• Kontakt
Sunday, November 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Çfarë kërkon opozita?

09:44 : 09/03/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Ilir Kalemaj

Opozita si kërkesë themeltare të saj ka krijimin e një qeverie kalimtare e cila do të mundësonte krahas të tjerave, krijimin e një klime besimi, luftën ndaj krimit dhe korrupsionit dhe parave të pista që deformojnë rezultatin zgjedhor, ndryshimet e nevojshme në kodin penal për të sanksionuar dënime të ashpra për tjetërsimin e vullnetit të zgjedhësve dhe së fundmi nëpërmjet artikulimit publik të z. Basha nevojën për një sistem të ri dhe të qëndrueshëm elektoral i cili do të rriste ndjeshëm cilësinë e përfaqësimit politik dhe do të korrektonte defiçensat demokratike të sistemit aktual.

Zgjidhja ideale do të ishte të kishim dakordësi parimore mbi shtyllat e një sistemi zgjedhor përfaqësues, për shembull proporcionali kombëtar me lista të hapura, ndryshime kushtetuese dhe ligjore që do të rrisnin cilësinë e përfaqësimit dhe kulturën e ndëshkueshmërisë së krimit dhe korrupsionit, vençarisht kur krijon lidhje të shkurtra me politikën.

Gjithashtu, e vlerësuar do ishte përpjekja për depolitizimin e administratës publike dhe mospërdorimin e prerë të saj në fushata elektorale, një ligj i dakordësuar për ta bërë transparent dhe të besueshëm rregullimin e financimit të partive politike etj. Kjo dakordësi që kërkon liderë të përgjegjshëm dhe vizionarë, do të shmangte pazaret afatshkurtra kulisash që do të riprodhonin krizën dhe na fusnin në një qerthull vicioz në vend që të jepnin zgjidhje afatgjatë.

Lexo edhe:

Publikohen fletët e votimit për zgjedhjet e pjeshme lokale të 9 nëntorit

Komisioni i Ligjeve rrëzon kërkesën e opozitës për shkarkimin e Presidentit Begaj

Nëse opozita do t’i përmbahej premisave të mësipërme, do arrijë të ketë dhe të ruajë një epërsi morale që mund ta shfrytëzojë në favorin e saj elektoral në rast se krijohen kushtet për rregulla të barabarta loje, ku topin mos ta shkelmojë vetëm ai që e ka aktualisht dhe penalltinë ta bëjë po vetë.

Që faktori ndërkombëtar është më i interesuar në stabilitokraci se sa në kultivimin e kredenciale demokratikë nëse i vëmë në peshore, kjo nuk do mend, as kalem. Në fakt është një nga tezat më të artikuluara në literaturën e tranzitologjisë vençarisht për vendet e Ballkanit Perëndimor vitet e fundit. BE, e lodhur nga zgjerimi qysh prej dy dekadash dhe së fundmi e ballafaquar me probleme të shumëfishta që variojnë nga BREXIT-i te valët e refugjatëve dhe emigrantëve ekonomikë, nga kriza në eurozonë te shpërthimi i partive ekstremiste, ka pak apo aspak energji të merret aktivisht me reformimin e vendeve përjetësisht kandidate.

Realisht prej kohësh, kumti politik i BE-së ka qenë që secili vend kandidat do të gjykohet prej reformave të kryera dhe Shqipëria prej vitesh tashmë po dështon të cel negociatat. Po të marrësh parasysh që Serbisë dhe Malit të Zi ju deshën vetëm dy vjet nga marrja e statusit kandidat për të hapur negociatatat e antarësimit, që Maqedonia e Veriut është e sigurtë që do i hapë në qershor të këtij viti dhe Shqipëria dështon për të pestin vit radhazi, ka pak shpresë se ndryshimi do të vijë nga jashtë dhe zgjidhja e gatshme.

