• Kontakt
Tuesday, June 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Operacioni anti-fajde në Shkodër një “flluskë” e madhe? Ja arsyet!

14:03 : 14/03/2019
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Kryeprokurorja e Përkohshme Arta Marku duket se u bë “kumbarë” e një hetimi të ndërtuar keq nga i zgjedhuri i saj në Shkodër, Ylli Pjetërnikaj, i finalizuar me arrestimin e disa personave për “fajde” dhe që mund të përfundojë shumë shpejt në një flluskë të madhe.

Të Mërkurën e datës 13 Mars 2019, Arta Marku kërkoi nga prokuroria e Shkodrës intensifikimin e luftës kundër kriminalitetit. Dhe, pas një skeme në dukje të koordinuar ndërmjet strukturave të institucionit të Akuzës, vetëm një ditë më pas, të Enjten, Prokuroria e Shkodrës ndërmori operacionin e pagëzuar “Maranaj”.

Sipas njoftimeve zyrtare të Prokurorisë dhe Policisë, janë arrestuar apo shpallur në kërkim rreth 20 persona, të cilët ishin përfshirë në skemën e fajdeve.

Lexo edhe:

Hyri për tu larë në liqenin e Shkodrës dhe pësoi arrest kardiak, humb jetën 37-vjeçari

VIDEO/ Zbulohen mbi 1200 bimë kanabisi në Shkodër, asnjë i arrestuar

“Boldnews.al” po analizon vetëm të dhënat zyrtare mbi veprat penale të cituara në njoftimet e institucioneve, për të krijuar dyshimin se i gjithë operacioni është një “flluskë” e madhe.

Prokuroria dhe Policia njoftuan se personat, për të cilët jepen vetëm inicialet, janë arrestuar, si të dyshuar për veprat penale të: “Ushtrim pa liçencë i veprimtarisë bankare”, me pasoja të rënda, kryer në bashkëpunim, “Pastrim i produkteve të veprës penale”, “Shpërdorim detyre” dhe “Moskallëzim te krimit”.

Po sipas njoftimit zyrtar, personave të arrestuar iu gjetën rreth 500 mijë euro para të thata, si edhe kontrata të ndryshme huaje.

Por, përse ky hetim i zhvilluar nga Prokuroria e Shkodrës mund të rezultojë një dështim në vijim?

Po japim arsyet:

Në bazë të hetimit, vepra kryesore penale është “ushtrimi pa licensë i veprimtarisë bankare”, nga të cilat kanë prejardhjen, sipas prokurorisë, edhe veprat e tjera.

Vepra penale e parashikuar nga neni 170 i Kodit Penal, “Ushtrimi pa licencë i veprimtarisë bankare”, siç edhe përmendet në titull, lidhet vetëm me strukturat e organizuara në formën e bankare apo zyrave të këmbimit valutor.

Institucionet bankare dhe financiare jo-bankare funksionojnë në bazë të disa rregullave të caktuar dhe licensave përkatëse. Në rast se këto institucione nuk pajisjen me licencën përkatëse apo funksionojnë jashtë kushteve të licencës, përgjigjen penalisht në bazë të nenit 170/c të Kodit Penal.

Kjo vepër penale nuk lidhet aspak me individët. Këta të fundit, në bazë të Kodit Civil, janë të lirë që të nënshkruajnë kontrata huaje, me ose pa interes. Gjithçka është në disponimin e lirë të qytetarëve dhe parashikohet në nenin 1050 e vijues të Kodit Civil.

Sipas përcaktimeve ligjore të këtij neni, “Me kontratën e huasë njëra palë (huadhënësi) i jep në pronësi palës tjetër (huamarrësit) një shumë të hollash ose sende që përcaktohen në numër, me peshë ose me masë dhe huamarrësi detyrohet t’i kthejë huadhënësit aq të holla, ose aq sende të atij lloji dhe të asaj cilësie, brenda afatit të caktuar në kontratë ose, kur nuk është caktuar afat, me kërkesën e huadhënësit”.

Pra, Kodi Civil nuk ka asnjë ndalim për kontratë huaje mes personave të ndryshëm, përfshirë edhe në rastin e shtetasve të arrestuar mëngjesin e së Enjtes në Shkodër. Huadhënësi dhe huamarrësi janë të lirë të nënshkruajnë kontrata mes tyre me kushte të ndryshme, përfshirë afatet e kthimit të shumës, formën e kthimit të saj në të holla apo natyrë, etj.

