• Kontakt
Saturday, September 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Basha vijon turin e takimeve me qytetarët/ Jemi shumica qeverisëse, largimi i Ramës…

13:34 : 10/04/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

PD dhe opozita janë shumica e re qeverisëse e vendit. Ne kemi legjitimitetin moral, legjitimitetin politik për t’iu përgjigjur kësaj klike. Këta nuk janë më shteti, këta janë antishteti. Kështu është shprehur kreu demokrat, Lulzim Basha, gjatë takimeve të zhvilluara me qytetarët në Durrës dhe Elbasan.

Basha theksoi se më 13 Prill, beteja do të vazhdojë për të garantuar që kurrë më një grusht njerëzish të mos jenë në gjendje ta trajtojnë Shqipërinë si çifligun e tyre. Largimi i Ramës, emergjencë kombëtare.

Ai ka ftuar shqiptarët të bashkohen në protestën kombëtare para kryeministrisë të shtunën, në mënyrë që zëri i kujtdo që ndjehet i pasigurtë, i braktisur, i mashtruar, i vjedhur nga kjo qeveri, të bashkohet me zërin e opozitës për t’i dhënë fund kësaj situate.

“Ja ku jemi sot, në një kurbë rritëse, në një trajektore rritjeje, e cila demonstrohet nga të gjitha sondazhet, tonat, të kundërshtarëve, apo të pavarura qofshin. Sot Partia Demokratike dhe opozita janë shumica e re qeverisëse e vendit. Ne kemi legjitimitetin moral, legjitimitetin politik për t’ju përgjigjur kësaj klike kriminelësh. Këta nuk janë më shteti, këta janë antishteti. Këta nuk mbrojnë më ligjin, këta janë shkelësit më të mëdhenj të ligjit. Këta nuk janë drejtësia, këta janë padrejtësia. Ndaj, është në dorën tonë t’i vendosim gjërat në vend, duke filluar me protestën e të shtunës, me 13 prill, në orën 18”, shtoi ai.

Basha tha se largimi i Edi Ramës është vetëm çështje kohe dhe se sfida kryesore është transformimi i sistemit politik në vend, ku qeveria të mos ketë prioritet vjedhjen e pasurive të vendit për të pasuruar kryeministrin dhe disa oligarkë dhe banditë që e rrethojnë.

Lexo edhe:

Rama 4/ Krasniqi: PS e ka të pamundur një reformë të thellë

Salianji: Propozimet e Ramës janë për të përjetësuar sundimin e tij! Asnjë vizion për shqiptarët

“Ne nuk mund të mjaftohemi thjesht me largimin e tij, se kjo është thjesht dhe vetëm çështje kohe. Ne duhet të varrosim fenomenin “Rama” njëherë e përgjithmonë, për të gjithë brezat që vijnë. Ndryshime politike që do të shkatërrojnë hendekun e gërmuar nga Rilindja kriminale midis fatit të qytetarit të thjeshtë dhe fatit të politikanit kriminel dhe kriminelit politikan, që sot, as vetë nuk e besojnë se jetojnë në të njëjtin vend ku 290 mijë shqiptarë hanë një herë në ditë, nuk e besojnë se jetojnë në të njëjtin vend ku 350 mijë shqiptarë paguajnë 25 mijë lekë në muaj kamatën abuzive, që do ta anulojmë që ditën tonë të parë në pushtet, nuk e besojnë se qytete të tëra marrin për ndihmë ekonomike aq sa bën një makinë e tyre, që e ndërrojnë çdo muaj. Se ata s’jetojnë në Shqipërinë tonë, nuk jetojnë në Shqipërinë e përjashtimit, e pamundësisë, e falimentit. Se ata vetë jetojnë si sheikë, si derra të majmur mbi djersën, gjakun, paratë e grabitura popullit më të varfër të Evropës. Kjo do të marrë fund.”

Partia Demokratike ka një plan të qartë për të ndarë qeverisjen nga krimi dhe për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së politikanëve me pasuri marramendëse që, me babëzinë e tyre, kanë shkatërruar punësimin dhe kanë varfëruar më shumë shqiptarët.

