• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Lënia jashtë qeverisë dhe hetimet për Sajmir Tahirin…

14:32 : 31/12/2017
në AKTUALITET, KRYESORE

Një nga zhvillimet politike në vend të pas zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit ishte krijimi I qeverisë së re, e cila do të kishte në përbërje vetëm përfaqësues të Partisë Socialiste. Edi Rama arriti të marrë mandatet e nevojshme të deputetëve në Kuvend për të qeverisur pa nevojën e aleancave, duke bërë të mundur marrjen e timonit, sikundër shprehej në fushatë. Zëri Amerikës ka pasqyruar zhvillimet politike të krijimit të qeverisë, ku një nga momentet e evidentuara është lënia jashtë qeverisë të ish-ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri, për të cilin Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimet në lidhje me implikimet e tij në trafikun e drogës.

Qeveria dhe çështja Tahiri

Me partinë kryesore të opozitës të dalë nga një humbje e thellë dhe e përçarë nga gara e brendshme, u duk se shumica do ta gëzonte për një kohë të gjatë e patrazuar, fitoren e 25 Qershorit. Por shumë shpejt, qetësia do të tronditet nga dyshimet për lidhjet e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri me një grup narkotrafikantësh.

Kryeministri Rama do të prezantojë qeverinë e tij të re në gusht. Numri i ministrive reduktohet në 11 nga 16 të tilla në mandatin e parë. Ndërsa gjysma anëtarëve të ekzekutivit të ri do të jenë gra. Shumica e ministrave do ta mësojnë në sallë përfshirjen në qeveri.Në një fjalim të gjatë në Asamblenë socialistë zoti Rama paralajmëron se “fitorja e 25 Qershorit mund të jetë për ne e para e një epoke të re për Shqipërinë ose e fundit, për një kohë të gjatë”. Disa javë më vonë qeveria do të pasurohet me mbi 30 zëvendësministra.

Në paraqitjen e programit në parlament, në 11 Shtator, zoti Rama kërkon bashkëpunim me opozitën nën frymën e marrëveshjes së 18 majit: “Të ndërmarrim një nisëm të përbashkët, një tryezë të hapur për gjërat e mëdha që duhet të na bashkojnë”. Por për zotin Basha “zgjedhjet e 25 Qershorit shënuan vdekjen e kësaj marrëveshjeje”. Sipas tij zgjedhjet u blenë me paratë e drogës.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Në fakt çështja e marijuanës dhe kultivimi i saj masiv në 2016 kish qenë një kalë i fortë beteje i opozitës. Qeveria e cila ishte përpjekur fillimisht ta minimizonte, detyrohet që në fillim të vitit të hartojë një plan strategjik ndërhyrjeje. Në 2017, ndërsa dhjetra tonelata sekuestrohen nga policia vendase dhe ajo italiane, shifrat e kultivimit, siç tregon dhe monitorimi i Guardia di Financa, u reduktuan në mënyrë drastike.

Por kjo temë do të mbetet në qendër të luftës politike. Në Tetor, shkatërrimi i një organizate kriminale italo-shqiptare në Catania, çon në arrestimin e Moisi Habilajt, një prej vëllezërve të denoncuar me kohë për lidhje familjare me ish ministrin Saimir Tahiri. Në përgjimet e trafikantëve emri i tij përmendet disa herë për dhurata apo sasi të mëdha eurosh. Zoti Tahiri mohon çdo lidhje të paligjshme duke pranuar se “kam bërë gabimin e madh dhe të vetëm, se më shumë se katër vite më parë u kam shitur makinën personale”.

Ai vetë do të kërkojë të hetohet. Opozita ndërkohë është hedhur në sulm. “Sot është dita që Saimir Tahiri të arrestohet”, deklaron zoti Basha në 17 Tetor. Të nesërmen thirret tryeza opozitare që kërkon largimin e kryeministrit Rama i cili i kish dalë gjithnjë në krah Tahirit. Këtë herë ai do të mbajë një qëndrim fillimisht të distancuar ndaj çështjes. Kërkesa e Prokurorisë, në 19 Tetor, për arrestimin e ish ministrit hap një betejë të fortë politike. Në Komisionin e Mandateve dhe Imuniteteve zhvillohen seanca të gjata. Për socialistët veprimi i prokurorisë ka sfond politik. “Kërkesa e Prokurorisë për arrestim, është e papranueshme sepse është arbitrare”, deklaron kryeministri më 23 Tetor në mbledhjen e grupit parlamentar socialist. Tahiri ndërkohë zhvishet nga cdo funksion politik e partiak në PS.

Opozita reagon menjëherë. Për zotin Basha Parlamenti nuk mund të gjykojë kërkesën e prokurorisë, “as nuk ka të drejtë të kthehet në gjykatë e të gjykojë prova që i takojnë gjykatës”. Reagim i fortë vjen dhe nga LSI-ja. “Kryeministri shqiptar ju dorëzua pa kushte krimit dhe trafikantëve”, thekson kryetarja Monika Kryemadhi. Seanca e parlamentit në 25 Tetor do të jetë një formalitet. Me 75 vota të së majtës, kërkesa e Prokurorisë rrëzohet.

Ndërsa një ditë më pas, banesa e zotit Tahiri i nënshtrohet kontrolleve, telashet për ish ministrin nuk kanë të sosur. Në Nëntor një biznesmen kapet nga policia. Në automjetin e tij gjenden 863 mijë euro dhe dy patenta lundrimi të zotit Tahiri. Prokuroria deklaron se ka dyshime se paratë janë të ish ministrit.

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

FOTO/ Ja si ishte për Donald Trump-in, viti 2017 në Twitter

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Gjykata e Lartë rikthen për rigjykim në Apel sekuestrimin e celularit të Arbër Veliajt

12:48 : 14/05/2025

E rëndë në Fier/ 56-vjeçari i jep fund jetës duke konsumuar fotoksinë

12:41 : 14/05/2025

E rëndë! Influencerja nga Meksika vritet teksa ishte live në TikTok/ VIDEO

12:31 : 14/05/2025

KPA lë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit Astrit Halilaj

12:17 : 14/05/2025

EMRI/ Merret peng një vajzë 29-vjeçare në Astir

12:16 : 14/05/2025

“Mbrojmë votën”, Berisha publikon sloganin e protestës

12:09 : 14/05/2025

“PS merr 84 mandate”/ Si e paralajmëroi dy vite më parë “Open Data Albania” rezultatin e 11 Majit

12:04 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com