• Kontakt
Monday, November 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Prakaskenat në Durrës/ Deputete, zv.ministre dhe këshilltare në garë për kryebashkiak. Klanet që i mbështesin…

17:02 : 07/05/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Durrësi është një nga bashkitë që socialistët duket se do e kenë të vështirë të përcaktojnë një emër për të hyrë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, edhe pse nga ana e opozitës është deklaruar mospjesëmarrja dhe është paralajmëruar se nuk do të ketë proces.

Pas mosrikandidimit të Vangjush Dakos, emri i të cilit rezulton i përfshirë edhe në përgjimet që prokuroria ka, në atë që njihet si “Dosja 339” ku përfshihen material mbi manipulimin dhe tjetërsimin e vullnetit të zgjedhësve, si dhe pas tërheqjes së Spartak Kovaçit, një prej bashkëpunëtorëve të afërt të kryebashkiakut aktual, në garën mes socialistëve janë 4 kandidatura, dy deputete, një.zv.ministre dhe një anëtare e këshillit bashkiak.

Milva Ekonomi dhe Klodiana Spahiu, të dy deputete të PS-së janë gati të heqin dorë nga mandate i ligjvënësit për të garuar për bashkinë e qytetit bregdetar, një nga bashkitë kryesore në vend.

Gjithashtu Rovena Voda, zv.ministre e Brendshme përfshihet në listën e kandidateve, ndërsa emri surprizë, që ka dalë në ditët e fundit është Ana Dhamo, ish-kandidate për deputete e PS-së dhe sot anëtare e Këshillit Bashkiak të Durrësit.

Voda, është një nga emrat që garon për këshillin bashkiak të Tiranës, çka do të thotë se me shumë pak gjasa ajo mund të garojë për kryebashkiake të Durrësit. Ose ajo duhet të tërhiqet nga lista e këshilltarëve socialistë për Tiranën dhe të garojë për Durrësin. Por fakti që listat e PS-së për Tiranën janë publikuar pak javë më parë tregon se “dera” e zv.ministres për të garuar si kryebashkiake nuk ka qenë e hapur.

Lexo edhe:

Durrës/ Gjendet një granatë dore pranë Urës së Dajlanit, rrethohet zona

Arben Malaj kujton Fatos Nanon: Menaxhoi sfidat pa hakmarrje dhe pa krijuar armiq

Në anën tjetër Ekonomi ka mohuar që të jetë në garën për kryebashkiake, duke u shprehur se ajo është deputete e Qarkut të Durrësit dhe do të vijojë në këtë pozicion.

Në këto kushte duket se kandidaturat që rivalizojnë njëra-tjetrën për garën brenda PS janë deputetja Klodiana Spahiu dhe këshilltarja e PS-së, Ana Dhamo.

Kjo e fundit duket se ka mbështetjen edhe të deputetit Lefter Koka, i cili nuk dorëzoi mandatin e deputetit.

Madje fundjavën e kaluar, është raportuar një takim mes kryeministrit Rama dhe deputetit Koka, i cili ka shprehur mbështetjen për këshilltaren bashkiake të PS-së në garën për kryebashkiake.

Ajo që bie në sy është fakti se në të gjithë këtë lojë kandidaturash, kryebashkiaku aktual Vangjush Dako, sikundër raportohet ka mbajtur një pozicion të tërhequr, prej momentit që Spartak Kovaçi u tërhoq nga kandidimi.

Nuk dihet pse Rama po tenton të krijojë një support përtej rradhëve të PS-së kur të paktën deri më tani ai është deklaruar për zhvillimin e zgjedhjeve më 30 qershor dhe përballë kandidatëve të partisë që drejton nuk do të ketë opozitën, e cila nuk është regjistruar në zgjedhje. /Boldnews.al

Etiketa: Durresgaraps

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Durrës/ Gjendet një granatë dore pranë Urës së Dajlanit, rrethohet zona

10:56 : 02/11/2025
AKTUALITET

Arben Malaj kujton Fatos Nanon: Menaxhoi sfidat pa hakmarrje dhe pa krijuar armiq

17:53 : 01/11/2025
AKTUALITET

Vrau babain, 25-vjeçari del i buzëqeshur para gjykatës: Më kapi për fyti, s’po merrja dot frymë

11:05 : 01/11/2025
AKTUALITET

“Ky është dëbim”/ Projekti TID shemb historinë e dhjetra familjeve në Durrës

10:25 : 01/11/2025
AKTUALITET

“Mos e kërko vëllain se ka vdekur”/ Flet motra e Aranit Kurtit: Nuk besoj se u vra për një kafe

18:13 : 31/10/2025
AKTUALITET

Pas 7 orësh përfundon seanca në Gjykatën Kushtetuese, Veliaj me pranga kthehet në qeli

17:08 : 31/10/2025
Para

Përplasja për Konin/ Meta i përgjigjet Shahinit: Mos u merr me retorikë boshe, ndiq rrugën…

TË GJITHA

Parashikimi për javën: Mot i paqëndrueshëm, reshje shiu në të gjithë vendin

10:08 : 03/11/2025

Vijon rokada në Policinë e Shtetit, priten ndryshime në Shkodër, Lezhë e Tiranë

09:59 : 03/11/2025

Avokati i Gentian Gjylit e konfirmon: Zyrtarisht i pandehur për tunelin e Llogarasë

09:44 : 03/11/2025

Pas Mynihut e Berlinit, dronët “ngrijnë” edhe aeroportin e Bremenit

09:40 : 03/11/2025

Engert Pëllumbi zgjidhet kryetar i Shoqatës së Gjyqtarëve

09:32 : 03/11/2025

Hetimi për tunelin e Llogarasë, kreu i ARRSH-së, Gentian Gjyli paraqitet në SPAK

09:08 : 03/11/2025

Mashtroi një biznes shqiptar përmes email-eve fiktive dhe përfitoi 33 500 euro, ekstradohet rumunja

09:06 : 03/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com