Në një bashkëbisedim me gazetarët, kreu i Kuvendit, njëherësh kryetar i LSI, Ilir Meta i pyetur nëse me shkarkimin e Manjanit, LSI u dorëzua përballë PS, tha se nuk është dorëzuar para asnjë partie, kur kujtoi ngjarjet politike të vitit 2009.
I pyetur nëse ishte vënë në dijeni për akuzat e rënda që ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani bëri dje në drejtim të qeverisë, Meta tha se për akuza të tilla duhet të ndiqet rruga e drejtësisë dhe jo të hidhen tymnaja.
“Nuk dorëzohemi para asnjë lloj presioni…As PS…as kryeministrit, aq më pak përballë PD…Të hedhim sa më pak shashka…Jemi këtu për gjëra më madhore. LSI, dje foli qartë…Duhet të ndiqen rrugët e drejtësisë, jam për rrugët institucionale…aq më pak kur përfaqasojmë një institucion politik…Kjo është rruga e zgjidhjes…Ose do vazhdojmë pa asnjë zgjidhje…duke mos e konsoliduar shtetin ligjor. Sepse tymi e bën të pamundur këtë gjë…Kush del jashtë këtij mesazhi, konstruktiv sigurisht që ka përgjegjësinë e tij”, tha Meta.
Pyetje: A ka dalë Manjani jashtë këtij mesazhi?
Meta: Më duket se jua thashë që zonja Xhixho dhe Rama kanë folur dje qartë për këtë çështje.
Pyetje: Manjani tha se Rama ju ka bërë 6 muaj presion për ta hequr, për çfarë presioni e kishte fjalën?
Meta: Mos marrim më shumë kohë…S’kam asnjë koment…Çështjen e presionit jua sqarova që në fillim.