Lëvizja Socialiste për Integrim nuk do të vijojë koalcionin qeverisës me Partinë Socialiste, nëse në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit nuk përfshihet Partia Demokratike.
Në një dalje të orëve të mbrëmjes, Ilir Meta i lëshoi një sinjal të fortë bashkëaleatit Rama duke thënë se është e hapur për koalicion me PS-në, por nga ana tjetër nuk do të bëhet pjesë e zgjedhjeve farsë. “Duhet qeveri besimi për zgjedhje të gjithë pranuara. LSI është e hapur të afirmojë për zgjedhjet e ardhshme koalicionin me PS-në. Por, nëse lidershipi i PS nuk do tregojë përgjegjshmëri për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe garantimin e kushteve LSI nuk mund të jetë pjesë e një koalicioni të tillë dhe as një farse elektorale të mundshme. LSI ka qene ë qartë se mes të djathtës dhe së majtës zgjedh të majtën. Midis farsës elektorale dhe demokracisë, zgjedh demokracinë. Mes kaosit dhe stabilitetin, zgjedh stabilitetin” – u shpreh Rama.
Ilir Meta vijoi edhe më tej duke paralajmëruar edhe dorëzimin e mandateve, duke nënkuptuar krijimin kështu të një qeverie teknike. “Realizim të plotë dhe transparent të procesit të dekriminalizmit. Zbatimi i reformës zgjedhore, kusht ende i papërmbushur. Duke vlerësuar sa më lart, LSI për këtë qëllim vendosë të vërë në dispozicion të zgjidhjes politike në vend, të gjitha mandatet e deputetëve, ministrave dhe posteve të saj. Kjo do të thotë që Partia Demokratike të ketë një rol më ndikues në menaxhimin e zgjedhjeve.”– u shpreh Meta.
Ai i bëri apel kreut të Qeverisë dhe kreut të opozitës që të lënë mënjanë qëndrimet përjashtuese dhe konfliktuale, dhe të vijojnë me procesin e dialogut.
“Besojmë dhe shpresojmë në angazhimin e gjithë aktorëve të tjerë, në veçanti të kryeministrit Rama dhe kryetarit të opozitës, Basha për të gjetur një zgjidhje që vendi të shkojë drejt zgjedhjeve demokratike, të hedhë një hap përpara dhe t’i japë hov të gjitha reformave”, tha Meta.
Boldnews.al