Gjatë fushatës së tij Donald Trump u prezantoi votuesve amerikanë një “kontratë” të detajuar të atyre që ai do të arrinte gjatë ditës së tij të parë në detyrë.
Por teksa Trump u betua si president të premten, mbetet e mjegullt, cilat veprime ai do të marrë menjëherë.
Lista përfshin “të fillojë largimi i më shumë se 2 milionë imigrantëve kriminalë të paligjshme” dhe “të anulojë çdo veprim antikushtetues ekzekutiv … nga Presidenti Obama”, raporton “Washington’s Top News”.
10 nga premtimet kryesore të Trump, bërë për ditën e tij të parë si president:
-Të prezantojë një amendament kushtetues për të kufizuar mandatet e kongresit.
-Të ngrijë punësimet për qeverinë federale për të reduktuar borderotë, edhe pse ushtria, siguria publike dhe agjencitë e shëndetit publik do të përjashtohen.
-Të ndalojë Shtëpinë e Bardhë dhe zyrtarë të Kongresit të bëhen lobistë për pesë vjet pasi ata largohen nga qeveria.
-Të anuncojë planet për të rinegociuar Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë me Kanadanë dhe Meksikën, ose të tërhiqet nga marrëveshja.
-Të formalizojë tërheqjen nga partneriteti Trans-Paqësor.
– Të heqë kufizimet në minierat e qymyrit dhe shpimet për naftë dhe gaz natyror.
– Të heqë “postblloqet” e epokës së Obamës në projektet e energjisë të tilla si tubacioni Keystone XL.
– Të anulojë pagesat e SHBA në programet e ndryshimeve klimatike dhe t’i adresojë këto të holla për ujin dhe infrastrukturën mjedisore në SHBA.
-Të ndalojë të gjitha fondet federale për “qytetet e shenjtërores”, vende ku zyrtarët vendorë nuk arrestojnë apo ndalojnë emigrantët që jetojnë në vend në mënyrë të paligjshme për autoritetet federale.
-Të ndalojë emigracionin nga rajone të lidhura me terrorizmin, ku verifikimi është i vështirë.
Përshtati: BoldNews