• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Populizmi i Ramës/ Rruga e zgjedhur nga qeveria për të minimizuar reagimet…

08:24 : 11/02/2019
në KRYESORE, POLITIKE

Kryeministri Edi Rama dhe qeveria e tij duket se kanë zgjedhur rrugën e populizmit sa herë ka një reagim qytetar, lidhur me projekte të ndryshme.

Protesta e studentëve e nisur më 5 dhjetor duket se zgjoi brenda qeverisë populizmin, përmes të cilit tentohet ti jepet një zgjidhje e shpejtë një problem, thjesht dhe vetëm për të ulur tensionet.

Kjo u pa me reagimin e Ramës dhe qeverisë që drejton ku brenda një dite miratoi një seri vendimesh, përmes të cilave artikuloi zgjidhjen e problemeve të studentëve apo kërkesave të tyre. Qeveria nuk u mendua shumë, thjesht u hartuan vendimet, u shpërndanë dhe problem u konsiderua i zgjidhur.

Askush nuk e vrau mendjen se vendimet mund të binin ndesh me Kushtetutën, ligjin e Arsimit të Lartë, apo ligje të tjera që cënonin autonominë e Universiteteve. Thjesht u gjet një mënyrë për të minimizuar reagimin studentor dhe atë të pedagogëve.

E njëjta gjë ndodhi me ministren e re të Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, lidhur me protestën e banorëve dhe qytetarëve në kanionin e Holtës.

Lexo edhe:

‘Air Albania’ si charter privat/ Si u refuzua hetimi për udhëtimet e Ramës, zbardhen faturat e borxheve

Morali i munguar i politikës

Lidhur me HEC-et, Balluku tha se janë 182 kontrata që i korrespondojnë 440 HEC-eve dhe vetëm 96 hidrocentrale janë operative.

“Ato u përkasin 73 kontratave koncesionare dhe kjo përbën një arsye për një vëzhgim të detajuar të të gjithë kontratave ende jo operative, në funksion të një sërë konkluzionesh të nevojshme për të gjykuar strategjinë e këtij sektori, efikasitetin e politikës së ndjekur në vite për stimulimin e HEC-eve të vogla, ndikimin ekonomik dhe social të tyre dhe me radhë. Në këto kushte, kur kemi shumë më shumë kontrata ende jo operative, sesa operative, është koha të bëjmë një ndalesë dhe të gjykojmë për vazhdimësinë”, tha Balluku.

Por vetëm kaq, nuk u miratua as nuk u bë public ndonjë vendim i shkruar, përmes të cilit të tregohej serioziteti i asaj çka thuhej.

E njëjta gjë ndodhi me anullimin e konçensionit të rrugës Thumanë-Kashar, për të cilin qeveria tha se fondi do të kalojë për atë që e quajti Pakti për Universitetet. Por në fakt në buxhetin e shtetit për 2019 për Thumanë-Kashar nuk është caktuar asnjë fond.

E njëjta situatë po paraqitet kudo, sa herë ka një reagim qytetar, madje është kthyer në një model edhe për nivelin lokal.

Kështu u veprua edhe me ngjarjen e Kavajës, ku një e mitur u dhunua nga një grup adoleshentësh, ndërsa protagonizmin e mori ministrja Spiropali.

Në këtë mandat të dytë, duket se Rama dhe ministrat e tij kanë zgjedhur rrugën më të thjeshtë, atë të reagimit të menjëhershëm sikur po anullojnë apo tërhiqen nga një projekt apo konçension, ndërkohë që gjithçka më pas nuk shoqërohet me akte ligjore apo vendime.

E vetmja gjë që mund të shkaktojë ky lloj populizmi është trembja e investitorëve, ose dërgimi i një mesazhi që më shumë ngjan me një gjobvënie në distancë… /Boldnews.al/

Etiketa: populizemqeveriaRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

‘Air Albania’ si charter privat/ Si u refuzua hetimi për udhëtimet e Ramës, zbardhen faturat e borxheve

22:00 : 03/06/2026
AKTUALITET

Morali i munguar i politikës

20:40 : 03/06/2026
AKTUALITET

Dy orë protestë, ndizet bulevardi: Pa ikur Rama nuk largohemi!

20:28 : 03/06/2026
AKTUALITET

Bulevardi i bllokuar, protesta zhvendoset në sheshin Skënderbej: Rama jep dorëheqjen!

18:38 : 03/06/2026
AKTUALITET

Ç’po ndodh në bulevard/ Rama ndalon marshimin e protestuesve? Gardh te Kryeministria

18:24 : 03/06/2026
AKTUALITET

Integrimi/ Vokshi akuza qeverisë: Po censurohet opozita dhe publiku

11:51 : 03/06/2026
Para

Të dhënat/ Kush e kontrollon trafikun e armëve në Shqipëri

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom