• Kontakt
Saturday, November 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shqipëria e dyta në Rajon për vrasjet/ Ja sa shqiptarë u ekzekutuan në 2018…

08:07 : 25/03/2019
në AKTUALITET, KRONIKE

Në Shqipëri, në vitin 2018 humbën jetën nga vrasjet e qëllimshme 68 persona, nga të vilët 53 ishin burra dhe 15 ishin femra, sipas të dhënave që janë publikuar nga Instituti i Statistikave.

Numri ishte më i lartë sesa autorët e vrasjeve me dashje, që ishin gjithsej 60, për shkak se një person mund të ketë shkaktuar më shumë se një viktimë, siç ishte rasti i masakrës së Selenicës që vrau 8 të afërm në verë të vitit të kaluar.

Në raport me një vit më parë, numri  i viktimave që kanë humbur jetën nga vrasjet ka mbetur i pandryshuar në 68, por në 2017-n kishte më pak femra të vrara (12) dhe më shumë meshkuj (56).

INSTAT i raporton të dhënat e detajuara, për numrin e të dëmtuarve sipas veprave penale dhe gjinisë, që nga viti 2015.

Nga të dhënat rezulton se numri më i lartë i viktimave nga vrasjet ishte në vitin 2016, me 99 të tillë, nga të cilët 82 ishin meshkuj. Kjo periudhë përkon me masivizimin e kultvimit të kanabisit në vend, ku siç është pranuar zyrtarisht kishte rreth 2,000 plantacione të mbjella. Të dhënat e INSTAT tregojnë se ka një lidhje të drejtë mes  vrasjeve dhe veprave penale të evidentuara për drogë. Një tjetër tabelë e INSTAT nxjerr në pah se në 2016-n kemi dhe numrin më të lartë të krimeve në fushën e drogës, me rreth 3,200 të tilla, nga rreth 2,000 që ishte mesatarja e viteve të tjera.

Lexo edhe:

“U kërkoj falje familjarëve”/ Vrau me thikë 42-vjeçarin në Berat, gjykata lë në burg Kristo Memën

Tre vrasje në një ditë, ekspertët: Nevojë urgjente për kujdes të shtuar të shëndetit mendor

Edhe 2019-a nuk ka nisur mbarë, ku vetëm javën e kaluar u shënuan katër vrasje në vend.

Deri në fund të vitit 2017, në vend kishte 992 të burgosur për vrasje, nga të cilët 18 ishin femra. Në raport me 2015-n, kur në bursi ishin 1470 persona për vrasje, numri i tyre ka rënë me 32%, kryesisht për shkak të amnistive të kryera.

Ndërsa numri i të burgosurve për krimet e drogës, në 2017-n ishte rreth 1600, duke “zënë” burgjet shqiptare, teksa përbënte gati 30% të totalit të të burgosurve në vend.

Në raport me popullsinë, në 2018-n, Shqipëria rezulton me rreth 2.5 vrasje për 100 mijë banorë. Sipas të dhënave të Zyrës Kundër Drogave dhe Krimeve të Kombeve të Bashkuara (UNODC), që i referohen vitit 2016, në rajon, Shqipëria është e dyta për nga numri më i lartë i vrasjeve në raport me popullsinë. i pari është Mali i Zi (4.34), më pas vjen Shqipëria, pastaj Kosova (1.6) Maqedonia (1.59), Serbia (1.39), Bosnja (1.28).

Në Europë vrasjet më të mëdha shënohen në ish vendet e Bashkimit Sovjetik, Rusia (10.8 vrasje për 100 mijë banorë),  Ukrania (6.3), Turqi (4.3). Në vendet e Europës Perëndimore, ky tregues luhatet në rreth 1 vrasje për 100 mijë banorë. Shtetet ku ndodhin më pak vrasje janë Sllovenia, Islanda, Norvegjia etj.

Në botë, rekord për vrasjet e qëllimshme mbajnë shtete si Venezuela (56.5), Brazili (29.5), Kolumbia, me 25.5 vrasje për 100 mijë banorë, Meksika (19.3) etj, me dy të fundit që njihen për kartelet e fuqishme që kanë në fushën e drogës./MONITOR

Etiketa: krimeShqiperivrasje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“U kërkoj falje familjarëve”/ Vrau me thikë 42-vjeçarin në Berat, gjykata lë në burg Kristo Memën

13:35 : 30/10/2025
AKTUALITET

Tre vrasje në një ditë, ekspertët: Nevojë urgjente për kujdes të shtuar të shëndetit mendor

20:09 : 29/10/2025
AKTUALITET

Vritet me thikë e reja në Francë, në kërkim ish-partneri shqiptar

11:40 : 29/10/2025
AKTUALITET

Vrasja e 36-vjeçarit në Komunën e Parisit/ Dëshmia e autorit: Më ngacmonte! Kolegët: S’është e vërtetë

10:24 : 29/10/2025
AKTUALITET

“Vetëm e preku kalin”/ Dëshmojnë familjarët e viktimës në Berat: Autori e goditi papritur me thikë

10:16 : 29/10/2025
AKTUALITET

“Mos e prek kalin se është i acaruar”/ Detaje nga ngjarja në Berat, si nisi sherri që përfundoi në vrasje

10:09 : 29/10/2025
Para

Skënderbeu i Elisës kërkon “komandant” të ri pasi na mundi Turqia

TË GJITHA

“50 mijë euro për Ajolën”/ “Malësori” Palushi mori leje pallatesh në zona elitare nga Veliaj (FOTO)

12:53 : 01/11/2025

Morën peng dhe dhunuan 32-vjeçarin/ Arrestohet “Duçja”, vëllai i deputetit. Në pranga dhe 2 të tjerë

12:35 : 01/11/2025

Ligji mbron, por realiteti ndëshkon/ Boshllëqet në mbrojtjen e nënave në punë

12:20 : 01/11/2025

EMRAT/ Po transportonin refugjatë nga Nepali, arrestohet në Gjirokastër dy rinj nga Tirana

12:08 : 01/11/2025

Vrau me thikë kuzhinierin/ Filip Shehu rezulton me probleme mendore, avokati kërkon shtrim në psikiatri

11:49 : 01/11/2025

EMRAT/ Arrestohen 2 shpërndarës droge në Lezhë, nën hetim dhe një i mitur

11:28 : 01/11/2025

OKB: Në Gaza 630 mijë fëmijë kthehen në shkollë pas dy vitesh pushim

11:12 : 01/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com