• Kontakt
Monday, May 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme, thjesht po fiton…

10:34 : 28/04/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Kryeministri Edi Rama ka nisur prej javësh takimet në çdo qytet, duke e lidhur këtë më zgjedhjet vendore të 30 qershorit të dekretuara muaj më parë nga Presidenti Ilir Meta.

Por ajo që bie në sy është fakti se diskursi politik i përdorur nga Kryeministri, në pothuajse të gjitha takimet, nuk ka shumë lidhje me përgatitjet për fushatë për zgjedhje lokale. Rama në pothuajse të gjitha fjalimet e tij ka në qendër batutat dhe akuzat ndaj opozitës, flet për bilance që kanë të bëjnë me qeverisjen qendrore, ndërsa në pak raste, që mund të numërohen me gishtat e dorës, ndalet në projektet lokale.

Ata që janë përzgjedhur si kandidatë për kryetarë bashkish, përfshi edhe ata që kërkojnë një mandat të dtë apo të tretë, janë jashtë vëmendjes, ndërsa gjithçka është e përqëndruar te Edi Rama, apo drejtuesit politikë të Rilindjes, të shpërndarë në qarqe.

Në anën tjetër, ajo që bie në sy është çelja e zyrave elektorale, që s’kanë shumë lidhje me ato të kryetarëve të bashkive. Nëse vëzhgon atë që po ndodh, është fakti se në qytete ka nisur hapja e zyrave elektorale, të branduara me logo të PS-së, pa shfaqur në asnjë vend mbështetje për kandidatët për kryebashkiakë. Kjo ndodh edhe në Tiranë, ku në muajin e fundit mund të jetë 10 fishuar numri i zyrave elektorale të Rilindjes, ndërsa në to janë instaluar të përzgjedhur të deputetëve, sipas zonave që mbulojnë.

Lexo edhe:

Rama largohet nga selia, nuk prononcohet për gazetarët

Raport i ri, refren i vjetër

E gjithë kjo situatë, e karakterizuar nga një krizë e thellë politike, veçanërisht pas dorëzimit të mandateve nga deputetët e opozitës, dhe deklarimeve të kësaj të fundit për të mos marrë pjesë në zgjedhjet vendore, përsa kohë Rama do të vazhdojë të jetë në krye të ekzekutivit shqiptar, ngjason me një lojë nervash mes mazhorancës dhe opozitës.

Rama në njërën anë përpiqet, të ruajë qetësinë, për aq sa mundet, ndërsa opozita në anën tjetër, ka nisur të aplikojë forma të mosbindjes civile, duke bllokuar rrugë e protestuar, si dhe duke paralajmëruar se nuk do të lejojë zgjedhje farsë më 30 qershor.

Mes palëve, që secila ndodhet në pozicione ekstreme, janë ndërkombëtarët që kanë lëvizur shumë nga pozicioni i tyre fillestar. Në fillim atakonin vetëm opozitën, apeluan për regjistrim të partive për zgjedhjet e 30 qershorit, ndërsa sot po flasin për nevojën e dialogut qeveri-opozitë.

Po kështu si pykë në mes të një situate të acaruar është vendosur policia, e cila duket se po përdoret si një çekan për të goditur protestat e opozitës, dhe për t’i siguruar deri diku qetësinë kryeministrit.

E drejtuar jo nga një politikan, por një ish-ushtarak që ndoshta ndjehet inferior në lojrat politike, Ministria e Brendshme dhe Policia, po veprojnë si reparte që me pajisjet në kurriz nisen për të garantuar takimet politike të kryeministrit.

Por, të dy palët e kanë të qartë se pa një ulje në tryezë bisedimesh situata do të agravohet, aq më tepër kur mund të shkohet drejt një përplasjeve civile, e paralajmëruar politikisht dhe meditaikisht.

