Duke marrë shkas nga replikat dhe përplasjet në distancë të ministrave dhe deputetëve të tij me kolegët e tyre të PS, kreu i LSI, Ilir Meta iu përgjigj interesit të gazetarëve se përse qëndron ende në koalicion me kreun e PS, Edi Ramën.
“Nëse Rama siguron 71 mandate, LSI del në opozitë…S’ka nevojë të jetë shtojcë…Nuk jemi parti klienteliste. LSI i ka qëndruar pikë për pikë marrëveshjes së Shkodrës, për koalicionin me PS…”, tha ai, duke nënvizuar se qëndron në qeverisje për stabilitetin e vendit.
Meta tha se bashkëpunimi i LSI-së me PS nuk i pëlqen opozitës.
Pyetje: Pret rezultatin e zgjedhjeve për të vendosur për koalicionin?
Meta: Më keqkuptuat…i takon forumeve të LSI të marrë vendime…LSI është qeveri se ndjen detyrim për legjitimitetin e qeverisjes së vendit përpos problematikave që ka…Jemi për përmirësimin e qeverisjes së vendit. LSI s’ka qenë e s’do të jetë asnjëherë shtojcë e asnjë maxhorance që ka 71 vota legjitime për qeverisjen e vendit.
Pyetje: Ilir Meta pret 19 qershorin apo 2 prillin që të vendosë koalicionin?
Meta: Nuk kushtëzohet nga afate dhe shqetësime që nuk i shërbejnë vendimmarrjes.
Pyetje: A i ka PS 71 vota sot pa juve…?
Meta: Jeni spekulante. Shaka. Unë e thashë shumë qartë, nëse dikush konfirmon se ka 71 vota për të qeverisur vendin ,sot, dje, nesër. LSI del në opozitë dhe voton çdo gjë që kërkon integrimin europian, si vend i NATO-s”.