• Kontakt
Sunday, June 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

I kemi përmbushur detyrat jo 1, por 2 herë/ JO-ja e BE dhe “Shqipëria Europiane” alla-Rama

18:37 : 18/10/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Kryeministri Edi Rama u shfaq sot në një konferencë për mediat, me sy të skuqur dhe me një mllef ndaj liderëve europianë që nuk mund të pranoheshin të gënjeheshin edhe në 2019 për arritjet e Shqipërisë.

Duke shmangur çdo përgjegjësi lidhur me vendimin negativ për hapjen e negociatave me Shqipërinë, Kreu i Qeverisë zgjodhi të bëjë atë që bën më mirë: drejtoi gishtin ndaj “armiqve” të jashtëm.

Rama u shfaq kritik ndaj liderëve të BE-së, të vendeve që sipas tij bllokuan hapjen e negociatave edhe pse Shqipëria, sikundër tha Kryeministri, i ka përmbushur detyrat jo një herë, por dy herë.

“E dëgjova edhe Kryeministrin holandez kur tha se Shqipëria ka bërë shumë, por duhet të bëjë më shumë. Në raport me çfarë duhet bërë më shumë?”, u shpreh Rama, duke shtuar se “nuk e kuptonte frazën “s’keni bërë aq sa duhet”.

Lexo edhe:

BE transferon 1 miliard euro ndihmë financiare për Ukrainën

NATO e BE: Të ulen tensionet/ Rusia dhe Turqia lëshojnë akuza ndaj Izraelit

Rama theksoi se në BE ka një përplasje të madhe konceptuale, duke ngritur pyetjen “ku hyjmë ne në këtë mes”.

Kryeministri zgjodhi të citojë disa nga deklaratat e kryeministrave të vendeve të BE-së. Në fillim ai citoi Kryeministrin italian, që sipas tij, e ka cilësuar vendimin për mos-hapjen e negociatave si një gabim historik.

Më pas, Rama citoi Presidentin francez, që e ka cilësuar BE si një shtëpi të rrëmujshme. “Franca kërkon një reformim të BE-së”, tha Rama.

Duke paraqitur justifikimet mbi mos-hapjen e negociatave, Rama përmendi edhe kancelaren gjermane, për të cilën shprehu falenderime për përpjekjet që ka bërë lidhur gjetjen e një kompromisi.

“Në qershor Gjermania mendonte ndryshe, por ne e kthyem, bëmë që të ndryshonte qëndrimin”, tha Rama.

Në deklaratën e tij ai premtoi se vendi do të vazhdonte me reformat dhe përpjekjet që janë bërë dhe do të bëhen.

Madje premtoi se do të ndërtonte Shqipërinë Europiane, duke pasur parasysh ato që janë bërë deri më sot.

Por cila është Shqipëria Europiane që na ndërtoi Rama?

Për herë të parë në 28 vitet e pluralizmit u katapultuan në politikë, deputetë dhe kryebashkiakë, personazhe me probleme të theksuara me ligjin, aq sa Shqipëria hyri në histori, jo vetëm europiane, si vendi që duhej të miratonte një ligj për dekriminalizimin.

Në 6 vitet e tij si Kryeministër, Rama ndërtoi Shqipërinë e kanabisit. Mijëra tonelata kanabis “made in Shqipëria” u derdhën në vendet e BE-së, duke kërcënuar seriozisht sigurinë e këtyre shteteve.

Sot problem mbeten drogat e forta, që qarkullojnë nga Amerika Qendrore drejt porteve shqiptare me kontenierë, që herë janë kapur nga agjensitë ligjzbatuese amerikane dhe europiane, dhe herë mund të kenë kaluar duke u transportuar më pas drejt Europës.

Në 6 vitet si Kryeministër do të mbahet mend për PPP-të e famshme, që janë ngritur si shqetësim nga Banka Botërore dhe FMN, ku miliona euro i janë dhënë oligarkisë, ndërsa FMN sheh si faktor rreziku koncesionet dhe PPP-të që qeveria ka nënshkruar, ose planifikon të ndërmarrë, të cilat do të krijojnë detyrime potenciale për partnerin publik. PPP u ngritën si një skemë e pastër që favorizonte oligarkinë, duke akorduar miliarda lekë në 5, 7 apo 10 duar, ndërkohë që borxhi publik vetëm rritet.

Në Shqipërinë “Europiane” të ndërtuar deri më tani nga Rama janë Unaza e Re, Bregu i Lumit apo Shkoza, ku banesat e qytetarëve janë shembur apo tentohen të shemben, duke mos respektuar asnjë të drejtë të pronarëve të tyre, që sot nuk kanë ku ankohen, për shkak të kapjes së drejtësisë apo mungesës së një gjykate të Lartë apo Kushtetuese. Skenat që dhurohen çdo ditë nga këto zona janë ato të “rrëmbimit” të protestuesve që kërkojnë mbrojtjen e pronës, që luftojnë për fëmijët e tyre.

