• Kontakt
Sunday, August 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Shehu replika me Bushatin: Shqipëria hapa pas në Konferencën Islamike

18:49 : 14/12/2017
në KRYESORE, POLITIKE

Një debat i ashpër është zhvilluar në seancën e sotme parlamentare mes deputetit të PD-së, Tritan Shehu dhe ministrit Ditmir Bushati. Debati u zhvillua me Samitin e Konferencës Islamike të mbajtur për çështjen e Palestinës dhe Jesulameit. Në këtë samit Shqipëria u përfaqësua në nivel ambasadori gjë e cila u kritikua nga opozita.

Tritan Shehu tha se qëndrimi i Shqipërisë në Konferencën Islamike u bë pa u konsultuar me të gjithë aktorët.

Më tej Shehu u shpreh: “Qëndrimi ynë në Konferencën Islamike ishte kundër politikës së SHBA. U bënë hapa negativë nga vendi ynë në këtë drejtim. Qëndrimi i Shqipërisë në Konferencën Islamike u bë pa u konsultuar”.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i ministrit të Jashtëm, Ditmir bushati, i cili tha se Shqipëria nuk ka ndryshuar qëndrim për çështjen islamike.

Fjala e plotë e Ditmir Bushatit

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

“Së pari, anëtarësia jonë në konferencën islamike që tani është Organizatë e Bashkëpunimit Islamik daton në vitin 1992. Unë kam qenë gjimnazist dhe ju keni qenë në qeveri. Historia është shumë interesante. Nëse dëshironi mund të bëjmë edhe një seancë për këtë çështje. Shqipërinë në këtë konferencë e ka anëtarësuar zoti Berisha. Niveli ynë i përfaqësimit tradicionalisht ka qenë jo politik. Ftesat kanë qenë për Presidentin dhe Ministrin e Jashtëm, por niveli ynë i përfaqësimit dihet.

Nëse i referoheni vitit 1967, mund t’ju them se ka 4 rezoluta detyruese të Këshillit të Sigurimit. Mbi bazën e Kartës së OKB-së, Këshilli i Sigurimit ka rezoluta detyruese. Ky është qëndrimi i Bashkimit Evropian. Ky ka qenë tradicionalisht qëndrimi i Shqipërisë. Persona të ndryshëm më kanë pyetur përse nuk jemi shprehur. Por unë mund t’ju them që kjo qeveri nuk vuan nga gjigandomania që për çfarëdo lloj gjëje që shfaqet, qeveria të dalë me një qëndrim, duke pasur parasysh se qëndrimi i qeverisë shqiptare në këtë rast është ai qëndrim i pandryshuar ndër vite, i reflektuar tek vota jonë në OKB, në linjë me qëndrimin e Bashkimit Evropian. Ka 4 rezoluta zoti Shehu. Po shtoj edhe diçka tjetër meqenëse i referoheni Ambasadorit tonë dhe pjesëmarrjes së tij në konferencë. Kjo është detyra e Ambasadorit. Në përputhje me Konventën e Vjenës, Presidenti, Kryeministri, Ministri i Jashtëm dhe ambasadori kanë plotfuqishmëri. Kjo është edhe arsyeja përse ai quhet i plotfuqishëm. Nuk do të vijë asnjëherë në Komision Ambasadori për të marrë mendim për këtë çështje.

Dhe, së fundi, po e përsëris sërish se nuk ka një qëndrim të ri nga ana e Shqipërisë. E kemi bërë këtë diskutim edhe për Palestinën në OKB me shumë prej jush. Është i njëjti qëndrim që Shqipëria ka mbajtur në OKB, në lidhje me 4 rezoluta të Këshillit të Sigurimit, rezoluta detyruese që i referohen 1967-s, në përputhje me linjëzimin tonë të politikës së jashtme 100% me atë të Bashkimit Evropian.

E përsëris edhe një herë, thjesht për informacionin tuaj dhe kërshëri shkencore: në Organizatën e Bashkëpunimit Islamik nuk votohet”.

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Shpërthen Cipras: Propozimi i Tusk mbi kuotat e refugjatëve i papërshtatshëm dhe i panevojshëm

TË GJITHA

Përfshihet nga flakët një servis në Fier, tymi mbulon zonën

20:05 : 17/08/2025

I akuzuar për krime lufte në Kosovë, arrestohet një serb në Merdar

19:59 : 17/08/2025

Mungesa e ilaçit rrezikon pacientët me tumor: Po na vrasin me dijeni

19:42 : 17/08/2025

Macron: Evropa dhe Ukraina duhet të jenë të bashkuara përballë Rusisë

19:29 : 17/08/2025

TikTok u mbyll, por adoleshentët vazhdojnë të vriten

18:55 : 17/08/2025

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq/ Avokati i autorit: Ngjarje e çastit, autori shprehu pendesë

18:35 : 17/08/2025

Liderët europianë dhe Zelensky diskutojnë para takimit me Trump në Uashington

18:14 : 17/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com