Në kushte të tilla duket se  rëndësi po i  jepet faktit se kush do të ulet më shpejt, ose kush do të lëvizë nga pozicioni ku ndodhen aktualisht palët, Rama që përsërit se zgjedhjet do të bëhen edhe pa opozitën, apo kjo e fundit që paralajmëron bllokim procesi dhe moslejimin e zgjedhjeve farsë.

Në një pamje të parë, duket se kryeministri është i pashqetësuar nga ajo që po ndodh dhe ajo që pritet, ndërsa opozita e mbështetur nga mijëra qytetarë, ndodhet në një betejë që s’ka kthim pas dhe ka të bëjë me ekzistencën e saj.

Nëse analizon fjalimet e kreut të qeverisë, përfshi edhe batutat e tij, nuk është e vështirë të kuptosh se Rama duket se po përgatit terrenin dhe të vetët për një betejë të parakohshme për zgjedhjet parlamentare. Thjesht ai po përpiqet të fitojë kohë dhe ndoshta t’a çojë në momentin që ai do, tërheqjen nga qëndrimi që shfaq sot në publik, ose të presë vendimin e Komisionit Europian për negociatat, për gjetjen e një arsyeje tjetër, sepse po shkon drejt zgjedhjeve.

Kryeministri me atë çka shfaqur deri më tani si politikani i fortë, që kontrollon dhe ka në dorë gjithçka, nuk mund të pohojë publikisht dorëzimin kundrejt kërkesave të opozitës, apo më keq akoma, kapitullimin.

Ndaj dhe ka zgjedhur të mbajë lart moralin në rradhët e Rilindjes, të qëndrojë fort në atë që zgjedhjet lokale do të zhvillohen pa opozitën, dhe që PS do të fitojë në 61 bashkitë e vendit.

Në fakt, kushdo që njeh politikën në Shqipëri, e ka të qartë se sa herë një lider nis dhe të shfaqë anën e fortë, apo të paraqitet s ii tillë, nis e lëshon tërren ose e humbet atë, qoftë edhe si pasojë e presionit ndërkombëtar.

Në një situatë të tillë, ai mund të negociojë vetëm momentin, për të ruajtur deri diku imazhin e liderit të fortë dhe për të mbajtur shtrënguar aq sa mundet, rradhët në formacionin që drejton me dorë të hekurt.

Etiketa: RamaRilindjezgjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama largohet nga selia, nuk prononcohet për gazetarët

20:54 : 12/05/2025
AKTUALITET

Raport i ri, refren i vjetër

20:52 : 12/05/2025
AKTUALITET

PD kryeson me diferencë të thellë në Kavajë ndaj PS

20:51 : 12/05/2025
AKTUALITET

Vota e Diasporës, një pasqyrë e zgjedhjeve brenda vendit?

20:21 : 12/05/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet e 11 majit, me probleme të vjetra

19:04 : 12/05/2025
AKTUALITET

Rezultati i PD, Tabaku: Me rëndësi është që procesi i numërimit të shkojë deri në fund

18:28 : 12/05/2025
Para

Deputeti i Rilindjes "nxin" Ramën: E le Kurbinini rrugëve

TË GJITHA

Tabaku: Raporti i OSBE-ODIHR rrëzon zgjedhjet

21:52 : 12/05/2025

Vllaznia-Egnatia/ Leksion futbolli i rrogozhinasve, vjen edhe goli i tretë për trofeun (Video)

21:49 : 12/05/2025

Mbaron numërmi në qarkun e Kukësit, PD fiton 2 mandate

21:47 : 12/05/2025

Numërohen 70% e votave në rang vendi: PS 82 mandate, si renditen të vegjëlit

21:38 : 12/05/2025

Shkodër, PD vijon kryesimin me mbi 3 mijë vota diferencë ndaj PS

21:35 : 12/05/2025

Shoqërohet nga policia pjesëtari i stafit të Vllaznisë, mbante në çantë flakadanë për tifozët

21:32 : 12/05/2025

Egnatia afrohet me titullin kampion, Regi Lushkja ndëshkon sërish Vllazninë (Video)

21:15 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com