Në Shqipërinë Europiane të Ramës me një të rënë të lapsit u vendos shembja e godinës së Teatrit Kombëtar, dhënia me konçension për ndërtimin e tij, ndërsa një kompanie të vetëofruar i jepej e drejta të ndërtonte kulla shumëkatëshe.

Si pasojë e “reformave të thella” të Ramës dhe Rilindjes, sot jemi ose trajtohemi si një lavatriçe e parave të pista, shqetësim, ky i ngritur jo vetëm nga faktorë të brendshëm, por edhe nga ndërkombëtarë. Mjaftojnë raportet e DASH dhe çdo organizmi europian, për të evidentuar rrezikun.
Në Shqipërinë “Europiane” të Ramës u përdor për muaj me rradhë pa asnjë hesap gazi lotsjellës mbi protestues pa dallim moshe, që kërkonin dorëheqjen e tij.
Me reformat europiane alla-Rama u arrit që mijëra shqiptarë të dynden në dyert e Europës, kryesisht në Francë apo Gjermani, për të kërkuar azil, ndërsa Kryeministri e cilësonte këtë si një lëvizje e qytetarëve për një jetë më të mirë.

Deklarata e Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, se nuk mund t’i shpjegonte qytetarëve të vendit të tij, sepse shqiptarët ishin të dytët përsa i përket kërkesave për azil, ishte sinjali i thënë hapur se Franca do të bllokonte hapjen e negociatave.

Sot si rezultat i reformave borxhi publik është 610 mln euro, ndërsa Ministria e Financave ka fshehur shifrat, duke publikuar vetëm 25 % të borxhit real. Dhe kjo do të thotë se Shqipëria mund të përballet me një skenar të ngjashëm me atë të Greqisë, ku shteti mund të “ngrejë duart” dhe të mos ketë fuqi paguese, jo më për të shlyer detyrimet, por as të paguajë punonjësit buxhetorë.

Në “Shqipërinë Europiane” të Ramës sot kemi dy dosje 339 dhe 184, të mbushura me përgjime të prokurorisë mbi krimin elektoral, fati i të cilave është i lidhur ngushtësisht me fatin politik të Qeverisë.

Së fundmi në Shqipërinë Europiane të ndërtuar nga Rama, atëherë kur Qeveria do të duhej të ishte e përqëndruar në një lobim për hapjen e negociatave, apo të përmbushte qoftë edhe 1 kusht, Rilindja u angazhua në miratimin e Korporatës së Investimeve. Ligji në fjalë i kritikuar jo vetëm nga faktorë të brendshëm, por edhe ndërkombëtarët, përfshi edhe institucionet e BE dhe DASH-in, kanalizon çdo pronë publike (dhe private që është në administrim publik) të qytetarëve në duart e kryeministrit.

Për të gjitha këto, që sipas Ramës janë reforma, BE vendosi t’i japë si shpërblim një “JO” për negociatat. Dhe sot, me një qetësi në dukje, Rama premtoi se do të vazhdonte në të njëjtën rrugë, ndërkohë që edhe në 2020 mund të marrë mbrapsht të njëjtën monedhë që ka 4 vite që merr.

Etiketa: BERamareforma

Lajme të lidhura

BOTA

BE transferon 1 miliard euro ndihmë financiare për Ukrainën

22:31 : 13/06/2025
BOTA

NATO e BE: Të ulen tensionet/ Rusia dhe Turqia lëshojnë akuza ndaj Izraelit

19:31 : 13/06/2025
AKTUALITET

Rama shpall Lori Hoxhën “investitore strategjike”. Pronarja e Top Channel, kompleks në Tiranë

11:43 : 13/06/2025
AKTUALITET

Sorosist, jo socialist/ Rama anulon festën e PS-së për dasmën e Sorosit

19:51 : 12/06/2025
AKTUALITET

Rama i sulmoi, GJK si përmend as emrin: E papranueshme cenimi i autoritetit tonë

14:47 : 12/06/2025
AKTUALITET

Berisha: Rama kërcënoi misionin e ODIHR për zgjedhjet, ministri Hasani i thirri në zyrë

14:16 : 12/06/2025
Para

Basha nxjerr blof Ramën: Ja arsyet e vërteta pse nuk u hapën negociatat

TË GJITHA

Horoskopi ditor, 15 Qershor 2025

23:05 : 14/06/2025

Vret ish-bashkëshorten shqiptare/ Agresori Nikollaq Hudhra: Bëra atë që duhej

22:54 : 14/06/2025

Media iraniane: Në orët e ardhshme, Irani do të nisë sulme shkatërruese ndaj Izraelit!

22:35 : 14/06/2025

Tragjedia e Air India/ Gabimi në kabinën e pilotit, që mund të ketë kushtuar 241 jetë

22:15 : 14/06/2025

Gjykata e Lartë cakton gjyqtaren që do shqyrtojë rekursin e kryebashkiakut Erion Veliaj

21:50 : 14/06/2025

Përplasen dy mjete në Karbunarë, një i plagosur

21:27 : 14/06/2025

Gjendet pa shenja jete një person në Pejë

21:02 : 14/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com