“Do të japin llogari dhe nuk do të gëzojnë asnjë qindarkë që u kanë vjedhur durrsakëve dhe që kanë vënë mbi gjakun, djersën dhe pronat e durrsakëve. Vangjush Dakon e pret burgu. Edhe kryetarin e ri të shtabit elektoral të Partisë Socialiste, Damian Gjiknurin, burgu e pret edhe atë. Drejtësia e pavarur dhe burgu i pret të gjithë ata që menduan se mund ta kthenin Shqipërinë në zemër të Evropës në një biçim-republikë postsovjetike, me një palo-kryeministër me 5 oligarkë që kanë kapur e zaptuar gjithçka dhe me 10 kriminelë. Ndaj beteja do të vazhdojë për të garantuar që kurrë më një grusht njerëzish të mos jenë në gjendje që ta trajtojnë Shqipërinë si çifligun e tyre. Ky është mision ynë, që i tejkalon parametrat e një gare normale politike. Po në fund të fundit ne nuk jemi një parti normale politike, ne jemi Partia Demokratike e Shqipërisë, e cila rrëzoi diktaturën e Enver Hoxhës dhe do rrëzojë e shkulë me themele Edi Ramën dhe kriminelët e tij.”

Kreu i opozitës tha se PD është e vetmja forcë morale që po rikthen tek shqiptarët besimin dhe shpresën dhe, bashkë me ta, do t’i tregojë botës më 13 Prill se largimi i Edi Ramës është një emergjencë kombëtare.

“Le të bëjmë së bashku të mundur që mesazhi të oshëtijë po kaq i qartë sa oshëtiu sonte, nga kjo sallë: Rama ik! Për të afruar ditën dhe orën kur bashkë do të hapim rrugën e Shqipërisë Europiane.”

Etiketa: BashaRamatakime

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama 4/ Krasniqi: PS e ka të pamundur një reformë të thellë

21:53 : 12/09/2025
AKTUALITET

Salianji: Propozimet e Ramës janë për të përjetësuar sundimin e tij! Asnjë vizion për shqiptarët

15:36 : 12/09/2025
AKTUALITET

Bajram Begaj dekreton Edi Ramën si kryeministër, do mbajë përgjegjësi dhe për ministren “Diella”

13:07 : 12/09/2025
AKTUALITET

Kulisat/ Si mbetën jashtë qeverisë “çunat e Belës”, Ceno dhe Klevisi

12:15 : 12/09/2025
AKTUALITET

Rama ironizon PD-në me “Diellën”/ Bardhi: Ajo është pseudonimi i Linda Ramës, pyete për AKSHI-n

12:00 : 12/09/2025
AKTUALITET

“Rama shkelmoi rregulloren e Kuvendit”/ Berisha: Kryesuesi nuk lexoi emrat e deputetëve të vërtetë

11:00 : 12/09/2025
Para

Akuza/ Në gjyq drejtoresha pa përvojë e Paketave Shëndetësore që menaxhonte 60 mln Euro

TË GJITHA

Ju gjetën armë dhe municion në shtëpi, arrestohen babë e bir në Vlorë

13:04 : 13/09/2025

Dekreti i Diellës duhet ankimuar në Gjykatën Kushtetuese

12:51 : 13/09/2025

Tabaku: Siguria ushqimore është çështje jete, do ta ndjek deri në fund

12:44 : 13/09/2025

Skema korruptive e inspetorëve të bashkisë, Këlliçi: Një version i përmirësuar i skemës “5D”

12:22 : 13/09/2025

Durrësi nën ujë/ PD: Ku kanë shkuar fondet miliona euro të dhëna ndër vite nga institucionet e BE-së?

11:57 : 13/09/2025

Aksidenti ku humbi jetën 18-vjeçar shqiptar, arrestohet shoferi i audit të vedhur, po ecte me 150 km/orë

11:49 : 13/09/2025

Përplasi makinën e policisë, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë

11:35 : 13/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com