• Kontakt
Friday, May 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Sondazhi/ 62.5 % e shqiptarëve duan të ikin nga Shqipëria. Ja kush i fiton zgjedhjet …

00:29 : 04/04/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nëse zgjedhjet lokale do të bëhen sot Partia Socialiste do të fitojnë 44 %, PD 39 %, LSI 14 % dhe parti të tjera 3 %. Marzhi i gabimit në këtë sondazh llogaritet në 3 %.

Këto janë të dhënat e sondazhit të publikuar nga IPR Marketing, ku ka pasur një përplasje shifrash lidhur me situatën social-ekonomike, atë politike, vlerësimin e punës së qeverisë dhe dëshirën e shqiptarëve për t´u larguar nga Shqipëria.

Grupmoshat që janë përfshirë në sondazh janë 18-24 vjeç, ndërsa si kampion janë marrë 2 mijë qytetarë në zona të ndryshme të vendit.

Pro zgjedhjeve të parakohshme janë shprehur 28.9 %, ndërsa kundër 51.9 % dhe 19.2% e të anketuarve shprehen nuk e di.

Lidhur me dorëzimin e mandateve të deputetëve nga opozita, 18. 7 % e vlerësojnë positive, 61.1% negative dhe 20.2% e të anketuarve shprehen nuk e di.

Lexo edhe:

Berisha nga Shkodra: Asnjë votë për Tom Pazarin, ai është skllav i Edi Ramës

Vendimi i DASH për Berishën, Burimi: SHBA nuk do të njohë zgjedhje të vjedhura

55.4 % e të anketuarve cilësojnë përgjegjësi si të opozitës ashtu edhe të qeverisë mos hapjen e negociatave në qershor. Ndërkohë që 60.3 % e të anketuarve shprehen në favor të një sistemi mazhoritar me lista të hapura, ndërsa për sistemin aktual shprehen 13.3 %.

Lidhur me pasardhësin e Edi Ramës në krye të PS-së, Erjon Veliaj shihet si lideri i ardhshëm i socialistëve, ndërsa pro shprehen 56.1 % e të anketuarve, ndërsa 16.1 % shprehen kundër.

Ndërkohë nëse zgjedhjet vendore do të realizohen në 30 qershor, pjesëmarrës do të jenë 45.6 % e të anketuarve.

Papunësia, korrupsioni dhe varfëria janë 3 problemet e evidentuara nga sondazhi, i cili është në nivel kombëtar.

62.5 % e të anketuarve janë shprehur se duan të largohen nga Shqipëria, ndërsa 35.1 % janë shprehur se duan të qëndrojnë në Shqipëri. Pjesa tjetër janë shprehur se nuk e dinë se çfarë duan të bëjnë.

Kur vjen puna për të gjykuar veprimtarinë e qeverisë dhe të kryeministrit Rama, 29.5% e tyre mendojnë se veprimtaria e kryeministrit Rama dhe qeverisë është pozitive, ndërsa 34.7% janë shprehur negativisht. 28.5% e shqiptarëve janë shprehur asnjëanës, për punën e qeverisë. Një grup prej 7.2% janë shprehur se nuk dinë të gjykojnë veprimtarinë e qeverisë.

Veprimtarinë e kryetares së LSI, Monika Kryemadhi 57.2% të shqiptarëve e kanë vlerësuar negativisht. 8.2 % e tyre mendojnë se puna dhe veprimtaria e Kryemadhit janë pozitive. 22.7% mendojnë as pozitivisht dhe as negativisht, ndërsa 11.9% thonë se nuk e dinë.

Punën dhe veprimtarinë e kreut të PD, Lulzim Basha shumica e shqiptarëve e kanë gjykuar negative. Janë 49.3% e tyre që gjykojnë negativisht veprimtarinë e Bashës, ndërsa 13.7% e shqiptarëve mendojnë pozitivisht për veprimtarinë e PD dhe liderit të saj. 28.6 % mendojnë se puna e Bashës është as pozitive dhe as negative. Ndërsa 8.3% janë shprehur se nuk e dinë.