Legjislacioni fiskal shqiptar ka të parashikuar se transaksionet mbi 1 milionë lekë të reja kryhen vetëm nëpërmjet sistemit bankar. Në rastet kur kjo shumë kalon limitin ligjor, atëherë personat e përfshirë përgjigjen penalisht për “shmangie të detyrimeve fiskale”.

Në rastin konkret, Prokuroria e Shkodrës nuk i dyshon personat e arrestuar për “fshehje të detyrimeve”, gjë që do të thotë se kontratat e huasë janë për shuma nën 1 milionë lekë të reja.

Pra, deri më tani kemi këto fakte; personat e arrestuar nuk janë institucione bankare dhe nuk kanë shkëmbyer shuma mbi limitin ligjor, 1 milionë lekë të reja.

Vijojmë. “Burime” policore shprehen në konfidencë për median se një pjesë e këtyre individëve të arrestuar njihen si “të fortë” në Shkodër dhe se detyrimet i kanë marrë me forcë. Në Kodin Penal, kjo sjellë ndiqet ligjërisht si “Vetëgjyqësi”. Por, as Policia dhe as Prokuroria nuk përmendin veprën penale “Vetëgjyqësi”. Pra, “informacionet me burime” për persona që kërkojnë kthimin e huasë me forcë nuk provohet.

Gjithashtu, të njëjtat “burime” shpërndajnë në media se personat e përfshirë në këtë skemë fajdesh (huadhënie-huamarrje) janë të skeduar si të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike, duke aluduar se paratë e përdorura janë produkt i aktiviteteve kriminale të paligjshme.

Sërish, në njoftimin zyrtar policor-prokurorial nuk përmendet në asnjë rast se personat e arrestuar dyshohen për trafik narkotikësh, nga të cilat mund të kenë prejardhjen paratë që më pas janë dhënë me fajde.

Në bazë të kësaj analize ligjore, akuza kryesore e Prokurorisë për “ushtrim të palicensuar të aktivitetit bankar” duket që nuk ka asnjë bazë, të paktën për aq sa ka referuar në njoftimin zyrtar.

Më rrëzimin e kësaj vepre penale, natyrisht bien edhe të tjerat që lidhen me të, si ajo e “pastrimit të parave” dhe “moskallëzimit të krimit”.

Etiketa: hetimeprokuroriaShkoder

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Hyri për tu larë në liqenin e Shkodrës dhe pësoi arrest kardiak, humb jetën 37-vjeçari

09:46 : 03/06/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Zbulohen mbi 1200 bimë kanabisi në Shkodër, asnjë i arrestuar

14:10 : 31/05/2025
RAJONI

Gjykata Kushtetuese në Bosnje anulon ligjet “ruse” në Republikën Srpska

19:17 : 29/05/2025
AKTUALITET

Humbi mandatin dhe u kritikua për spotin me të moshuarin, Edona Bilali: S’janë gati për këtë lloj humori

12:05 : 29/05/2025
AKTUALITET

Gjendet i vrarë një 55-vjeçar në Shkodër, çfarë dyshohet

08:18 : 29/05/2025
AKTUALITET

I iku gruaja bashkë me të birin/ Shkodrani në lot: S’e dija që ishte martuar 3 herë, ka lënë 2 vajza në Itali

15:17 : 24/05/2025
Para

Air Albania zhduket përsëri, premtimi i pambajtur i Belinda Ballukut

TË GJITHA

Teza e gjuhës së huaj u publikua pas nisjes së provimit, justifikohet Ministria e Arsimit: Nuk ndikon në proces

11:16 : 03/06/2025

“11 Maji”/ PD kërkoi verifikim të fletëve të votimit, KQZ i kthen përgjigje opozitës

11:08 : 03/06/2025

Ndodh sërish! Publikohet në rrjete sociale teza e provimit të maturës

11:04 : 03/06/2025

Shtyhet për në 5 qershor seanca ndaj Erion Alibejt, shkak mungesa e avokatëve

10:47 : 03/06/2025

SPAK dhe autoritetet finlandeze operacion kundër trafikut të drogës, goditen disa grupe kriminale

10:44 : 03/06/2025

Goditet grupi kriminal në Fier/ Trafiku i armëve dhe narkotikëve shtrihej në 5 qytete (EMRAT-PAMJET)

10:15 : 03/06/2025

Tiranë/ Zbulohen magazinat ku falsifikoheshin “veshjet firmato”, 4 të arrestuar (VIDEO)

10:01 : 03/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com