Petrit Vasili, ish-kryetar i Grupit Parlamentar të LSI-së, përmes një komenti në rrjet ka replikuar me analistin Andi Bushati, lidhur me rolin e ndërkombëtarëve në politikën shqiptare.
Vasili shkruan se tashmë është koha për të folur qartë për zhgënjimin e mosbesimin ndaj gjuhës lobiste të tyre, pasi iluzionet janë fikur prej kohësh.
“Zhgënjimi ndaj një ideali vlerash dhe paanshmërie, që ndërkombëtarët duhej të përfaqësonin është ndjenja e hidhur, që shqiptarët po provojnë prej kohësh”, shkruan Vasili.
Vasili replike me Andi Bushatin:
Gjuha lobiste e nderkombetareve, me shume se renia e nje iluzioni!!!
Andi Bushati ka te drejte kur shkruan per iluzionet, qe po bien lidhur me paanshmerine e arbitrave nderkombëtare.
Por ndryshe nga Bushati mendoj se tashme eshte koha per te folur qarte per zhgenjimin e mosbesimin ndaj gjuhes lobiste te tyre, pasi iluzionet jane fikur prej kohesh.
Zhgenjimi ndaj nje ideali vlerash dhe paanshmerie, qe nderkombetaret duhej te perfaqesonin eshte ndjenja e hidhur,qe shqiptaret po provojne prej kohesh.
I dashur Bushat analiza jote s’ka te share, por nuk besoj se e lexojne ata qe ti u drejtohesh sepse ata as degjojne VOA,ZDF,RAI,FRANCE INTERNATIONAL e as lexojne Ëashington Post.Neë York Times,Frankfurter Allemagne Zaitung,Corriere della Sera etj etj,qe kane reflektuar jo pak shpartallimin shteteror qe kjo qeverisje ka sjelle.
Perkundrazi nderkombetaret me qendrimet anti opozite duhet te kene cuditur me zellin e tyre edhe Edi Ramen vete.
Shqiptaret kane pritur gjithmone prej nderkombetareve qendrime e kritika te forta ndaj kujtdo,qe atakonte demokracine dhe shtetin i se drejtes.
Por ne vend te kesaj kane pare te kunderten.
Çfaqja e tyre si lobiste te Edi Rames,ne vend te kembenguljes per te mbrojtur reformen ne drejtesi te votuar me 140 vota, eshte pa asnje dyshim zhgenjimi im me i madh personal,por besoj edhe te gjithe shqiptareve,qe e prisnin me padurim ate.
Kjo reforme,qe mbeshtetej nga 94% e shqiptareve ja ka lene vendin zhgenjimit total,ku sot 63% e shqiptareve nuk e besojne më ate, bile sipas sondazheve te po atyre organizatave qe e mbeshteten hartimin e zbatimin e reformes si Fondacioni per nje Shoqeri te Hapur(Sorros) ashtu edhe Komiteti i Helsinkit.
Si anetar i komisionit te reformes ne drejtesi kam paraqitur mjaft rezerva serioze ne ate kohe per permbajtjen e saj,por edhe per te ardhmen e zbatimit te saj.
Gjithshka ne hartimin e kesaj reforme u dominua jo nga cilesia dhe qendrueshmeria afatgjate e saj,por nga imponimi agresiv i nderkombetareve permes devizes “ose pro ose kunder reformes”, duke risjelle nder mend parullen “ose me ne ose kunder nesh”,qe shqiptaret e kishin pare e degjuar vetem para viteve 90′ nga Partia e Punes.
Zbatimi i reformes ne drejtesi eshte nje dizaster e plote,qe meritonte shuplaka dhe shqelma dhe jo deklata entuziazmi te nderkombetareve per gjoja nje sukses imagjinar dhe fake te saj ne vend te realitetit te kapjes se saj totale nga Rilindja.
Kjo kapje e drejtesise po e le Shqiperine pa sistem drejtesie per vite me radhe, kur nje gje e tille as duhej imagjinuar e jo me te ndodhte qofte edhe per nje sekonde te vetme.
Kapja e reformes nga Edi Rama jo vetem nuk u ndal nga nderkombetaret,
perkundrazi ata bekuan dhunimin e kushtetutes jo vetem me deklarata mbeshtetese por edhe me instrumenta si Euralius, sic qe zgjedhja e turpshme antikushtetuese e Arta Markut dhe vetingu i Donika Preles e shume te tjereve.