Zgjedhjet janë pjesë e funksionimit normal të një demokracie por shpesh për shkak të miopisë politike, nuk kuptohet që janë gjithashtu një instrument i rëndësishëm i stabilitetit të një vendi. Që Shqipëria të ketë stabilitet afatgjatë duhet të dijë të organizojë zgjedhje të lira, të pakapura dhe të painfluencuara, ku vullneti i zgjedhësve mos të deformohet dhe natyrisht mandej të pakontestuara. Vetëm kjo mund ta vejë vendin në binarët e legjimitetit politik dhe rritjes së cilësisë së qeverisjes dhe ndërmarrjes së reformave të qëndrueshme.

Kërkesa e opozitës është të krijohen premisat dhe infrastruktura e nevojshme kushtetuese, ligjore dhe institucionale që të garantohet paprekshmëria e votës, besueshmëria e procesit të votimit, integriteti i administratës publike dhe prerja e lidhjeve të shkurtra krim-politik. Gjithashtu krijimi i një instrumenti anti-mafie që do të parandalojë efektivisht pastrimin e parave, godasë korrupsionin ku sivjet kishim rrëshqitur edhe ca vende më poshtë sipas raportit të fundit të Transparency International dhe rritur përfaqësimin qytetar në proceset politike, çka është dhe thelbi i demokracisë pjesmarrëse.

Natyrisht opozita nuk kërkon dhe as nuk duhet kurrsesi të pretendojë pushtet në tavolinë apo rrugë të shkurtra përmes kulisash që sjell rotacion të paqëndrueshëm pushteti. Opozita duhet të kontestojë parimisht, të reflektojë thellësisht, të krijojë instrumentë të besueshëm qarkullimi elitash mes vedi përpara se ta kërkojë pushtetin për të qeverisur krejt shqiptarët dhe të arrijë të ruajë epërsinë morale në një luftë të pabarabartë. Kjo duke qenë se mazhoranca ka në dorë edhe gurin, edhe arrën.

Edhe pushtetin, edhe shtetin. Opozita nuk është vetëm numra. Mbi të gjitha është frymë dhe si e tillë duhet të dijë të ngjallë shpresë dhe besim se do të dijë të sillet me përgjegjësi dhe vizion.

Etiketa: kalemajopozitazgjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Publikohen fletët e votimit për zgjedhjet e pjeshme lokale të 9 nëntorit

08:33 : 01/11/2025
AKTUALITET

Komisioni i Ligjeve rrëzon kërkesën e opozitës për shkarkimin e Presidentit Begaj

12:17 : 31/10/2025
AKTUALITET

Mazhoranca rrëzon komisionin hetimor për “11 Majin”, opozita braktis Kuvendin

21:41 : 30/10/2025
AKTUALITET

“Krimi mbështeti 28 deputetë në zgjedhje”/ Vokshi: Rama, Balluku dhe Adelajda Roka “shpërblyen” bandat me leje ndërtimi

21:15 : 30/10/2025
AKTUALITET

Fushata për Tiranën/ Florian Binaj prezanton planin e veprimit me përfaqësuesit e opozitës

16:00 : 29/10/2025
AKTUALITET

Dumani: Patronazhimi nuk është krim, penalizojeni me ligj dhe ndërhyjmë ne

18:31 : 27/10/2025
Para
FOTO ILUSTRUESE

Shkrumbohet ML-ja e biznesmenit, e parkuar pranë…

TË GJITHA

Horoskopi, 2 Nëntor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:23 : 01/11/2025

I dënuar me 35 vite burg, por ende në arrati: Bertil Alliaj ekzekuton kushëririn në prag të shtëpisë

23:16 : 01/11/2025

FOTO/ Vrau kushëririn në derë të shtëpisë, ky është Bertil Alliaj

22:54 : 01/11/2025

Vrasja e Dalan Alliajt në Selenicë, shpallet në kërkim kushëriri

22:33 : 01/11/2025

Vrasja në Selenicë, shoqërohen 5 persona në polici

22:22 : 01/11/2025

Kosovë/ Oda Amerikane kritikon miratimin e buxhetit 2026 nga Qeveria në detyrë

22:05 : 01/11/2025

Vjedhja e bizhuterive në Luvër, arrestohen tre të dyshuar të tjerë për grabitjen 88 mln euro

21:45 : 01/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com