• Kontakt
Sunday, June 28, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gjermania dhe Italia, hetim për 200 call center mashtrues, vijnë dosjet në Tiranë

23:54 : 26/09/2019
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Dy vende të rëndësishme të Bashkimit Europian, Gjermania dhe Italia, kanë nisur një fushatë të gjerë kundër kompanive call-center pirate, një pjesë e rëndësishme e të cilave kanë filiale në Shqipëri, e kryesisht në Tiranë.

Ky investigim i gjerë ka nisur pasi autoritetet gjermane dhe italiane kanë marrë ankesa nga një numër shumë i lartë qytetarësh të tyre për mashtrime nga kompanitë call-center anonimë.

Autoritetet italiane kanë mbyllur së fundmi rreth 25 faqe interneti, që imitonin në mënyrë pirate bursat (broker). Nga të dhënat e autoriteteve italiane, këto faqe pirate kanë shtrirë aktivitetin e tyre edhe në Shqipëri. Por, në vendin tonë, lëvizjet mashtruese janë dyfishë, pasi, së pari operojnë me platforma pirate dhe së dyti, këta “broker” janë të palicensuar nga autoritetet fiskale.

Gjithashtu, edhe autoritetet gjermane, si edhe të disa vendeve të tjera të Unionit, i kanë dërguar qeverisë shqiptare kërkesa, në mënyrë diplomatike, për informacion mbi disa kompani “brokerimi”, me seli në Shqipëri, të cilat operojnë kryesisht për tregun gjerman dhe atë ndërkombëtar e që ka dyshime se funksionojnë me platforma pirate.

Lexo edhe:

Dita e 29-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”

 Lubonja për franceze “Le Monde”: “Revolucioni i flamingove” kundër Ramës, korrupsionit dhe projektit të Kushner

Nga ana e qeverisë shqiptare nuk ka pasur reagim publik mbi këtë shqetësim të partnerëve tanë më të rëndësishëm në Bashkimin Europian. Megjithatë, shqetësimi duket se është kanalizuar tek autoritetet ligjzbatuese shqiptare.

Të dhënat e siguruara nga “Boldnews.al” dëshmojnë se Prokuroria Shqiptare ka aktualisht nën procedura hetimore rreth 200 kompani call-center, të cilat operojnë kryesisht në Tiranë.

Prokurorët po shqyrtojnë dokumentacion përkatës të këtyre call-center-ave, nën dyshimet se ato veprojnë me platforma të palicensuara dhe të paregjistruar në organet e administratës.

Nga ana tjetër, vetëm Komisiarit nr. 2 në kryeqytet ka bllokuar së fundmi aktivitetin e rreth 20 call-center-ave, për shkak të mungesës së plotë të dokumentacionit.

Këto biznese, nëse quhen të tilla, vepronin në mënyrë pirate dhe në ambjente tërësisht të papërshtatshme, kryesisht në bodrume pallatesh, si një formë e mirë për t’iu shmangur kontrolleve të institucioneve ligjzbatuese.

Si funksionon mashtrimi
Mijëra qytetarë, në Shqipëri, por sidomos në vendet e Bashkimit Europian, janë ndjerë të mashtruar nga operatorët pirate call-center, të cilët kanë filialet e tyre në Shqipëri.

Një panoramë më të plotë për mënyrën se si realizohet mashtrimi nga Shqipëria, me kosto mijëra euro për qytetarët italianë, prezantoi pak kohë më parë emisioni “Striscia la Notizia” në stacionin “Canale 5”, e publikuar e plotë edhe nga “Boldnews.al”.

Në atë emision, një “broker i penduar” shqiptar tregonte se si, nëpërmjet kompanive private të call-center, kontaktoheshin qytetarë të ndryshëm italianë. “Brokerat” falso i prezantoheshin qytetarëve si përfaqësues të kompanive të rëndësishme, të cilat reklamonin mallrat.

Pasi i bindnin klientët dhe pasi merrnin prej tyre pagesa on-line, këto kompani pirate zhdukeshin, ndryshonin numrat e telefonit dhe personat e mashtruar nuk arrinin të merrnin as mallin e porositur, por as paratë që kishin paguar paraprakisht.

“Brokeri i penduar” tregonte se si, në raste të ndryshme, kishin arritur të mashtronin qytetarë italianë edhe në vlera të konsiderueshme, përfshirë edhe shuma deri në 10 mijë euro.

E njëjta skemë, por me personazhe dhe “piratë” të ndryshëm, vijon të funksionojë, aq sa ka detyruar autoritetet gjermane, italiane, por edhe të vendeve të tjera, të kërkojnë informacione më të detajuara nga Shqipëria, për të kryer një investigim më të plotë, si edhe për të kuptuar përmasat reale të mashtrimit gjigand të realizuar nga “call-center-at” e bodrumeve në vendin tonë.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dita e 29-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”

19:19 : 28/06/2026
AKTUALITET

 Lubonja për franceze “Le Monde”: “Revolucioni i flamingove” kundër Ramës, korrupsionit dhe projektit të Kushner

19:09 : 28/06/2026
AKTUALITET

Bardhi denoncon dëmet mjedisore në Erzen: Algoritmi i Ramës do e quajë ‘fake’, por pamjet flasin vetë

18:56 : 28/06/2026
AKTUALITET

VIDEO/ U pickua nga nepërka në Valbonë, turistja ndan përvojën dramatike

18:50 : 28/06/2026
AKTUALITET

“Vëllai yt ka futur njerëz të më vrasin”, plas sherri në studio, gruaja dëbon burrin nga shtëpia

18:29 : 28/06/2026
AKTUALITET

Temperaturat ekstreme në Evropë, OBSH: Mbi 1,300 viktima nga vala e të nxehtit

18:13 : 28/06/2026
Para

Agron Hetoja i AKU, boss-i më i ri i Bllokut, blen apartament 200 mijë euro

TË GJITHA

Dita e 29-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”

19:19 : 28/06/2026

 Lubonja për franceze “Le Monde”: “Revolucioni i flamingove” kundër Ramës, korrupsionit dhe projektit të Kushner

19:09 : 28/06/2026

Bardhi denoncon dëmet mjedisore në Erzen: Algoritmi i Ramës do e quajë ‘fake’, por pamjet flasin vetë

18:56 : 28/06/2026

VIDEO/ U pickua nga nepërka në Valbonë, turistja ndan përvojën dramatike

18:50 : 28/06/2026

“Vëllai yt ka futur njerëz të më vrasin”, plas sherri në studio, gruaja dëbon burrin nga shtëpia

18:29 : 28/06/2026

Temperaturat ekstreme në Evropë, OBSH: Mbi 1,300 viktima nga vala e të nxehtit

18:13 : 28/06/2026

Qytetarët kërkojnë dorëheqjen, Manja “në hapat” e Ramës: Ka kontratë deri në 2029

17:59 : 28/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibomcasibom güncel girişKickbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetMeritkingcasibomnieuwsMeritkingGrandpashabetCasibomKickcasibomjojobet girişjojobetdeneme bonusu veren sitelerJojobetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahisgrandpashabetJojobetGrandpashabetgrandpashabetjojobetcasinomilyoncasinomilyonultrabetultrabetcasibom girişgrandpashabetholiganbetgrandpashabet güncel girişjojobet