• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Krijohet policia me pagesë/ Pronari i shoqërisë Çubardhi i Ramës (Vendimi)

16:51 : 04/04/2019
në AKTUALITET, KRONIKE

Qeveria ka miratuar krimin e shoqërisë tregtare “Illyrian Guard” me capital 100 % shtetëror, e cila do të ofrojë shërbime ndaj personave fizikë e juridikë publikë dhe privatë.

Pronari i kësaj shoqërie është Ministria e Brendshme, ndërsa ajo do të jetë një shoqëri që do të ofrojë shërbime me pagesë, kundrejt subjekteve të treta, publike apo private, në fushën e rendit e të sigurisë publike, teknologjisë së informacionit, si dhe çdo shërbim tjetër në përputhje me qëllimin e krijimit dhe statutin e saj.

VENDIMI i PLOTË:

KRIJIMIN E SHOQËRISË “ILLYRIAN GUARD”, SH.A., DHE PËR PËRCAKTIMIN E AUTORITETIT PUBLIK, QË PËRFAQËSON SHTETIN SI PRONAR TË AKSIONEVE TË KËSAJ SHOQËRIE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.9901, datë 14.4.2008, “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, të ndryshuar, dhe të pikës 2, të nenit 81, të ligjit nr.108/2014, “Për Policinë e Shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

Lexo edhe:

Punonjësi u masakrua me gurë në kokë te Syri i Kaltër, arrestohet autori, procedohen 3 persona

Tallja e qeverisë me bonusin e pensionistëve, 27% e të moshuarve drejt varfërisë ekstreme

V E N D O S I:

Krijimin e shoqërisë tregtare “Illyrian Guard”, sh.a., me kapital 100 (njëqind) % shtetëror, për ofrimin e shërbimeve ndaj personave fizikë e juridikë publikë dhe privatë.

Shoqëria “Illyrian Guard”, sh.a., themelohet, organizohet dhe funksionon si shoqëri aksionare, në përputhje me parashikimet e ligjit nr.9901, datë 14.4.2008, “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, të ndryshuar.

Kapitali fillestar për krijimin e shoqërisë “Illyrian Guard”, sh.a., të jetë 10 000 000 (dhjetë milionë) lekë.

Autoriteti publik, që përfaqëson shtetin si pronar të 100 (njëqind) % të aksioneve të shoqërisë “Illyrian Guard”, sh.a., është Ministria e Brendshme.

Shoqëria “Illyrian Guard”, sh.a., ofron shërbime me pagesë, kundrejt subjekteve të treta, publike apo private, në fushën e rendit e të sigurisë publike, teknologjisë së informacionit, si dhe çdo shërbim tjetër në përputhje me qëllimin e krijimit dhe statutin e saj.

Shoqëria “Illyrian Guard”, sh.a., ofron shërbime mbështetëse në Ministrinë e Brendshme dhe institucionet në varësi të saj, në zbatim të kompetencave që i njihen kësaj të fundit sipas fushës së përgjegjësisë shtetërore.

Mënyra e përllogaritjes së tarifave të shërbimeve specifike, që u ofrohen subjekteve publike, përcaktohet me udhëzim të përbashkët të ministrit të Brendshëm dhe të ministrit të Financave dhe Ekonomisë.

Efektet financiare për zbatimin e këtij vendimi, për krijimin e kapitalit fillestar të shoqërisë, në vlerën 10 000 000 (dhjetë milionë) lekë, përballohen nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit. Ministria e Brendshme transferon këtë shumë pranë kësaj shoqërie menjëherë pas regjistrimit të saj në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Ministri i Brendshëm, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi, ndjek procedurat e nevojshme për:

  1. a) themelimin e miratimin e statutit të shoqërisë tregtare “Illyrian Guard”, sh.a.;
  2. b) regjistrimin e shoqërisë “Illyrian Guard”, sh.a., në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Të gjitha institucionet dhe subjektet publike, të cilat kanë në administrim objekte shtetërore, ruajtja dhe sigurimi i të cilave duhet të realizohet nga shërbime të specializuara për këtë qëllim, i drejtohen, me kërkesë, kësaj shoqërie, për të përfituar shërbimin e ruajtjes dhe të sigurisë fizike.

Nëse kjo shoqëri merr vendim për pamundësinë e ofrimit të shërbimit të kërkuar, institucionet dhe subjektet publike mund ta sigurojnë këtë shërbim në përputhje me legjislacionin përkatës në fuqi.

Ministria e Brendshme i siguron shoqërisë “Illyrian Guard”, sh.a., nga inventari i saj i pronave publike, mjediset e punës të nevojshme për fillimin e ushtrimit të veprimtarisë.

Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi.

Etiketa: policiqeveriavendimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Punonjësi u masakrua me gurë në kokë te Syri i Kaltër, arrestohet autori, procedohen 3 persona

21:52 : 12/07/2026
AKTUALITET

Tallja e qeverisë me bonusin e pensionistëve, 27% e të moshuarve drejt varfërisë ekstreme

13:14 : 11/07/2026
AKTUALITET

Lindja e populizmit të shëndetshëm

12:09 : 11/07/2026
AKTUALITET

Administratë dhe nxënës shkollash/ Si po e mbush qeveria stadiumin për Kanye West

09:34 : 11/07/2026
AKTUALITET

“Shantazh ndaj protestës”, policia nis hetim për vlerësimet me ‘1 yll’ në Google ndaj miqve të Ramës

12:02 : 10/07/2026
AKTUALITET

Koncerti i Kanye West do paralizojë Tiranën! Policia njofton bllokimin e disa akseve rrugore

18:17 : 09/07/2026
Para

Dokumentet/ Ja si gënjeu prokurorinë Andon Marko për takimet me Fred Alizotin…

TË GJITHA

Ivi Kaso largohet nga drejtimi i Sekretariatit Ligjor të PD-së pas 12 vitesh

12:23 : 14/07/2026

Shqipëria po moshohet, por gratë po plaken më shpejt; Mosha mediane e femrave kalon 45 vjeç

12:03 : 14/07/2026

Aksident te Liqeni i Thatë në Tiranë, i riu me motor përplaset nga një automjet

11:58 : 14/07/2026

SPAK lejon avokatët ndërkombëtarë ta takojnë Erion Veliajn në qeli

11:47 : 14/07/2026

Salmonela alarmon Greqinë/ Autoritetet japin alarmin: Mos hani pula 2-3 ditë

11:38 : 14/07/2026

SPAK merr të pandehur ish-kryebashkiakun e Divjakës, Fredi Kokoneshi

11:35 : 14/07/2026

“E gjete lepurin në ferrë?”, Gjinkuri përplaset me Manjën dhe braktis Komisionin e Ligjeve

11:26 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş