• Kontakt
Saturday, June 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Të gjtha premtimet e pambajtura të Edi Ramës (VIDEO)

18:25 : 20/06/2017
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Kryeministri Edi Rama u përball mbrëmë me fakte për një sërë premtimesh të bëra në 2013, para se të vinte në pushtet dhe që nuk i mbajti gjatë 4 viteve të qeverisjes së Shqipërisë. Në emisionin “Të paekspozuarit” gazetari Ylli Rakipi e ekspozoi përballë mosmbjatjes së premtimeve më të rëndësishme me të cilat erdhi në krye të ekzekutiviti, si: 1) ulja e çmimeve të shportës, 2) ulja e çmimit të energjisë elektrike, 3) shëndetësia falas, 4) anullimin e koncesioneve të qeverisë Berisha, 5) heqja e taksës së qarkullimit për bujqësinë dhë bërjen e çmimit të naftës për këtë sektor në 13 lekë apo 6) mbyllja e lojërave të fatit.

Thuajse për të gjitha këto, kryeministri gjeti justifikime të natyrave të ndryshme.

Dhe qëllimi i vetëm i këtyre justifikimeve ishte shmangia e përgjegjesisë së drejtpërdrejtë, se përse i gënjeu shqiptarët 4 vjet më parë, përse u bëri premtime të parealizueshme dhe përse kur të tjerët i thonin se ato çfarë deklaronte nuk mund t’i bënte (si anullimi i koncesioneve) ai këmbëngulte dhe përbetohej se ishte njeriu i vetëm që mund të bënte ëndrrën realitet.

Tani, kur i duhet të përballet me faktet, kryeministri përpiqet të zhvendosë vëmendjen më pirueta larg elegancës dhe me sulme brutale ndaj medias e gazetarëve që i kërkojnë të shihet në pasqyrë. 

Lapsi.al po i sjell të plota dhe në video (shih më poshtë) të gjitha deklaratat e bëra mbrëmë nga njeriu që kërkon të qeverisë vendin për një mandat të dytë dhe tërësisht i vetëm, duke bërë të tjera premtime për të cilat thotë se mund t’i realizojë vetëm ai dhe askush tjetër.  

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

1 – ULJA E CMIMIT TE PRODUKTEVE TE SHPORTES

I pyetur përse nuk e uli çmimin e produkteve bazike, si mielli, vezët etj, Edi Rama tha se jo çdo qeveri mund të ishte eficente 100% dhe mori si shembull një kompani private pa asnjë lidhje me çështjen, për ta treguar si shembull se edhe të tjerët dështojnë në realizimin e planeve të tyre. Shikoni se çfarë tha për këtë çështje dhe mund ta dëgjoni edhe në videon më poshtë. 

Rakipi: Premtove uljen e TVSH -së për ushqimet bazë, miellin, vezët…

Rama: E vërtetë është

Rakipi: Nuk e mbajtët. Pse? Mund të ma thuash?

Rama: Edhe një herë, se po të shpjegoj. Ne ishim në një derexhe, se kur thotë ky, kur dalin këta e thonë që Shqipëria në këto vite…

Rakipi: Mos u merr me të, iku ai.

Rama: Jo, po nuk është ky, jeni të gjithë ju…

Rakipi: Ne të gjithë jemi të ligj, dhe vetëm ti  tani je këtu?

Rama: Jo mo, jo. Jo mo se është një popull i tërë aty jashtë. Shyqyr që është populli jashtë, se këtu në klub, këtu në klub ju thoni se Shqipëria është më keq se ç’ka qenë, është më e vafër. 

Rakipi: Ty po të të pyesësh për këto, nuk të përgjigjesh. Ti deri tani ke vajtur në emisione humoristike. 

Rama: Kemi nxjerrë 60 mijë njerëz nga varfëria. 

Rakipi: O zoti kryeministër, ti ke vajtur deri tani në emisione humoristike, ore, dhe s’të kanë bërë pyetje…

Rama: Po ky është më humoristik se ato të tjerët…

Rakipi: Tani unë po të them se ti ke thënë që vezët edhe miellin do t’i ul. Përse nuk i ke ulur?

Rama: Edhe një herë, edhe një herë…

Rakipi: Ke përgjigje?

Rama: Po, po kam, si s’kam.

Rakipi: Urdhëro.

Rama: Të thashë, që… jo të gjitha gjërat që zotohet përpara se të fillojë qeverisja zbatohen 100 %, se nuk ka efiçencë 100% asnjë kompani super siç është Apple

2 – ULJA E CMIMIT TE ENERGJISE ELEKTRIKE

Për çmimin e energjisë elektrike kryeministri insistoi se është ulur. Ai e mohoi edhe raportin e ERE (Entit Rregullator të Energjisë), të cilin e citoi drejtuesi i emisionit, në të cilin thuhet se energjia është rritur për 75% të konsumatorëve.

