• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ekskluzive/ “Atentati ndaj Doshit“, Spartak Braho 23 telefonata me Tonin e Kombinatit, kërkohen tabulatet e Kryemadhit e Kokës

19:37 : 04/05/2017
në AKTUALITET, INVESTIGIME, POLITIKE

Zhvillimet politike të kohëve të fundit kanë zbehur thuajse tërësisht një tjetër ngjarje të rëndësishme që po ndodh në Gjykatën e Lartë. Aty ka nisur procesi gjyqësor ndaj Tom Doshit,  i akuzuar nga Prokuroria për kallëzim të rrem lidhur me deklaratat e tij se kryetari i Kuvendit, tashmë i zgjedhur në postin e Presidentit, kishte paguar për vrasjen e tij dhe të deputeti Mëhill Fufi. Në seancën gjyqsore të zhvilluar ditën e djeshme, deputeti Doshi nëpërmjet avokatëve të tij ka ngritur një sërë pretendimesh lidhur me hetimin e prokurorisë. Në kërkesat drejtuar Gjykatës së Lartë, Doshi ka publikuar edhe tabulatet telefonike mes deputetit Spartak Braho dhe shtetasit Fatjon Skënderi, i njohur ndryshe si “Toni i Kombinatit“, i cili është një nga personat e akuzuar nga Tom Doshi si pjesë e skenarit të vrases. Sipas tabulateve telefonike rezulton se vetëm nga datë 5 deri në 10 maj, mes deputetit Braho dhe vëllezeërve Skënderi që jetojnë në Gjermani ka patur mbi 20 telefonata.  Po ashtu në kërkesën drejtuar Gjykatës së Lartë, Doshi kërkon tabulatet mes Monika Kryemadhit dhe vëllezërve Skënderi, Leonard Kokës (vëllai i ministrit të Mjedisit) si dhe prokurorit Eugen Beçi.

Kërkesat e Tom Doshit drejtuar Gjykatës

Per kete eshte e nevojeshme qe te verifikohet me ane te leter porosise per autoritetet gjermane nese eshte e vertete qe ne daten 6.03.2015 ndermjet ores 16.00-17.00, deputeti Spartak Braho sebashku me shtetasin Leonard Koka te jene takuar ne dalje te Aeroportit te Hanoverit Gjermani, me vellain e Fatjon Skenderit, te quajtur Roland Skenderi dhe te jene shoqeruar prej tij. Pra, te kerkohen regjistrimet ne kamerat e sigurise duke u derguar fotografite e deputeit Spartak Braho dhe shtetasit Leonard Koka, si dhe fotografia e Roland Skenderit.

Po me ane te leterporosise, te kerkohet nga autoritetet gjermane qe te merren nga operatoret e telefonise celulare, komunikimet telefonike prej dates 1.03.2015 deri ne daten 04.05.2015 ndermjet  shtetasve :

  • Spartak Braho dhe Fatjon Skenderi
  • Spartak Braho dhe Roland Skenderi
  • Monika Kryemadhi dhe vellezerit Fatjon e Roland Skenderi
  • Eugen Beci dhe vellezerit Fatjon e Roland Skenderi
  • Leonard Koka dhe vellezerit Fatjon e Roland Skenderi

Per periudhen e sipercituar, jane te nevojeshme edhe komunikimet telefonike ndermjet shtetasve :

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

  • Spartak Braho dhe Ilir Meta
  • Leonard Koka dhe Ilir Meta

Keto komunikime telefonike mund te verifikohen edhe duke iu drejtuar operatoreve te telefonise celulare, ketu ne Shqiperi, ose duke i ftuar personat e mesiperm, qe vullnetarisht te dorezojne ne prokurori tabulatet telefonike, qe ata marrin normalisht me faturen e detajuar te thirrjeve hyrese dhe dalese. Nese nuk kane gje per te fshehur, keta persona nuk kane pse e refuzojne nje ftese te tille.

Kerkesa per te realizuar veprimet e sipercituara, mbeshtetet pikerisht ne domosdoshmerine per te vertetuar se personat e sipercituar jane sjelle me vertetesi, dhe kane vepruar ne rrethana faktike jo vetem te verteta e te verifikueshme, por qe per nga natyra e tyre jane te tilla qe per nje person normal me formim kulturor mesatar te mos lene asnje dyshim apo jo.

Ne deklarimet e tij perpara Prokurorise prane Gjykates se Shkalles se Pare per Krime te Renda, date 12.03.2015, deputeti Spartak Braho deklaron:

”Shtetasit Fatjon Skenderi, Rezi Skenderi, Durim Bami, Agim Rama dhe Ylli Xhaxhollari, para se te behej video publike, ishin teresisht te panjohur per mua…”

Ndryshe rezulton nga te dhenat qe disponon mbrojtja. Rezulton se ne datat 05.03.2015 deri ne daten 10.03.2015, deputeti Spartak Braho ka komunikuar me shtetasit Fatjon dhe Taulant Skenderi, gje qe shihet qarte ne tabelen e meposhteme :

Sikurse rezulton nga hetimet mbrojtese, Taulant Skenderi disponon numrin +49 17634511760, i regjistruar ne adresen : Sonnenëeg 16, 30171, Hannover, ndersa numri tjeter me te cilin ka komunikuar deputeti  Braho : +49 15215675105, i perket shtetases Alina Peter, e regjistruar ne adresen: Bendergasse 7, 60311 Frankfurt /Main.  Ky numur eshte perdorur nga Fatjon Skenderi.

