• Kontakt
Friday, October 24, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Media italiane: Mobilizim i madh kundër Ramës, Tirana kërkon zgjedhje …

12:21 : 14/04/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Mediat ndërkombëtare i kanë kushtuar një vëmendje të veçantë protestës së djeshme të opozitës, e zhvilluar para godinës së Kryeministrisë dhe Parlamentit.

Mijëra mbështetës të opozitës iu përgjigjën thirrjes së opozitës, ndërsa kjo ishte protesta e 9 në 8 javët e lëvizjes opozitare.

Protesta ka gjetur pasyqrim edhe në mediat italiane, ku në një artikull shkruhet “mobilizimi i madh anti-Rama nuk flet vetëm për një mbështetje për Partinë Demokratike, por është edhe tregues i situatës ekonomike jo të mire”.

“Të rinjtë shqiptarë po emigrojnë drejt Gjermanisë me viza pune. Çdo ditë, para ambasadës gjermane ka radhë me qindra njerëz. Më të pafatët tentojnë edhe rrugë të tjera, si ato të azilit apo edhe të klandestinitetit, çka është më e rrezikshmja për jetën. Ka syresh që për të mbërritur në Britani të fshehur në një kamion janë të gatshëm të paguajnë edhe 10 mijë euro”, shkruan Ginacarlo Padovan.

Artikulli i plotë

Lexo edhe:

Flor Binaj/ Polici i pavarur dhe policët e Ramës

“Qeveria teknike nuk krijohet nëse nuk imponohemi”, Berisha paralajmëron protesta

Protesta e 9-të në 8 javë të Lëvizjes u mbajt nën shiun e rrëmbyeshëm dhe nën zhurmën e thirrjeve “Rama ka vjedhur paratë tona, Rama ka vjedhur votat tona”.

Lulzim Basha, kreu i Partisë Demokratike dhe i opozitës, para godinës së kryeministrisë, e fortifikuar me kangjella hekuri, u mëshoi zgjedhjeve të parakohshme, por më përpara kërkoi dorëheqjen e Ramës dhe krijimin e një qeverie teknike.

Opozita, që para dy muajsh la parlamentin, duke hequr dorë përfundimisht nga mandatet e deputetit, (të zgjedhurit janë zëvendësuar me të parët në listat pritëse), tani po kërkon që zgjedhjet administrative të 30 qershorit të dublohen edhe nga ato parlamentare.

Akuza mbetet e njëjta: “Rama, në 2017-n i bleu votat me paratë e drogës e të korrupsionit, e derisa ai të mbetet në detyrën e kryeministrit, s’ka për të pasur asnjëherë zgjedhje të pastra”.

Kryeqyteti mbetet i tronditur e në pamje të parë s’duket se tronditja ka lidhje me protestën. Vjedhja brenda 90 sekondash tre ditë më herët në brendësi të Aeroportit Kombëtar “Nënë Tereza” në periferi të kryeqytetit ngjan të jetë shkaku. Opozita është e bindur se “thesi” prej 10 milionë eurosh që u vodh ka për t’u përdorur për të blerë vota e manipuluar zgjedhjet.

Nën një qiell të errët e të rëndë, protestuesit, pasi duartrokitën gjatë fjalët e Bashës tentuan të rrëzonin kangjellat e hekurit, të vendosura me urgjencë që në orët e para të ditës. Policët e pajisur me skafandra u kundërpërgjigjën duke hedhur gaz lotsjellës. E menjëhershme buçiti thirrja: “Rama po hyn në histori si njeriu që qëlloi njerëzit e vet me gaz”.

Disi i hutuar, spikat mes turmës lideri i pamposhtur Sali Berisha, ndërsa disa protestues tentojnë të përqafojnë policët e rreshtuar përpara hyrjes kryesore të kryeministrisë.

Tashmë prej 30 vitesh, gjatë protestave popullore thirret “E duam Shqipërinë si e gjithë Evropa” (sllogani u përsërit edhe dje), por Partia Demokratike e Bashës është e bindur më shumë se kurrë se do ta rrëzojë Ramën fillimisht në shesh, e më pas edhe në zgjedhje.

Sipas një sondazhi të IPR, një institut italian sondazhesh, Partia Demokratike dhe LSI (Lëvizja Socialiste për Integrim) marrin 53 % të votave, përkundrejt 44 % të Partisë Socialiste të Edi Ramës.

Pas shiut, ra nata, por nuk ra numri i protestuesve. Sipas organizatorëve, dje ishin në shesh 120 mijë njerëz, një rekord, po të marrim parasysh shpeshtësinë e protestave këto muaj. Ekzistonte droja e një rënie të numrit, pas 8 protestave të mëparshme dhe për shkak se thuajse gjysma e manifestuesve vinin nga qytete të tjera, edhe shumë larg kryeqytetit.

Mobilizimi i madh anti-Rama nuk flet vetëm për një mbështetje për Partinë Demokratike, por është edhe tregues i situatës ekonomike jo të mirë. Të rinjtë shqiptarë po emigrojnë drejt Gjermanisë me viza pune. Çdo ditë, para ambasadës gjermane ka radhë me qindra njerëz. Më të pafatët tentojnë edhe rrugë të tjera, si ato të azilit apo edhe të klandestinitetit, çka është më e rrezikshmja për jetën. Ka syresh që për të mbërritur në Britani të fshehur në një kamion janë të gatshëm të paguajnë edhe 10 mijë euro.

 

Etiketa: media italianeprotestaRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Flor Binaj/ Polici i pavarur dhe policët e Ramës

18:15 : 23/10/2025
AKTUALITET

“Qeveria teknike nuk krijohet nëse nuk imponohemi”, Berisha paralajmëron protesta

13:31 : 23/10/2025
AKTUALITET

Edhe “bufi i kënetës” në raportin për ’11 Majin’/ OSBE-ODHIR: Sulme personale mes Ramës dhe Berishës

12:54 : 23/10/2025
AKTUALITET

Rama: Nuk jemi tunduar kurrë nga oligarkët dhe paratë ruse! Nuk na pëlqen Putin dhe Rusia aktuale

19:21 : 21/10/2025
BOTA

Vërejtjet e Merz për migracionin, thirren protesta në Berlin

16:15 : 21/10/2025
AKTUALITET

Abuzimet tek Onkologjiku, Stafa: Miliona euro të zhdukura, pacientët lihen 8 orë në karrige për të marrë trajtim

12:19 : 21/10/2025
Para

Gjici ‘thumba’ Takajt: Nuk jam si presidenti i Korçës që..

TË GJITHA

Avionët rusë shkelin hapësirën e NATO-s, Rutte: Do t’i godasim nëse paraqesin kërcënim

17:51 : 24/10/2025

“Lubi Balluku firmosëse e skandaleve më të mëdha”, Vokshi: Thirrje shumë e vonuar e SPAK

17:31 : 24/10/2025

Kryebashkiaku socialist i Vaut të Dejës u dërgua sot për gjykim, SPAK: Bleu vota për PSD

17:20 : 24/10/2025

Deputeti i LDK në Kosovë godet me grusht një qytetar: Më provokoi keq!

17:14 : 24/10/2025

Sekuestrohen 2,000 shiringa me barna ilegale për dobësim në Angli

17:06 : 24/10/2025

Tenderi 2 mln € që ‘këputi’ Ballukun, si e zbuloi SPAK-u?

16:52 : 24/10/2025

VIDEO/ Qytetarët e Tiranës përballë Florjan Binajt: A mund të rregullohet Tirana

16:42 : 24/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com