Rakipi: Premtove uljen e çmimit të energjisë elektrike. 

Rama: është ulur çmimi

Rakipi: Ndalo pra 1 minutë, se do të të jap shifrat e tua, të institucioneve të tua. Ndërkohë që ajo është rritur për 75% të familjeve. Ja si. Sipas raportit vjetor të ERE, viti 2015, 75 %  e shqiptarëve kanë paguar mesatarisht 11.4 lekë nga 9.24 në vitin 2013. 

Rama: Ylli, këta janë borçkulla, çmimi i energjisë i energjisë është në faturë. Merre faturën tënde dhe shikoje, paguan më shumë apo më pak. Po ça flisni kështu mo. është në faturë po të them. Cmimi mesatar i energjisë elektrike për konsumatorët familjarë është ulur, për biznesin është rritur. 

Rakipi: Tani unë po të jap raportin e ERE…

Rama: Po nuk dini ju të lexoni raporte. Ia kam thënë edhe Fevziut, aman 100 %. Merrni një copë letër këte, një copë letër andej vini e i lexoni këtu…

Rakipi: Jemi injorantë…

Rama: dhe kujtoni se mjafton t’i lexosh ashtu edhe… po të lutem pra tani, mos flisni për gjëra që nuk i dini.

Rakipi: Ok, ne jemi injorantë, ti je njeriu me i ditur në botë.

3 – SHENDETESIA FALAS

Për shëndetësinë falas, një prej premtimeve kryesore që kishte premtuar për ta realizuar në këtë 4 -vjeçar, kryeministri tha se është ende në proces. Gjatë viteve të para të mandatit, sa herë është përballur me kërkesën për ta realizuar shëndetësinë falas, është përgjigjur duke thënë: prisni fundin e mandatit, kam thënë për 4 vjet, jo në fillim të 4 -vjeçarit. Por edhe pse kanë kaluar plot 4 vjet, shëndetësia falas vazhdon të mbetet një ëndërr për shqiptarët. 

Rakipi: Zoti kryeministër, premtuat shëndetësi falas dhe s’e realizuat. Pse?

Rama: He he, sa i madh që je. Jemi në proces. Dhe po të jap disa të dhëna që të jesh i informuar. 

Rakipi: Si në proces?

Rama: Ore, është sistem mo zotëri, unë habitem…

Rakipi: Me kolegët e mi, ndonjëherë, kur na marrin… psh mua më kanë marrë një gjë timen dhe nuk e fitoj dot më, nuk ma kthejnë, dhe themi është në proces tani. 

Rama: Po ça po më thua?

Rakipi: C’do me thënë është në proces? Procesi mund të zgjasë edhe 100 vjet.

Rama: Jo mo nuk do zgjasë 100 vjet fare. Ndërkohë kanë ndodhur ca gjëra që ju nuk doni t’i njihni. Ju vazhdoni të merreni me koncesionet, nuk ju vjen zor fare. 

Rakipi: Eshtë turp i madh ajo puna e koncesioneve…

Rama: Ai është turp i madh? Ajo është krenari që ne e kemi çuar…

Rakpi: Eshtë borxh i fshehtë…

Rama: e kemi çuar financimin e shëndetësisë në 3% falë koncesioneve, por ju nuk kuptoni!

Rakipi: Ndërtimi i rrugës së lumit të Vlorës…

Rama: Po, është duke u ndërtuar

Rakipi: Thatë se do ta ndërtonit

Rama: O Ylli, a t’lutem… ore shiko se ju s’jeni normal, e kam seriozisht. Keni një anormalitet serioz. Vetëm projekti do një kohë, financimi do një kohë tjetër.

4 – HEQJA E TAKSES SE NAFTES PER BUJQESINE

Rakipi: Ke thënë “do heqim taksën e qarkullimit të naftës për bujqësinë dhe litri i naftës do të jetë të paktën 13 lekë. Nuk është e vërtetë, përse s’e ke bërë. 

Rama: Ylli…

Rakipi: A do të përgjigjesh për premtimet e tua?

Rama: Po do të përgjigjem pra

Rakipi: Hë më thuaj

Rama: Jo mo jo, po jo mo jo, se ti ke kapur disa nga ato që, është e vërtetë, nuk janë realizuar siç janë thënë…

Rakipi: Mos do të kalojmë tek këto që ke bërë…?

Rama: Po janë dhjetëra e dhjetëra të tjera të realizuara. Dhe po të them që janë të gjitha pjesë e një procesi të shtetbërjes, sepse…

5 – ANULLIMI I KONCESIONEVE TE QEVERISE BERISHA

Për kontratat koncesionare, që kishte premtuar se do t’i anullonte, kryeministri pranoi se e kishte pasur të pamundur. Kjo për faktin se shtetit do t’i duhej të paguante gjoba të mëdha. Por këtë fakt atij ia kishin bërë të ditur ekspertë e politikanë që para se të vinte në pushtet, në kohën kur i bënte këto premtime të parealizueshme ose me shumë kosto nëse do t’i realizonte. Gazetari Ylli Rakipi i vuri në dukje edhe koncesionet e dyshimta të bëra nga qeveria e tij dhe i tha se të gjitha paratë që përflitet se i kanë përvetësuar ministrat e tij, në fakt i ka përvetësuar kryeministri vetë.

