• Kontakt
Saturday, October 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Raporti i DASH/ Salianji: Rama e ktheu Shqipërinë në një narko-demokraci… (VIDEO)

15:00 : 30/03/2019
në AKTUALITET, POLITIKE

Ervin Salianji, ish-deputet demokrat, ka reaguar sot lidhur me qëndrimin e mbajtur nga Kryeministri Edi Rama dhe qeveria e tij, përsa i takon raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit mbi Shqipërinë.

Salianji tha se prej dy vjetësh Partia Demokratike ka paralajmëruar se pas kanabizit rradhën do e kenë drograt e forta, kokaina dhe heroina, të cilat evidentohen në raportin e DASH.

Salinaji theksoi se ka kaluar më shumë se 1 vit nga koha kur u kap një sasi e konsiderueshme droge në portin e Durrësit dhe ende nuk kemi asgjë nga hetimet, për personat që kishin dhënë garancinë e futjes në Shqipëri të një sasie të tillë kokaine.

“Shqipëria është shndërruar në një vend tranziti në rritje për kokainën dhe heroinën.

Droga e sekuestruar dhe arrestimet janë rezultat i presioneve në rritje të partnerëve ndërkombëtarë.

Për herë të parë Shqipëria është kthyer në një vend të përpunimit të drogave të forta, kujtojmë laboratorët e drogës në Xibrakë dhe Has.

Korrupsioni është përhapur në ccdo nivel të qeverisjes.

Për pastrimin e parave nuk është bërë progres. Krimi ndërkombëtar ka gjetur një partner të besueshëm në Shqipëri, ai është Edi Rama, që e ka kthyer demokracinë në një narko-demokraci”, tha Salianji.

https://boldnews.al/wp-content/uploads/2019/03/salianji.mp4

DEKLARATË E ERVIN SALIANJIT

Edi Rama bëri sot një lojë të rrezikshme propagandistike nëpërmjet Ministrit të Jashtëm në detyrë, duke u përpjekur të zbehë konstatimin alarmant të Departamentit Amerikan të Shtetit se Shqipëria është burim në rritje për kokainën dhe heroinën.

Realiteti që Edi Rama kërkon ta shesë si normalitet nuk mund të mbulohet me propagandën e neveritshme që synon të bëjë shqiptarët për budallenj.

Fjalia e parë e raportit të Departamentit të Shtetit se “Shqipëria është burim në rritje për kokainën dhe heroinën”, është përfshirë për hërë të parë këtë vit në raport. Kushdo që e krahason me raportin 2018 do ta konstatojë këtë. I bëj thirrje mediave t’u tregojnë shqiptarëve krahasimin mes dy raporteve për të mos lejuar që Edi Rama me lodrat e tij në qeveri, të mos paraqesin situatën si një normalitet, ku nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

Prej të paktën dy vjetësh, Partia Demokratike ka paralajmëruar se pas kanabisit, rradhën e ka kokaina dhe heroina. Bashkëpunimi dhe mbrojtja nga qeveria, i ka dhënë mundësi krimit të organizuar dhe grupeve të strukturuara kriminale që të forcohen, duke kthyer Shqipërinë na bazë operacionale për organizuatat e krimit të organizuar që veprojnë në Shtetet e Bashkuara, Evropë, Lindjen e Mesme dhe Amerikën Latine.

Lexo edhe:

“Lubonja: Ajo që bëri Begaj, çështje servilizmi! Të priste vendimin e Kushtetueses

Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet, Bushati: Nxorrën pak këmbën nga rrethi, pezulluan çmendurinë e Begajt

Ka kaluar një vit nga kapja e më shumë se gjysëm toni kokainë në Durrës dhe akoma nuk është zbuluar grupi i strukturuar që qëndron mbrapa një personi të kapur dhe kush ka dalë garant për sigurinë e tij në Shqipëri.

Propaganda e Edi Ramës nuk mund të mbulojë gjetjet kryesore të raportit të Departamentit të Shtetit:

1. Shqipëria është shndërruar në një vend transiti në rritje për kokainën dhe heroinën, që komandohet gjerësisht nga elementë të krimit të organizuar

2. Droga e seksustruar dhe arrestimet janë rezultate nga bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë dhe presioni në rritje ndërkombëtar.

3. Evidentohet ndërtimi i laboratorëve të përpunimit të kokainës dhe të heroinës në Shqipërinë qendrore dhe veriore.

4. Korrupsioni i përhapur gjerësisht, në çdo nivel të qeverisjes kufizon efektivitetin e luftës ndaj drogës dhe ushqen një mjedis ku trafikantët e drogës kanë gjerësisht mundësinë të veprojnë pa u ndëshkuar.

5. Shqipëria evidentohet si bazë për veprimtarinë e organizatave kriminale që veprojnë në SHBA, Evropë, Lindjen e Mesme dhe Amerikën e Jugut.

6. Qeveria e Shqipërisë nuk ka bërë një progres domethënës lidhur me parandalimin e pastrimit të parave dhe krimeve financiare.

Ky është një konstatim i ri në raportin e Departamentit të Shtetit, sepse krimi i organizuar ndërkombëtar ka gjetur në Shqipëri partnerin e duhur.

Ai quhet Edi Rama, përsoni përgjegjës, që ka shndërruar Shqipërinë në narkodemokraci. Partia Demokratike dhe opozita është e vendosur të mos e pranojë këtë standard për qytetarët e saj dhe bashkë me qytetarët do ta ndryshojmë këtë realitet!

Etiketa: drogaRamaSalianji

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Lubonja: Ajo që bëri Begaj, çështje servilizmi! Të priste vendimin e Kushtetueses

22:37 : 09/10/2025
AKTUALITET

Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet, Bushati: Nxorrën pak këmbën nga rrethi, pezulluan çmendurinë e Begajt

22:10 : 09/10/2025
Screenshot
AKTUALITET

Florjan Binaj: Me Edi Ramën nuk kam kontakte që prej vitit 2015, jam i zhgënjyer prej tij

20:55 : 09/10/2025
AKTUALITET

Nga familjarët e burrit te ish-deputetë dhe zyrtarë të PS/ Kujt ia dha Frida Krifca fondet IPARD?

22:43 : 08/10/2025
AKTUALITET

Rama po mendon të shtojë edhe një tjetër taksë për karburantet

21:00 : 08/10/2025
AKTUALITET

Vizita në Shqipëri “i kushton shtrenjtë” kryebashkiakut të New York-ut

20:44 : 08/10/2025
Para

Vrasja e dy vëllezërve, Çubardhi i Ramës shkon në Shkodër …

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 11 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 10/10/2025

Ish-nënkryetari i Roskovecit me biznes pa dokumente në qendër të fshatit, nuk paguan taksa

22:56 : 10/10/2025

Tre të ‘fortë’ bllokojnë rrugën e varrezave, Bashkia Mallakastër nuk jep zgjidhje!

22:47 : 10/10/2025

Nëna braktis fëmijën me aftësi ndryshe, refuzon t’i japë kujdestarinë ligjore ish-burrit

22:39 : 10/10/2025

Bashkia Librazhd i jep tenderin 300 mln lekë Arben Avdulit për të parë yjet me teleskop

22:27 : 10/10/2025

Macron riemëron Sebastien Lecornu si kryeministër të Francës

22:25 : 10/10/2025

Danimarka blen 16 avionë F-35 për të forcuar mbrojtjen ajrore

22:03 : 10/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com