• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Edi Rama po çon vendin drejt një konflikti civil

08:58 : 14/05/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Kryeministri shqiptar po çon vendin drejt konfliktit civil. Kështu shkruan “Off Guardian” në një artikull, ku analizohet situate politike në Shqipëri.

Për gjashtë vjet, qeveria e Edi Ramës ka pasur sukses vetëm në propagandën qeveritare, pa investime të huaja, asnjë plan zhvillimi, dhe asnjë masë për të përmirësuar standardet e jetesës për shqiptarët. Sot, në Shqipëri, klasa e mesme përpiqet të mbijetojë dhe pasuria përqendrohet vetëm në duart e disa oligarkëve, të pozicionuar në krah të djathtë të Kryeministrit.

Ndërkohë që Shqipëria synon integrimin në BE, qeveria e Edi Rama ka rezultuar në një dështim të plotë.

Më poshtë mund të lexoni artikullin e plotë

Kryeministri shqiptar po e çon vendin drejt konfliktit civil

Lexo edhe:

“Albanian Files”/ PD kallëzon në SPAK Ramën: Libri tregon krijimin e një strukture kriminale!

Berisha në Asamblenë e Përgjithshme të IDC-CDI-së: Narkoshteti i Edi Ramës është kthyer në rrezik të madh

Dr. Ana L. Scheer

Dhjetëra mijëra protestues kundër qeverisë janë ndeshur së fundmi me policinë e shtetit në Tiranë.

Tubimi rezultoi me dhjetëra protestues të plagosur, shumë arrestime dhe përdorimin e pakontrolluar të gazit nga policia në afërsi të banesave dhe apartamenteve duke rrezikuar kështu shëndetin dhe jetën e protestuesve dhe banorëve të Tiranës.

Krerët e opozitës akuzojnë qeverinë e Edi Ramës për manipulime dhe mashtrim zgjedhor. Ata kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit dhe krijimin e një qeverie kalimtare e cila do të sigurojë një proces zgjedhor të drejtë dhe demokratik.

Mediat botërore dhe disa zyrtarë të huaj kanë denoncuar në shumë raste qeverinë e Edi Ramës. Gjatë gjashtë viteve të tij në pushtet, Shqipëria ka qenë parajsa e kultivimit të kanabisit dhe kontrabandës së drogës, duke arritur një të ardhur prej pesë deri në shtatë miliardë euro, gjysma e PBB-së së vendit. Për më tepër, niveli i lartë i korrupsionit në të gjitha instancat e qeverisë ka dobësuar ekonominë, ka shkaktuar papunësi të mëtejshme, ka ngadalësuar procesin e integrimit drejt anëtarësimit në BE dhe ka detyruar shqiptarët të largohen nga vendi i tyre në numër të madh.

Për gjashtë vjet, qeveria e Edi Ramës ka pasur sukses vetëm në propagandën qeveritare, pa investime të huaja, asnjë plan zhvillimi, dhe asnjë masë për të përmirësuar standardet e jetesës për shqiptarët. Sot, në Shqipëri, klasa e mesme përpiqet të mbijetojë dhe pasuria përqendrohet vetëm në duart e disa oligarkëve, të pozicionuar në krah të djathtë të Kryeministrit. Ndërkohë që Shqipëria synon integrimin në BE, qeveria e Edi Rama ka rezultuar në një dështim të plotë.

Kohët e fundit, një zyrtar gjerman deklaroi se vendet e BE duhet të jenë të vetëdijshme për rrezikun që vjen nga udhëheqës të tillë ballkanikë, të cilët në emër të stabilitetit për rajonin, shkelin parimet themelore të demokracisë dhe se Evropa duhet të bashkëpunojnë vetëm me partnerë të besueshëm. Politika e jashtme e Edi Rama, veçanërisht ajo e rajonit të Ballkanit ka shkaktuar shumë shqetësime për shkak të planit të tij dhe mbështetjes për rihartimin e kufijve midis Serbisë dhe Kosovës. Kjo iniciativë është shumë e rrezikshme sepse mund të përshkallëzohet në një konflikt më të gjerë dhe më serioz.