Pyetjes sesi jetohet në Shqipëri, 34 % e shqiptarëve janë përgjigjur pozitivisht, ndërsa 59.7% mendojnë se në Shqipëri nuk jetohet mirë. Ndërsa 5.5% janë përgjigjur nuk e di.

Duke bërë një krahasim me 3 vite më parë, 18.5% mendojnë se jetohet më mirë, ndërsa 39.7% mendojnë se në Shqipëri jetohet më keq. Janë 40.5 % e shqiptarëve që mendojnë se jetohet njësoj si para 3 vitesh. 1.2 % janë përgjigjur “nuk e di”.

Sipas sondazhit të IPR Marketing, janë 40.8% e qytetarëve shqiptarë që mendojnë se Shqipëria po shkon në drejtimin e duhur. Ndërsa 49.0% thonë se vendi po shkon në drejtimin e gabuar. 10.2% thonë se nuk e dinë.

Krimi si një çështje që ka trazuar shoqërinë, por edhe klimën politike vazhdon të jetë problem për qytetarët shqiptarë. Krahasuar me 3 vitet e fundit, 53.4% e shqiptarëve mendojnë se krimi në vend është rritur. Të paktë janë ata që mendojnë të kundërtën, ku 17.0% mendojnë se ky fenomen ka pësua rënie. Janë 23.6% e shqiptarëve që mendojnë se krimi është po në të njëjtat nivele si para 3 vitesh. Ndërsa 5.9 % thonë se nuk e dinë nëse është rritur apo ka rënë.

Emigracioni është një fenomen që në Shqipëri ka ardhur në rritje. Sipas sondazhit të IPR Marketing të publikuar në RTV ORA, janë 62.2% e shqiptarëve që duan të largoheshin nëse do t’i jepej mundësia. 35.1% janë përgjigjur se do të qëndrojnë në Shqipëri dhe 2.8 % kanë thënë: “nuk e di”.

Shqiptarët mendojnë se ekonomia shqiptare nuk është përmirësuar në 3 vitet e fundit. Sipas sondazhit të IPR Marketing, 20.9% e shqiptarëve mendojnë se ekonomia është përmirësuar, ndërsa 43.3 % mendojnë se ekonomia shqiptarë është përkeqësuar. 34.7% e qytetarëve mendojnë se ekonomia është njësoj si para 3 vitesh. Ndërsa 1.1% janë përgjigjur nuk e di.

Etiketa: fituessondazhizgjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha nga Shkodra: Asnjë votë për Tom Pazarin, ai është skllav i Edi Ramës

20:22 : 08/05/2025
AKTUALITET

Vendimi i DASH për Berishën, Burimi: SHBA nuk do të njohë zgjedhje të vjedhura

18:40 : 08/05/2025
AKTUALITET

Si duhet kuptuar qëndrimi i DASH për Non Gratan e Berishës

15:46 : 08/05/2025
AKTUALITET

“Do fitoj 88 mandate!”/ Berisha i përgjigjet parashikimit të Ramës: Të pret Mc Gonigal

15:23 : 08/05/2025
AKTUALITET

Problemet me votimin e diasporës/ KQZ kërkesë DHL: Rreth 200 persona i kanë sjellë zarfet dorazi

12:23 : 08/05/2025
AKTUALITET

SPAK për krimet elektorale: Janë administruar 123 materiale kallëzuese, 35 kanë kaluar për hetim

09:06 : 08/05/2025
Para

Si do jetë moti sot? Ja surprizat që ju presin

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 9 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:15 : 08/05/2025

Onkologjiku pa ilaçe/ Rama: E kemi transformuar nga infrastruktura, koncesionet janë sukses

23:11 : 08/05/2025

Manchester United-Tottenham, përballje angleze në finalen e Europa League

23:00 : 08/05/2025

Heqja e ‘Non-Gratas’ për Berishën, Nesho: DASH po vetëkorrigjon një padrejtësi

22:52 : 08/05/2025

Faktet me VIDEO/ Si Rama përdori administratën dhe nxënësit në mitingun e Fushë-Krujës

22:46 : 08/05/2025

“Non Grata” për Berishën, Koka: De facto ka rënë, ja kur bie edhe de jure

22:34 : 08/05/2025

Shehi: Partitë e vogla marrin 200 mijë vota

22:34 : 08/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com