Dudushi flet pa doreza: Ja pse nuk e doja Fevziun dhe raportet me Blushin…

I ftuar sot në “Thumb”, Alban Dudushi foli ndër të tjera edhe për konkurrencën “Top Shoë” – “Opinion”, nisur nga fakti se verën e 2018-s u përfol për një lëvizje të Blendi Fevziut drejt Top Channel.

Si u ndje Dudushi kur po përflitej për këtë lëvizje?

A: U gëzua

B: Obobo erdhi ky!

“Të them të drejtën nuk u gëzova, por nga ana tjetër nuk është se pata këtë ‘obobo po iki unë meqë erdhi ky’. Ku flasim për Fevziun dhe emisionin e tij, flasim për një peshë shumë të madhe televizive në vend. Ardhja e tij në Top Channel natyrshëm që krijonte disa pyetje, të cilat unë i bëra. Një ndër to ishte: Ai vjen këtu, por cila është hapësira ime? Nuk u konkretizua dhe nuk kishte kuptim të vazhdonte më biseda [me Ben Blushin, Drejtor i Programacionit në Top Channel].”

LEXO EDHE  “Dashnori Spiderman”/ Të dashurës i kthehet burri papritur në shtëpi, kacavirret për vdekje nga ballkoni (VD)

Nisur nga fakti që “Opinion” dhe “Top Shoë” kanë pasur përgjithësisht të njëjtën fashë orari dhe tematikë, lind pyetja se ç’marrëdhënie ka Alban Dudushi me Blendi Fevziun?

“E kam ftuar disa herë Fevziun në ‘Top Shoë’,” tha ai.

Megjithëse nga ana tjetër, vetë Dudushi nuk ka qenë i pranishëm në “Opinion” pasi nuk ka marrë kurrë një ftesë.

“Në fakt, nuk është se s’kam qenë vetëm të Fevziu, por në emisione të tilla debati nuk kam marr pjesë. Pra, edhe vetë nuk kam kërkuar.” – shtoi ai.