Rakipi: Do të anulloj të gjitha kontratat koncesionare që janë në dëm të shqiptarëve dhe të shtetit shqiptar. Më thuaj një që ke anulluar. 

Rama: Aaaa, të them 1 që kam anulluar.

Rakipi: Një!

Rama: Të them tjetrën unë

Rakipi: Një, një që ke anulluar

Rama: Po pra ta shpjegoj unë, ta shpjegoj unë. Të shpjegoj pse nuk është anulluar kontrata e skanerave. Ta shpjegoj pse nuk është anulluar? Dmth ne i kemi bërë përpjekjet…

Rakipi: Unë po të them sa ke bërë.

Rama: Ore ne i kemi bërë përpjekjet.

Rakipi: Pse, nuk e di unë përse?

Rama: Pse?

Rakipi: Ta kam thënë, mo. Se ti nuk e anullon dot se ha një gjobë… se ai i ka kalcifikuar, ai që iku nga pushteti, siç i ke kalçifikuar ti kontratat, të gjitha kontratat e koncesioneve që ke bërë ti, ky shtet i ka kalçifikuar.

Rama: Sepse e keni mendjen te tepsia. Ooo, po merr lekë Ilir Beqja, ooo po merr lekë ai…

Rakipi: Jo, Ilir Beqja. Shokët tu, miqtë e tu thonë se nuk i merr Ilir Beqja, i merr Edi Rama. 

Rama: Ja, ja, ja. Ja me ça merreni ju. 

Rakipi: Ku ka fuqi Ilir Beqja të marrë gjithë atë para?

Rama: Ja me ça merreni ju. Ju jeni të turpshëm, mo.

6 – MBYLLJA E LOJERAVE TE FATIT

Edhe për lojërat e fatit, kryeministri pranoi atë që i thuhej në kohën kur përbetohej se do t’i mbyllte me çdo kusht: se lojërat e fatit sillnin të ardhura të konsiderueshme në buxhetin e shtetit. Por veç kësaj ai tha diçka të vështirë për t’u besuar; se brenda grupit parlamentar kishte kundërshti dhe ai kishte qenë në minorancë në këtë çështje. 

Rakipi: Nuk i mbyllët

Rama: I kemi formalizuar, i kemi kufizuar, por nuk i kemi mbyllur. Sepse nuk janë krijuar kushtet dot për t’i mbyllur. 

Rakipi: Ca kushtesh duhen?

Rama: Në këtë çështje unë kam qenë në minorancë. Sepse unë mendoj se në Shqipëri nuk duhet të ketë lojëra fati fare. 

Rakipi: Në minorancë nga kush mo? Nga parlamentarët e tu?!

Rama: Po mo po, nga njerëzit që punojnë me mua dhe nga deputetët e tjerë. 

Sa për lojërat e fatit, që nisën me marrëzinë e operacionit “Fundi i Marrëzisë”, qeveria Rama jo vetëm nuk i ka mbyllur, por ka shtyrë dy herë të tjera hyrjen në fuqi të ligjit, me justifikimin absurd se nuk janë nxjerrë aktet nënligjore. Ligji i miratuar dy vjetë më parë llogaritet të hyjë në fuqi në vitin 2019, nëse nuk do të shtyhet sërish. /Lapsi.al

 

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Ky është numri në të cilin mund ta denonconi shitblerjen e votave

TË GJITHA

Sekuestrohen 500 mijë euro/ Policia zbulon “exchange”-in e fajdeve në Tiranë, në hetim pronarja 72-vjeçare!

10:26 : 21/06/2025

Torino mposht Milanin, dy lojtarë të Kombëtares U-17 fitojnë kampionatin e moshave

10:23 : 21/06/2025

Shpopullimi/ Gazetari: Shifrat tronditëse, 39 mijë shqiptarë lanë vendin në 19 muaj

10:10 : 21/06/2025

Shkëmbi tregon pengun te Tirana: Nuk kishim stadium, ja çfarë shkoi keq sezonin e kaluar

10:05 : 21/06/2025

Skandali në Onkologjik/ Stafa kallëzim në SPAK: Nuk punon pajisja jetike për pacientët me kancer

09:57 : 21/06/2025

Influencerja mohon versionin e Yamal: Më shkroi duke më kërcënuar që të mos tregoja asgjë

09:52 : 21/06/2025

Po transportonin drogë me Audi dhe Jaguar, arrestohen 5 të rinj në Tiranë, mes tyre dy vëllezër

09:45 : 21/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com