Ky mohim i deputetit Braho, persa i perket njohjes me personat e sipercituar, e, ne menyre te vecante me shtetasin Fatjon Skenderi, bie lehtesisht poshte mjaft qe te konstatosh numrin e konsiderueshem te telefonatave qe ai ka patur me vellezerit Skenderi. Jo vetem kaq, por deputeti Braho jo vetem ka komunikuar me telefon, por ai edhe eshte takuar me ta ne daten 06.03.2015, pra shume dite perpara deklarimeve te bera prej deputetit Braho perpara prokuroreve….

Sikunder shpjeguam edhe me lart, verifikimi i veprimeve te deputetit Braho, ka rendesi per mbrojtjen e te perfaqsuarit prej nesh nga akuza e ngritur ndaj tij. Sikunder kemi sqaruar, ne doktrine, vepra e kallzimit te rreme kerkon qe autori ta kryeje vepren me dashje direkte. Nga ana tjeter, perjashtohet dashja direkte, si element substancial i kesaj vepre penale, nese autori eshte i bindur per fajsine e te akuzuarit prej tij. Por, qe te perjashtohet dijenia per pafajsine e te kallzuarit, eshte e domosdoshme te vertetohet se i kallzuari ka vepruar ne rrethana faktike jo vetem te verteta e te verifikueshme, por qe per nga natyra e tyre jane te tilla qe per nje person normal me formim kulturor mesatar te mos lene asnje dyshim. Kjo eshte shume e rendesishme ne percaktimin e anes subjektive te autorit.

Perse deputeti Braho, kryetar i nje komisioni shume te rendesishem parlamentar, shkon te takoje Fatjon Skenderin, person me precedente penale !? Perse ai komunikon ne telefon me te te? Cili eshte interesi i deputetit Braho ne rastin ne fjale ? Perse ai e mohon njohjen dhe takimin me Fatjon Skenderin? A vepron ai ne emer te tij apo ne emer te dikujt tjeter ? A nuk krijon kjo dyshimin se i kallzuari (kryetari i parlamentit) ka vepruar(nepermjet njerezve te tij te besuar) ne rrethana faktike te cilat nuk jane te verteta te verifikueshme dhe qe lene nje dyshim serioz qe minimumi perjashton dashjen direkte te te mbrojturit prej nesh per kryerjen e vepres per te cilen akuzohet. Natyrisht, ne emrat e sipercituar nder te akuzuarit publikisht eshte vetem Fatjon Skenderi, por, personat e tjere jane persona shume afer dhe te besuarit e te akuzuarit tjeter publikisht, kryetarit te Kuvendit Ilir Meta.

Eshte e natyrshme ajo qe eshte pretenduar qysh ne fazen e hetimeve paraprake se nuk jane verifikuar biseda telefonike ndermjet kryetarit te Kuvendit dhe shtetasit Fatjon Skenderi. Te gjithe jane te bindur se te tilla nuk ka patur dhe nuk mund te kete, por, njerezit e afert te tij nese kane kryer veprime dhe kane komunikuar, me shtetasin Fatjon Skenderi, kjo, pervecse eshte nje nderhyrje jo korrekte ne fazen e hetimit, nga ana tjeter provon se sjellja e te akuzuarve nuk ka qene e tille qe te lere jashte cdo dyshim mbi fajesine e tyre.

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para
Deputeti i LSI Perparim Spahiu, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku eshte miratuar projektvendimi per proceduren paraprake per perzgjedhjen e Inspektorit te Pergjithshem te Bankes se Shqiperise/r/n/r/nLawmaker Perparim Spahiu, speaks during a parliamentary session.

Përparim Spahiu “thumbon” Bashën dhe Ramën

TË GJITHA

Gjykata dënon me 55 vite burgim në total autorët e vrasjes së Edmond Papës

10:37 : 09/06/2025

Arrestohet lideri i partisë kryesore opozitare në Republikën Sërpska

10:18 : 09/06/2025

Horoskopi javor, 9-15 qershor 2025/ Ja cila shenjë do të jetë më me fat

10:06 : 09/06/2025

“I nxehti afrikan”/ Meteorologia: Ja se si do të ndryshojnë temperaturat gjatë kësaj jave

10:05 : 09/06/2025

Tallte Biden-in, por e pëson edhe vetë! Trump pengohet në shkallët e avionit (VIDEO)

09:53 : 09/06/2025

Skandal në spitalin e Traumës/ Shefi i auditit Luan Rosaj shantazhon stafin mjekësor

09:42 : 09/06/2025

Në total 45 të akuzuar, sot vijon gjykimi për rastin “Banjska” në Kosovë

09:39 : 09/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com