Bllokimi nga Edi Rama i Keshillit te Emerimeve ne Drejtesi qe u ngrit ne respekt te plote te kushtetutes ,vetem e vetem sepse perberja e tij nuk i pelqeu dhe i pengonte atij kapjen Edi Rames,jo vetem nuk u pengua,por perkundrazi u mbeshtet nga nderkombetarer duke e goditur me deklatata dhe fake argumenta, te nje stili lobist te qarte, ne vend te nje qendrimi institucional e kushtetues.
Nderkombetaret me prepotence imponuan nje reforme ne drejtesi duke u perbetuar se do te ishin ata vete garantet e reformes ndersa ne fakt u cfaqen si garante te kapjes se saj.
Ata u treguan te shurdher edhe ndaj kontestimeve te vete Operacionit Nderkombetar te Monitorimit,qe u fut me imponimin e tyre ne kushtetute dhe pse-ne e kesaj shurdhesie ka ardhur koha qe ta shpjegojne.
Duhet te shpjegojne edhe pse heshten qe 60% e anetareve te KLGJ dhe KLP u kontestuan edhe nga vete ONM e megjithate u zgjodhen duke rrenuar besueshmerine e qeverisjes se sistemit te ri gjyqesor gjoja te reformuar.
Departamenti Amerikan i Shtetit deklaron qarte se: “Shqiperia eshte bere baze operacionale per krimin e organizuar per SHBA Ameriken Latine,Lindjen e Mesme dhe Europen”.
Ky sigurisht eshte nje lajm i tmerrshem.
Po nderkombetaret ne Tirane cfare presin akoma,pse heshtin…?
Mos presin qe Shqiperia te behet baze e krimit edhe per Azine dhe Afriken dhe pastaj te flasin?
Por atehere do te ishte shume vone dhe shqiptareve ju dhimbset atdheu i tyre ndaj edhe po reagojne kaq fort sot.
Nderkombetaret,qe gjejne kohe te flasin per patatet e kalbura te parlamentit s’paskan kohe te flasin per kete pershkallezim kritik dhe tragjik te krimit te organizuar.
Me te njejten gjakftohtesi lobiste nderkombetaret trajtuan edhe permbytjen e Shqiperise nga kanabisi dhe miliardat qe gjeneronte ai.
Na thane ne ate kohe edhe qe “Ata nuk merreshin me kanabisin”,pati edhe ca te tjere,qe thane se 99% e kanabisit ishte asgjesuar, nderkohe tonelatat e kanabisit vazhdojne edhe sot.
Ndersa sot DASH deklaron se: “Grupet kriminale shqiptare e trafikojnë kokainën dhe heroinën drejt tregjeve evropiane nga vendet burimore në Amerikën e Jugut dhe Azi.”
Por as per kete nderkombetaret ne Tirane,qe gjejne kohe per patatet e kalbura te parlamentit,serish nuk gjejne “dot kohe” e fjale per te denuar kryeministrin dhe qeverine,qe jane pergjegjesit e vetem te kriminalizimit galopant, duke i lene serish shqiptaret thellesisht te zhgenjyer.
Skandali i nje korrupsioni, qe qelbet ere nga Tirana deri ne Amerike si ai Unazes se Re,ku u rrembyen 40 milion euro nga korrupsioni dhe kerkush nuk eshte para drejtesise,nuk eshte pjese e asnje deklarate te nderkombetareve thuajse se korrupsioni duhet inkurajuar dhe jo goditur ne menyre te pameshirshme edhe prej ketyre nderkombetareve te palodhur per te folur per gjera nga me pa vlere.
Te drejtat e njeriut e te prones dhunohen ne menyre kriminale qe nga banoret e Bregut te Lumit,tek Unaza e Re e ane e mbane Shqiperise,bile goditen e dhunohen arrestohen familje te tera, gra,femije dhe te moshuar por nderkombetaret me nje indiference tipike lobiste heshtin….
Kriminelet qeveritare te votes se zgjedhjeve te 2017 jane vertetuar nga pergjimet e prokurorise,por ata jane te lire,qeverisin dhe duan te organizojne, po keta hajduter te votes, zgjedhjet qe vijne.
Nderkombetaret s’kane asnje fjale dhe per kete krim gjigand,qe ka asgjesuar shtetin.
Perkundrazi nderkombetaret “cuditerisht” thone: merrni pjese ne zgjedhje,besoini hajduteve te kriminalizuar te votes,besoini krimineleve te pandeshkuar,riperserisni farsen elektorale te 2017, qe zhbeu demokracine dhe shtetin kryq e themel.
Edhe lobistet me fanatike do tua kishin zili kurajon disa nderkombetareve ne Tirane…..