• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Debati në grupin e PS, Balla thërret në zyrë Pjerin Ndreun dhe Ahmetajn: Ministrat në dispozicion të deputetëve

17:24 : 31/10/2017
në KRYESORE, POLITIKE

Mbledhja e djeshme e Grupit Parlamentar Socialist i është rikthyer diskutimeve dhe ankesave të deputetëve sapo është mbyllur kamera e ERTV që transmetoi live fjalën e Kryeministrit Rama.

Problematike, sipas deputetëve që morën fjalën, është marrëdhënia e ministrave me deputetët, veçanërisht tani që diskutohet projektbuxheti i vitit 2018 dhe që sipas tyre, nuk ka pasur konsultime për prioritetet e investimeve në zonat e tyre, shkruan Panorama.

Gjithashtu, ata kanë kërkuar që të ketë diferencime te drejtorët e shkollave që kanë dalë me rezultate të dobëta në testim, për shkak se një pjesë e mirë e tyre kanë mbështetur partinë socialiste. Por, mësohet se Kryeministri Rama ka qenë i prerë për të mos bërë asnjë tolerim mbi bazë tesere partie, por të mbajë në punë ata drejtorë që kanë kaluar testimin.

Rama u ka bërë apel deputetëve që të mos ndërhyjnë pranë ministrave apo drejtorëve të mëdhenj që të punësojnë marangozë për t’u bërë drejtues apo shefa të mëdhenj. Kryetari i Grupit Parlamentar, Taulant Balla, është shprehur se marrëveshja e mirëkuptimit mes deputetëve dhe ministrave ka nisur të zbatohet, ndërsa ministrat do të nisin takimet e tyre sektoriale me deputetët për projektbuxhetin e ri, raporton Panorama. 

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

“Në lidhje me Marrëveshjen e Mirëkuptimit, ajo do të zbatohet, ashtu siç është miratuar. Mjafton të bëjmë kërkesë, dhe ministrin do ta kemi në dispozicion për çdo problematikë, madje edhe Kryeministrin. Ne kemi rënë dakord që ministrat do të dalin në çdo qark në takime me administratën, deputetët, por dhe zgjedhësit për problematikat. Kjo ka filluar të ndodhë, po ashtu dhe Kryeministri. Që nesër do të nisin takimet sektoriale për buxhetin, ku aty, sipas zonave, deputetët mund të ngrenë pretendimet e tyre në lidhje me buxhetin. Në lidhje me çështjen e drejtorëve të shkollave, Kryeministri e tha në Vlorë që do të shkarkohen 300 drejtorë shkollash”, u shpreh Balla ne mbledhjen e grupit.

Sipas tij “Testimet janë bërë, dhe mbi bazën e rezultateve, do të vendosen edhe njerëzit aty ku e meritojnë. Por ne nuk mund të bëjmë diferencime për të mbajtur në punë drejtorë, që në testim kanë dalë me rezultate më të ulëta se mësuesit e shkollës ku ata drejtojnë. Këtu, besoj se biem të gjithë dakord, që cilësia e shkollës nuk duhet të jetë ajo që është aktualisht dhe qytetarët presin shumë nga ne. Mimi Kodheli:

Personalisht, mbështes me gjithë fuqinë këtë reformë në arsim, e cila do t’i japë secilit atë që meriton. Nuk mund të lemë të drejtojnë shkollat njerëz që nuk e meritojnë, kur mësuesit që ata drejtojnë, dalin me rezultate më të larta se ata, sepse pastaj dihet se si drejtohet një shkollë, në kushte kur drejtuesi i saj është më pak i kualifikuar se mësuesit e tij. Me këtë duhet të biem të gjithë dakord, pa pasur parasysh emrat e përveçëm dhe kontributet partiake të tyre”.

Mësohet se kreu i grupit ka thirrur në zyrën e tij deputetin Ndreu dhe ministrin e Financave Ahmetaj për të sqaruar çështjen e konsultimit të ministrave me grupin parlamentar.

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

FOTO/ Gruaja seksi e ministrit, që vazhdimisht tregon ‘asetet e saj’ bombastike

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

“Ramën do e ha të gjallë”/ Alizoti pas humbjes: Jam bërë vegjetarian

20:59 : 14/05/2025

Lëvizje e papritur, zyrtari i Juventusit jep dorëheqjen para sfidave vendimtare

20:48 : 14/05/2025

Incident i frikshëm në një kopsht zoologjik në Francë, 13 persona goditen nga rrufeja

20:47 : 14/05/2025

Noka: Socialistët blenë me 10 mijë euro kartat e një fisi në Vlorë, që të mos shkonin të votonin

20:42 : 14/05/2025

Dieta e vezëve, a duhet ta provoni për të ulur peshën?

20:31 : 14/05/2025

Mandati i 13-të i PD në Tiranë/ Tabaku sposton Alimehmetin dhe shkëputet mbi 400 vota para

20:27 : 14/05/2025

Evra: Nëse Ferguson do të ishte trajner sot, ndoshta do të përfundonte në burg…

20:22 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com