• Kontakt
Monday, July 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Funksionimi i Gjykatës së Lartë në fund të vitit” DW: Në Shqipëri mungojnë gjyqtarët …

12:35 : 24/10/2019
në AKTUALITET, POLITIKE, VETTING

Në Shqipëri mungojnë gjyqtarët për të përmbyllur çështjet e hapura. Mos funksionimi prej dy vitesh i Gjykatës së Lartë i ka lënë qytetarët pa njërën prej shtyllave kryesore të mbrojtjes së ligjit dhe demokracisë.

Suela Hima, kimiste, 35 vjeҫ pret prej 2 vitesh Gjykatën e Lartë (GJL) të shqyrtojë ҫështjen e saj dhe të bëjë drejtësi.

“Jam pushuar nga Drejtori i Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (ISUV) në vitin 2014. Ishte viti, kur mediat vunë alarmin, se pesticidet në drurët frutorë dhe perime importoheshin jashtë ҫdo kontrolli nga Kina dhe dëmtonin shëndetin. Instituti refuzoi kërkesën e mediave për të bërë analizën e pesticideve kineze edhe të mbetjeve te tyre në fruta dhe perime me justifikimin që nuk kishte specialistë. Por specialistja e emëruar për këto analiza isha unë. Në fakt Instituti nuk kishte laboratorë dhe kjo mbahej e fshehtë. U pushova nga puna se kërkova zyrtarisht laborator që të bëja punën,” thotë për DW, Suela Hima.

Mungesa e laboratorëve dhe korrupsioni

Mungesa e laboratorëve rezulton një rast emblematik korrupsioni shtetëror. Në vitin 2012, Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, që drejtohej nga LSI, në koalicionin e saj qeverisës me PD, mori nga BE, një grant për ngritjen në ISUV të dy laboratorëve: njëri për analizën e pesticideve, tjetri për analizën e mbetjeve të pesticideve në fruta dhe perime, tregon Suela Hima.

Lexo edhe:

Një vendim, dy qëndrime: Si u përjashtua Alfred Balla nga drejtësia

Në arrest përtej afateve/ Kushtetuesja: Tre gjykata i cënuan lirinë ish-gjyqtares Margjeka

”Laboratorët nuk u ngritën, fondet e BE nuk dihet ku përfunduan. Deri në vitin 2014 , kur unë u pushova me motivacionin “shkaktare shqetësimesh në punë”, në ISUV nuk kishte asnjë laborator. Tani nuk e di ҫfarë ka ndodhur, ndoshta janë ngritur, ndoshta jo, ajo që më intereson është që Gjykata e Lartë (GJL) të bëjë drejtësi. Hodha në gjyq ISUV dhe fitova në Gjykatën e Apelit. Por ISUV bëri rekurs në Gjykatën e Lartë që nuk funksionon dhe pres prej 2 vitesh vendimin e saj, ” thotë për DW, Suela Hima, e papunë që nga 2014.

Shqipëria 2 vjet pa GJL – vendet vakante të paplotësura

Ajo që thotë Suela për GJL është një e vërtetë tjetër, pasojë e Vettingut ose procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ky proces, i nisur 2 vjet më parë, si pjesa thelbësore e reformës në drejtësi, po vijon t‘i skanojë rreth 800 gjyqtarë dhe prokurorë për pasuritë dhe të ardhurat e tyre, lidhjet me krimin e organizuar dhe aftësitë profesionale.

“Deri tani, nga procesi i vettingut janë konfirmuar në detyrë 28 gjyqtarë, janë shkarkuar nga detyra 42 syresh, kanë dhënë dorëheqjen 13 gjyqtarë, nga të cilët 6 gjyqtarë të Gjykatës së Lartë, këta të fundit për shkak të mbarimit të mandatit,” thotë për DW, Erjon Muharremaj, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Gjyqtarët janë shkarkuar kryesisht për pasuri dhe të ardhura të pajustifikuara. Vettingu synon pastrimin e thellë të gjyqësorit, të stigmatizuar në Shqipëri për 25 vjet për korrupsion galopant dhe ryshfete. Por ky proces solli një mungesë të paparashikuar gjyqtarësh për të zënë vendet vakante në GJL. Mos funksionimi prej dy vitesh i GJL i ka lënë qytetarët e Shqipërisë pa njërën prej shtyllave kryesore të mbrojtjes së ligjit dhe demokracisë.

“Gjykata e Lartë që nga viti 2019 ka vetëm një gjyqtar dhe si rrjedhim nuk funksionon pasi nuk mund të marrë vendime. Ndërkohë që Gjykatat e Apelit në 12 rrethet e Shqipërisë funksionojnë dhe dërgojnë ҫdo ditë rekurse dosjesh gjyqësore. Stoku i dosjeve të pashqyrtuara që daton nga viti 2013 ka arritur 35 mijë dhe ҫdo ditë shtohet”, thotë për DW Ida Vodica, zëdhënësja e Gjykatës së Lartë.

Çfarë përmban stoku i rekurseve të pashqyrtuara?

Gerti Shella, Drejtor Ekzekutiv i Qendrës për Çështje të Informimit Publik, (INFOCIP) me seli në Tiranë, e cila publikoi kohët e fundit një studim mbi GJL në 5 vitet e fundit, tregon gjetjet e studimit lidhur me përmbajtjen e stokut të rekurseve. “Shumica e tyre dërrmuese janë rekurse administrative, ku palë e paditur janë institucionet shtetërore. Rreth 60% e tyre kanë të bëjnë me sigurimet shoqërore, pensionet e ushtarakëve dhe pushimet nga puna” thotë për DW, Gerti Shella.

