Basha: Veliaj sejmen dhe lavatriçe e Ramës, duhet të marrim hunin dhe..

Nga Luzi i Kavajës, ku zhvilloi një bashkëbisedim me fermerët, kreu demokrat Lulzim Basha, akuzoi kryebashkiakun e Tiranës, Erjon Veliaj si sejmenin e Edi Ramës dhe lavatriçen e parave të pista të tij, dhe oligarkëve të lidhur me të.

“Në Tiranë, sejmeni i Edi Ramës, shkon dhe i merr pronën Universitetit Bujqësor dhe thotë do të bëjë shkollë. Thotë shkollën do e bëj këtu, sepse ka në plan që në tokën pas saj të ndërtojë pallatet 10-katëshe.

Ndaj koha nuk pret më, duhet të ngrihemi të gjithë bashkë”, tha Basha, duke shtuar se këtë sistem që na ka çuar në këtë derexhi, duhet ta përzemë duke mbajtur hunin në dorë.

“Po këtë hunin do e keni në dorë edhe më pas, se ky është ndryshimi i sistemit, që edhe ne po nuk punuam mirë, të na përzeni me hu”, tha Basha.

Në vijim ai shtoi se në Europë shkohet me bashkimin me të madh të shqiptarëve ndershëm, që është lëvizja jonë, beteja jonë, për vlera europiane.

LEXO EDHE  VIDEO/ Ja si po e fiton Çekia betejën me Covid 19, Berisha apel qytetarëve

“Jemi nisur me 16 shkurt dhe me 17 shkurt, kemi marrë një vendim historic për të mos qenë më kurrë deputetët e Partisë Demokratike dhe të opozitës në krah të bedelëve të krimit në parlamentin e krimit.

Prandaj jemi larguar dhe me largimin tonë kemi shpëtuar demokracinë shqiptare nga asgjesimi. Sepse gjithçka tjetër është kapur. Nuk ka Gjykatë Kushtetuese, është kapur prokuroria, janë kapur gjykatat.

Parlamenti është kthyer në një noter të kryeministrit. Kanë rënë zgjedhjet, sepse themeli i zgjedhjeve është vota e lirë dhe dosja 339 dhe dosjet e tjera, tregojnë se si krimi bleu zgjedhjet. i vetmi institucion i pa kapur akoma ishte opozita shqiptare. Po të qëndronim në atë sallë, do të ishim të kapur”, tha Basha.

 


PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here