Një vit pa Ardit Gjoklajn dhe asnjë i dënuar, familjarët: Kërkojmë drejtësi! (Video)

Nga Boldnews.al

Si sot, një vit më parë, 17 vjeçari Ardit Gjoklaj humbi jetën tragjikisht në landfillin e Sharrës. E ngjashme me një skenar filmi, autorët përgjegjës të kompanisë “3R” tentuan të fshihnin krimin dhe trupin e pajetë. Pjesë e këtij mohimi u përfshi edhe Bashkia e Tiranës, e cila me anë të një kontrate të turpshme i kishte dhënë të drejtën kësaj kompanie për të menaxhuar landifllin e Sharrës.

Boldnews.al kontaktoi familjarët e Ardit Gjoklajt për t’i shprehur ngushëllimet e kësaj ngjarje të tragjike. Xhaxhai i Arditit të ndjerë, shprehu sërish indinjatën për zvarritjen e procesit gjyqësor për dënimin e përgjegjësve kryesor.

“Prej disa muajsh kemi marrë pjesë në seancat gjyqësore, ndërsa tani është ndërprerë për të vazhduar në shtator. Kërkojmë drejtësi për Arditin. Nga Bashkia e Tiranës por edhe institucione të tjerë ende nuk kemi patur asnjë kontakt apo komunikim.” – shprehet për Boldnews.al Vuksan Gjoklaj, xhaxhai i Arditit.

Dy janë deri më tani personat që janë përballur me drejtësinë për vdekjen e Arditit: Përgjegjësi i turnit i kompanisë “3R” që menaxhonte përpunimin e mbeturinave, shtetasi Dëfrim Hakrama, si edhe fadromisti Edmond Kollari, nuk kanë respektuar rregulloret për mënyrën e punës, si pasojë e të cilave ka mbetur i vdekur shtetasi Gjoklaj, i cili punonte pranë kësaj kompanie.

Për këtë çështje, krahas hetimeve të nisura për vdekjen e 17-vjeçarit, janë duke u zhvilluar hetime edhe për përgjegjësitë e mundshme të kompanisë “3R”, shoqërisë “Eco Tirana” dhe Bashkisë së Tiranës, bazuar në një kallëzim të dorëzuar nga grupi i këshilltarëve bashkiakë të Partisë Demokratike.

Ajo që ngelet akoma pa sqaruar është fakti se si një mitur u lejua të punon në një vend të tillë kur është e ndaluar. Ishte kompania “3R”, e kontraktuar nga Bashkia e Tiranës ajo që, sipas dëshmive punësonte edhe fëmijë për të punuar në landfillin e Sharrës.

Publikimi i një dokumentari nga emisioni Publicus në Youtube shfaqi për publikun atë çka fshihej realisht në këtë landfill. Dokumentari u censuruar nga televizioni Vizion Plus, por u shpërnda në rrjetet sociale duke sjellë një valë të madhe reagimesh.

Protestat ndaj kryetarit të bashkisë së Tiranës, Veliaj ishin të shumta për këtë ngjarje, duke e akuzuar si të përfshirë në krim për shkak të lidhjes së përfolur me kompaninë që merret me riciklimin e mbetjeve në Sharrë.

Gjithashtu në rrjetet sociale doli një foto ku shihej Veliaj së bashku me Prokurorin e çështjes së 17-vjeçarit, të ulur në një tavolinë duke biseduar pas ditë pas ngjarjes së rëndë.

Ndonëse ka kaluar një vit, kjo ngjarje që i mori jetën një të mituri dhe tregoi skandalin me riciklimin e plehrave nga Bashkia e Tiranës, asgjë nuk është zbardhur, përkundrazi, ngjarja po harrohet çdo ditë e më shumë. Së bashku më trupin e 17-vjeçarit u mbuluan edhe aferat e mëdha të pushtetit të Vashkisë së Tiranës, ndërsa drejtësia për këtë ngjarje duket se do të ketë pak gjasa të vihet në vend.

Më poshtë homazhet përkujtimore pranë varrezave të Sharrës:

LEXO EDHE  Emri/ U kap në shtëpi bari, dënohet me dy vjet burg shqiptari

https://www.facebook.com/paulo.gjokl/videos/1401633276551782/



PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here