• Kontakt
Saturday, June 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kontrollet për kanabisin/ Përse policia po kërkon në vendin e gabuar

12:17 : 23/02/2017
në AKTUALITET, KRYESORE

“Ndërkombëtarët lëshojnë alarmin se 2 miliardë euro të trafikut të drogës do të përdoren në zgjedhje”

Prej disa ditësh policia e shtetit ka ndërmarrë një operacion në shkallë vendi kundër kultivimit të kanabisit.

Operacioni ka nisur pas informacioneve të marra në rrugë operative se në sera, tunele të ushtrisë të trashëguara nga regjimi komunist e shtëpi të brakisura trafikantët kanë nisur të kultivojnë bimë narkotike (shih rubrikën lajme të lapsi.al)

Mbi 3 mijë forca policore janë nxjerrë nëpër zona fushore e malore.

Deri tani nuk është zbuluar ndonjë parcelë e mbjellë.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Këtë vit policia i ka nisur më herët kontrollet se një vit më parë, ku kanabisi u mboll në të gjithë vendin, në sipërfaqet më të mëdha të para ndonjëherë në Shqipëri dhe me prodhimin rekod të drogës.

Por edhe pse duket më e angazhuar, policia po kërkon në vendin e gabuar.

Për të parandaluar kultivimin e kanabisit fillimisht ajo duhet të luftojë trafikun e farës së kanabisit.

Përllogaritet se, për sasinë rekord të kanabisit që u prodhua një vit në parë në Shqipëri, trafikantët kanë përdorur të paktën 5 ton farë.

Vitin që shkoi policia nuk sekuestroi qoftë edhe 1 kilogram të vetëm farë kanabisi.

Në fillim të janarit të këtij viti presidenti i republikës, Bujar Nishani dha alarmi për farën e kanabisit. “Në vitin që kemi hyrë, që është dhe vit elektoral, informacionet zyrtare janë që në vend ka hyrë gjatë kësaj periudhe një sasi shumë e madhe e farës së kanabisit, prej disa tonësh. Ky është një informacion që institucionet e policisë kryesisht duhet ta marrin me shumë seriozitet. Patjetër që duhet ta ketë policia këtë informacion. Unë e kam nga SHISH por atë që informacion që e kam unë e ka dhe qeveria”.

Por kur kanë kaluar dy muaj nga kjo deklaratë sërish nga policia nuk është raportuar ndonjë kilogram farë kanabis e sekuestruar.

Kontrollet e policisë fillimisht duheshin ushtruar tek “importuesit” e farës së bimës narkotike. Vetëm në këtë mënyrë do të ishte parandaluar mbjellja e qindra mijëra bimëve.

Lufta kundër improtuesve ka zero rezultat. Përllogaritet se vetëm për farën e futur një vit më parë, trafikantët kanë përfitua 10 milionë euro. Vetëm një farë kushton nga 3 deri në 5 euro. Policia raportoi vitin e shkuar se në aksionet e saj u sekuestruan afro 2.5 milionë bimë. Miliona fara të tjera u shndërruan në bimë e më pas në drogë, ku disa tonelata u kapën në Itali e Greqi e të tjera besohet se kanë përfunduar në tregjet e Europës.

19 ton janë kapur vetëm në janar – shkurt në Itali.

Nëse trafikantët do të ruajnë të njëjtin trend, afro 5 ton farë kanabisi do të jetë sërish në qarkullim në Shqipëri, e importuar në forma të ndryshme, duke kaluar kryesisht në pika doganore.

Nëse policia nuk ka arritur të kapë qoftë edhe një trafikan të vetëm të farës, si do bindë ajo që e ka seriozisht luftën kundër kultivimit me operacionin që sapo ka nisur?

Drejtues të policisë janë akuzuar nga opozita se bashkëpunojnë me narkotrafikantët. Akuza ka patur edhe për vetë Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri dhe drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çakon. Atëherë, si do ta luftojë policia kultivimin me të njëjtët drejtues që e toleruan apo dështuan ta parandalojnë një vit më parë?

Operacioni i policisë së shtetit i ngjan kështu një tjetër aksioni – fasadë të cilit autoritetet shtetërore ndërmarrin zakonisht këto kohë sa herë duhet të zhurmohet një problematikë.

Dhe problematika e këtij viti, krahas kultivimit, është pastrimi dhe përdorimi i parave të fituara nga kultivimi dhe trafikimi i drogës së prodhuar një vit më parë.

Ambasadori i OSBE –së, Bernd Borchardt lëshoi alamin mbrëmë kur tha se janë të paktën 2 miliardë euro para të pista që qarkullojnë në Shqipëri. Dhe paratë e pista në këtë vend vijnë kryesisht nga aktivitete kriminale të trafikut të drogës.

“Në 2013 Guardia di Financa përllogariti që prodhimi ishte 1 mijë ton, vlera bruto e të cilëve shkonte më shumë se 2 miliardë euro. Po të marrim shifrat e publikuara nga ministria e Brendshme për plantacionet e shkatërruara, duket që mbjelljet kanë qenë më të mëdha se në 2013. Jo gjithçka është kapur sepse çdo javë dëgjohet se janë kapur ngarkesa. Kjo do të thotë se qarkullojnë më shumë se 2 miliardë euro para të pista. Pra ekziston rrisku se këto para mund të përdoren për të blerë deputetë. Të gjitha këto janë rreziqe të mëdha”, deklaroi ambasadori i OSBE.

Me nxjerrjen e mbi 3 mijë policëve me uniformë nëpër ara e kodra policia po kërkon të hedhë në opinionin publik idenë se ajo e ka seriozisht luftën kundër drogës.

Se sa seriozisht është kjo betejë mjafton të shohës zero kilogramët e kapur nga afro 5 tonë farë kanabisi që po qarkullon në Shqipëri. /Lapsi.al

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Analiza/ A e ka shitur Merkel-Ramën?

TË GJITHA

Sekuestrimi i 74 mijë eurove në Kakavijë, kapet 73-vjeçari i shpallur në kërkim

15:13 : 21/06/2025

Di Biagio: Jemi lodhur duke mos e parë Italinë në Botëror, Gattuso është trajneri i duhur

14:51 : 21/06/2025

Shisnin drogë në ish-Bllok/ Gjykata lë në burg 22 anëtarët e grupit, 2 prej tyre u lehtësohet masa

14:47 : 21/06/2025

Greqia me Kod të ri Rrugor! Çfarë ndryshon në vendin fqinj

14:39 : 21/06/2025

Futbollisti shqiptar ndërpret kontratën me Dinamo Zagreb, njofton klubin e ri

14:30 : 21/06/2025

Vlorë/ Iu gjet armë poshtë sediljes, arrestohet 20-vjeçari

14:28 : 21/06/2025

Lufta Izrael-Iran/ 6 bombardues B-2 lënë bazën në Missouri, nisen drejt Oqeanit Indian

14:15 : 21/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com