Për pushimet nga puna Gjykata e Lartë ka dhënë vendime për pezullimin e ekzekutimit të vendimit të apelit, ku shteti ka qenë palë humbëse. “Kjo konsiderohet një praktikë negative, antikushtetuese, që ka mohuar drejtësinë për qytetarët që kanë fituar në Apel. Për më tepër, kjo praktikë rrezikon të rrisë në përmasa domethënëse kostot që mund t’i faturohen taksapaguesve shqiptarë kur Gjykata e Lartë të rifillojë punën për t’i paguar dëmshpërblimet nëse rekurset fitohen nga individët,” thotë për DW, Gerti Shella.

20 vjet për të shqyrtuar stokun prej 35 mijë dosjesh

Por sa kohë duhet që Gjykata e Lartë të shqyrtojë këtë stok dosjesh rekursesh, mes të cilave edhe atë të Suela Himës? Gerti Shella, Drejtor Ekzekutiv i INFOCIP kërkon ndryshime urgjente. „Nëse GJL do të plotësohej me një trupë të re gjyqësore prej 19 anëtarësh, për të marrë vendime për stokun prej 35 mijë dosje rekursesh do të duheshin rreth 20 vjet. Nëse do t’i kërkohej që ta evakuonte stokun e saj brenda 1 viti, pa pranuar rekurse të reja, do të duhej të jepeshin 107 vendime përfundimtare çdo ditë pune. Stoku i GJL në Shqipëri është më i larti nga ҫdo gjykatë analoge në Europë. Plotësimi i GJL me një trupë të shtuar gjyqësore është urgjente.”

Kur fillon funksionimin GJL?

Erjon Muharremaj, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor, (KLGJ) thotë për DW se ky Këshill po rekruton kandidatët për GJL. “KLGJ në përfundim të procesit të vlerësimit të aftësive profesionale, përgatit një listë vetëm me kandidatët që kanë marrë vlerësimin më lartë dhe kanë dalë mirë në intervistë. Në vijim, i propozon me shkrim, në mënyrë të arsyetuar, Presidentit të Republikës, emërimin e kandidatëve. Këshilli po bën përpjekjet maksimale, në mënyrë që i gjithë ky proces të mbyllet me sukses brenda këtij viti” thotë për DW, Erjon Muharremaj.

Funksionimi i Gjykatës së Lartë është në krye të 9 kushteve në rezolutën e Bundestagut gjerman për të mundësuar që Këshilli Europian të merret përsëri me temën e hapjes së negociatave të anëtarësimit, në pranveren 2020, para samitit BE- BP në Zagreb./DW

Etiketa: funksionimGjykata e lartegjyqtare

Lajme të lidhura

BALLA NE KOMISIONIN E LIGJEVE - Kryetari i Keshillit te Larte te Prokurorise, Alfred Balla duke folur gjate nje seance te komisionit parlamentar per Ceshtjet Ligjore, Administraten Publike dhe te Drejtat e Njeriut ku raportoi ne lidhje me aktivitetin e institucionit qe drejton per vitin 2022./r/n/r/nBALLA IN THE COMMITTEE OF LAWS - The President of the High Council of Prosecution, Alfred Balla speaking during a session of the parliamentary committee for Legal Affairs, Public Administration and Human Rights where he reported on the activity of the institution he leads for 2022.
AKTUALITET

Një vendim, dy qëndrime: Si u përjashtua Alfred Balla nga drejtësia

08:48 : 20/07/2025
AKTUALITET

Në arrest përtej afateve/ Kushtetuesja: Tre gjykata i cënuan lirinë ish-gjyqtares Margjeka

18:15 : 18/07/2025
AKTUALITET

KPA njihet me parashtrimet në vetingun e ish-gjyqtares Majlinda Andrea

14:37 : 14/07/2025
AKTUALITET

Meta ankim në Kushtetuese kundër vendimit të Gjykatës së Lartë që e la në burg

18:04 : 10/07/2025
AKTUALITET

Veliaj u la në burg, avokatët ndërkombëtarë: Po shkelen të drejtat procedurale

17:24 : 09/07/2025
AKTUALITET

KPA largon përfundimisht nga drejtësia gjyqtaren e Tiranës, Teuta Hoxha

17:51 : 08/07/2025
Para

Reforma Zgjedhore/ Gjiknuri apel PD: Paraqisni propozimet, dakordësi jashtë Parlamentit ...

TË GJITHA

Horoskopi, e hënë, 21 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 20/07/2025

“Telenovela” Lapaj-Shabani/ Flet edhe Soko: E turpshme! “Lista e mbyllur” të japë dorëheqjen

22:50 : 20/07/2025

“Gabim i mesit të natës, njësoj si me Dash Sulën”/ Shabani: Dajë Zeqirin nuk e futa unë në listë

22:34 : 20/07/2025

Arma e prishur e një vrasësi/ Skerdi Tase, rrëfimet e të penduarit të tretë

22:15 : 20/07/2025

831 ha tokë për park fotovoltaik në Kaninë/ Këshilli Bashkiak: Nuk e zotërojmë truallin, s’marrim vendim

22:06 : 20/07/2025

PAMJET/ Zjarr në malin e Moravës në Korçë, dyshohet i qëllimshëm

21:43 : 20/07/2025

“Far West” në Sarandë/ Persona të armatosur e në kërkim lëvizin lirshëm, plagosen njerëz, policia fle

21:33 : 20/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com