Në punët e tij të brendshme Rama po shfaqet si një monark i mesjetës. Vendi nuk ka Gjykatë Kushtetuese, as parlament të ligjshëm, dhe ai ka arritur të sigurojë sundim të plotë dhe uzurpim në pushtetin gjyqësor dhe atë legjislative. Përfshirja e tij me krimin e organizuar dhe përfshirja e kriminelëve në detyrat e larta shtetërore është denoncuar për disa vite nga mediat botërore dhe autoritetet e huaja. Partitë shqiptare opozitare kanë lënë parlamentin dhe dorëzuan mandatet e tyre duke i kërkuar Kryeministrit të japë dorëheqjen dhe le të lejojë një qeveri tranzitore që të mbikëqyrë procesin zgjedhor të zgjedhjeve të ardhshme më 30 qershor 2019.

Rama duket se po luan rolin e tij duke qenë i angazhuar për mbajtjen e zgjedhjeve pavarësisht refuzimit nga opozita për të marrë pjesë. Ky veprim i tij do të ketë pasoja serioze për vendin. Kjo mund ta çojë Shqipërinë në një luftë civile. Nëse Rama vazhdon me planin e tij, një konflikt civil i ashpër do të jetë i pashmangshëm. Me përfshirjen e policisë së shtetit dhe të ushtrisë, priten viktima dhe trazira të dhunshme. Kjo do të jetë një pengesë për të ardhmen e vendit dhe vetë jetën e shqiptarëve. Një luftë civile në këtë shtet të vogël ballkanik perëndimor mund të përhapet lehtësisht. Ballkani, “fuçia e barutit” e Evropës, nuk ka nevojë për shumë për të shpërthyer.

 Në situatën aktuale, dorëheqja e Edi Rama duket se është e vetmja zgjidhje për të shpëtuar jo vetëm Shqipërinë dhe shqiptarët, për të parandaluar një luftë civile dhe humbje të jetës, por edhe për të shpëtuar të gjithë rajonin.

Është turp që në ditët moderne, vullneti i një njeriu të vetëm mund të vendosë për fatin e një vendi të tërë. A do të tregojë Rama integritetin dhe të japë dorëheqjen për hir të popullit të tij apo do ta çojë vendin me vetëdije në një luftë civile?

Etiketa: Edi Ramakryeministriperplasje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Albanian Files”/ PD kallëzon në SPAK Ramën: Libri tregon krijimin e një strukture kriminale!

12:38 : 14/07/2026
AKTUALITET

Berisha në Asamblenë e Përgjithshme të IDC-CDI-së: Narkoshteti i Edi Ramës është kthyer në rrezik të madh

10:59 : 14/07/2026
AKTUALITET

Salianji: Deputetët e PD ishin kundër bojkotit, Berisha nuk i lejoi të hynin në Kuvend

10:07 : 14/07/2026
AKTUALITET

Leja e Ramës/ Kreu i “Grupit Aruba”, Artur Shehu, me restorant brenda në det, ujërat e ndotur derdhen në breg

09:09 : 14/07/2026
AKTUALITET

Bushati: Koncerti i Kanye West u përdor për të larguar vëmendjen nga protesta

22:12 : 13/07/2026
AKTUALITET

Protesta e 44-të kundër qeverisë, qytetarët nisin marshimin në Tiranë

21:32 : 13/07/2026
Para

Hakerët sulmojnë aplikacionin WhatsApp

TË GJITHA

CNN: Trump do të mbështesë projektligjin për sanksionet kundër Rusisë

13:28 : 14/07/2026

Kokoneshi u mor i pandehur nga SPAK/ Maliqi paralajmëron Hajdarin: Po re nga fiku të gjithë të shesin

13:22 : 14/07/2026

Aksident në rrugën e Skelës në Vlorë, shoferët përfshihen në konflikt fizik

12:58 : 14/07/2026

Si u kthye në makth dhe kaos fluturimi nga Londra drejt Tiranës në 3 qershor

12:39 : 14/07/2026

“Albanian Files”/ PD kallëzon në SPAK Ramën: Libri tregon krijimin e një strukture kriminale!

12:38 : 14/07/2026

Ivi Kaso largohet nga drejtimi i Sekretariatit Ligjor të PD-së pas 12 vitesh

12:23 : 14/07/2026

Shqipëria po moshohet, por gratë po plaken më shpejt; Mosha mediane e femrave kalon 45 vjeç

12:03 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş