• Kontakt
Monday, May 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pensionistët, kategoritë që përjashtohen nga taksa e re e shtëpive

20:35 : 18/11/2017
në AKTUALITET, KRYESORE

Pensionistët kryefamiljarë dhe familjet me ndihmë ekonomike nuk do të paguajnë taksën e re të shtëpive. Lajmin e mirë e dha Kryeministri Edi Rama në seancën e Kuvendit për miratimin e buxhetit dhe paketës fiskale 2018, ku paralajmëroi zerimin e taksës për dy kategoritë.

Kryeministri Rama tha se vendimi për përjashtimin nga taksa e dy kategorive konsolidon politikën e qeverisë për të mos rënduar të varfrit.

“Një tjetër ndryshim i rëndësishëm fiskal është mënyra e taksimit të ndërtesës, pasi kalohet nga taksa e sheshtë në një taksë që bazohet në vlerën e pronës. Në këtë pikë është shumë e rëndësishme të nënvizohet iniciativa për zerimin e taksës së ndërtesës për pensionistët kryefamiljarë dhe për familjet në ndihmë ekonomike. Është një hap tjetër që na çon më tutje në konsolidimin e politikës sonë, se kush fiton më pak, duhet të paguajë më pak dhe është një shembull kuptimplotë i së vërtetës se politika jonë e taksimit nuk ka qenë, nuk është dhe nuk do të jetë një politikë që rëndon më të dobëtit. Përkundrazi është një politikë që synon lehtësimin sistematik të atyre që kanë më pak të ardhura”, deklaroi Kryeministri Edi Rama.

Më herët ishte kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe, që i propozoi qeverisë përjashtim nga taksa e shtëpive për pensionistët kryefamiljarë që jetojnë vetëm. Ndryshimet për përjashtimin e dy kategorive do të diskutohen në Komisionin e Ekonomisë në shqyrtimin nen për nen të paketës fiskale, për t’i kaluar për miratim Kuvendit.

KATEGORITË

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Kategoritë që do të përfitojnë nga përjashtimi i taksës do të jenë 83 mijë pensionistë kryefamiljarë që jetojnë vetëm dhe 84 mijë familje me ndihmë ekonomike.

Në total llogariten rreth 160 mijë familje që nuk do të paguajnë taksën e re të pronës, pas hyrjes në fuqi të ligjit në muajin prill. Kategoria e parë që përfiton zerim të taksës do të jenë 83 mijë pensionistë kryefamiljarë që jetojnë vetëm.

Qeveria do të përjashtojë këtë kategori nga taksa e re, që do të jetë sa 0,05 për qind e vlerës së apartamentit. Listat e pensionistëve kryefamiljarë që jetojnë vetëm janë gati, pasi qeveria sot kësaj kategorie i rimburson 648 lekë në muaj rritjen e çmimit të energjisë.

Kategoria e dytë që i shtohet politikës së qeverisë për zerimin e taksës do të jenë familjet me ndihmë ekonomike. Nga përjashtimi i taksës do të përfitojnë 84 mijë familje në nevojë. Me llogaritjet që ka bërë Ministria e Financave për një shtëpi 100 metra katrorë, taksa do të jetë 4,457 lekë.

Dy kategoritë që përjashtohen nga taksa në rast se banojnë në një shtëpi të ndërtuar para vitit 1993, do të kursejnë 2,957 lekë në vit. Në rast se këto familje banojnë në një shtëpi të ndërtuar pas vitit 1993, do të kursejnë 1,457 lekë nga përjashtimi i taksës së re të pronës.

tab

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Detajet/ Plagosën të riun në Tiranë, çfarë zbuluan kamerat për dy autorët

TË GJITHA

Qarku Berat/ Rezultati i kutive të para, ja kush është në avantazh 

04:33 : 12/05/2025

Numërohen 76 kuti në qarkun e Korçës, PS ruan avantazhin

04:18 : 12/05/2025

Numërohen 452 kuti votimi në gjithë vendin! Thellohet diferenca

04:10 : 12/05/2025

Shkoder/ PD ruan avantazhin, e ndjek PS dhe PSD

03:57 : 12/05/2025

Qarku Elbasan/ PS kryeson, numërohen 22 kuti

03:52 : 12/05/2025

EMRI/ Arrestohet babai i kandidates për deputete në Fier

03:36 : 12/05/2025

PS kryeson edhe në Dibër, ja sa vota merr PD në 16 kutitë e para

03:29 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com