këtë sipërfaqe toke ua kanë shperndarë personave me banim në Durrës, të cilëve nuk u takonte të merrnin tokë në pronësi sipas ligjit.

Në këtë veprimtari kriminale janë përfshirë ish-punonjës të ish-komunës Ishëm dhe ish-punonjës të Zyrës së Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, të cilët duke shpërdoruar detyrën kanë kryer veprime korruptive kundrejt shumave monetare, në periudha kohore të ndryshme nga vitit 2013 – 2018, si dhe kanë ndihmuar pjesëtarët e këtij grupi kriminal duke shfrytëzuar të dhënat që dispononin për shkak të detyrës në përpilimin e dokumenteve të falsifikuara.

Gjatë operacionit nga Policia janë gjetur dhe sekuestruar shumë prova materiale që shërbenin për ushtrimin e këtij aktiviteti kriminal.

Për të gjithë shtetasit e mësipërm ka filluar hetimi pasuror në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”.

Drejtoria Hetimore Qëndrore, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, vazhdon hetimin për verifikimin e rasteve të tjera të korrupsionit dhe të shperdomimit të detyrës nga punonjesit e adminitrates publike dhe përfitimin e paligjshëm të pasurisë shtetërore.

Policia e Shtetit siguron qytetarët se është tërësisht e vendosur për të luftuar pa kompromis çdo rast të paligjshmërisë dhe krimin e organizuar e korrupsionin dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në 112 çdo rast të paligjshmërisë duke ju garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.

Etiketa: arrestimeDurresKadastra

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Fshehën në trup 22 mijë franga zvicerane, procedohen 2 kosovarë në Durrës

12:34 : 30/06/2025
RAJONI

Disa të arrestuar pasi policia serbe heq bllokadat në Beograd

11:56 : 30/06/2025
AKTUALITET

Zjarri në tregun ambulant në Durrës, procedohet penalisht pronari

10:05 : 30/06/2025
AKTUALITET

Zjarri në Tregun e Durrësit/ Banorët akuzojnë autoritetet për reagim të vonuar

18:36 : 29/06/2025
AKTUALITET

Zjarr masiv përfshin tregun ambulant në plazhin e Durrësit

16:58 : 29/06/2025
AKTUALITET

Gjendet një trup i pajetë në Durrës

15:58 : 29/06/2025
Para

‘U martova pasi punova si prostitutë’, e reja tregon tmerrin: Kurohesha me xanax, kishim lodra seksi si te “50 Hijet e Greit” 

TË GJITHA

Bilanci i krimit: Në 6 muaj 19 vrasje, ende të pazbardhura 6 atentate

15:36 : 01/07/2025

Zgjedhje e pazakontë nga mesfushori i Kombëtares, zbulohet klubi që është pranë transferimit

15:35 : 01/07/2025
Israeli Prime Minister Benjamin Netanyahu attends the weekly cabinet meeting at his office in Jerusalem, Israel, Sunday, May 5, 2019. (Abir Sultan/Pool Photo via AP)

Netanyahu javën e ardhme në SHBA, pritet takimi me Trump 

15:25 : 01/07/2025

Aksident i trefishtë në kryeqytet, një makinë përfshihet nga flakët

15:21 : 01/07/2025

Vrasja e Liridona Ademajt/ Instituti i Psikiatrisë kërkon kohë shtesë për ekzaminimin e Naim Murseli

15:19 : 01/07/2025

Integriteti ekologjik i lumit Vjosa rrezikon të mbetet në letër

15:08 : 01/07/2025

6 ditë pa shkuar në shtëpi, zhduket adoleshentja në Tiranë

15:04 : 01/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com