• Kontakt
Saturday, May 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Haradinaj flet për akuzat serbe: Arrestimi, lojë e ulët politike. Franca po abuzon me mua

18:16 : 12/01/2017
në KRYESORE, RAJONI

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur për akuzat e Serbisë për krime lufte, pak orë pas lirimit me kusht të tij nga një gjykatë franceze. Duke folur për “Zërin e Amerikës” Haradinaj tha se urdhër-arrestet serbe ndaj tij kanë prapavijë politike dhe shtoi se do të jetë në dispozicion të autoriteteve franceze deri në përfundim të këtij procesi.

Intervista e Haradinajt për VOA:

Zëri i Amerikës: Zoti Haradinaj, në mediet serbe është njoftuar se prokuroria serbe për krime lufte ka ofruar prova të reja kundër jush. A jeni i njohur me këto prova nëse prokuroria serbe vërtetë i ka paraqitur ato?

Ramush Haradinaj: Proceset gjyqësore lidhur me rastin tim në Tribunalin e Hagës, kanë filuar në vitin 2005. Aktakuza e mbramë e amendamentuar ka hyrë në fuqi në vitin 2011. Do të thotë, që nga 1999 deri në vitin 2011, po të kishte pasur prova çfarëdo qoftë, Serbia apo kushdo qoftë, kanë qenë të mundshme të shqyrtohen. Nuk kanë lënë asnjë provë, asnjë informatë, jo vetëm Serbia, por askush tjetër lidhur me mua pa e prezantuar në gjykatë. Të gjitha ato prova të shqyrtuara kanë rezultuar me vendimin e gjykatës, shpallje të pafajshëm. Kjo është tani vetëm një lojë politike e Beogradit. Lojë politike, që për fat të keq e përkrahu edhe Franca.

Zëri i Amerikës: Zoti Haradinaj, çfarë pritet të ndodhë tani? Cili do të jetë hapi tjetër?

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Ramush Haradinaj: Unë jam i liruar nga mbajtja në arrest. Por, duhet të qëndroj në Francë deri në përmbylljen e procedurave dhe deri në një vendim të gjykatës lidhur me këtë çështje. Këtu duhet të theksojë se e gjithë kjo është një cirk, e thashë edhe në gjykatë, një cirk ligjor, nuk ka të bëjë me ligjin, është krejtësisht politike dhe është krejtësisht abuzim ligjor. Meqenëse, aktakuza nga Serbia daton në vitin 2004 dhe proceset gjyqësore për mua kanë filluar në vitin 2005 dhe deri në vitin 2011 kanë vazhduar, do të thotë unë jam shpallur i pafajshëm në nëntor të vitit 2012. Pra, ardhja me këto shkresa të tilla, është abuzim dhe ndalimi im në bazë të urdhër arrestit të vitit 2004, është abuzim. Gjermania e ka hedhur poshtë, Austria e ka hedhur poshtë, Zvicra e ka hedhur poshtë, ndërsa është e habitshme qasja e autoriteteve franceze ndaj kësaj kërkese të Serbisë.

Zëri i Amerikës: A jeni i shqetësuar për mundësinë që të ekstradoheni në Serbi?

Ramush Haradinaj: Kjo nuk ndodhë. Nuk ka si të ndodhë. Unë jam i Kosovës. Serbia nuk ka juridiksion mbi mua as mbi Kosovën. Përgjigjen ja kemi dhënë me luftë Serbisë në vitin 1999, pra zotit (Slobodan) Millosheviç, regjimit të tij. Në atë kohë, zoti (Ivica) Daçiç ka qenë një shërbëtor i zotit Millosheviç, po ashtu (Aleksandër) Vuçiç, shërbëtor i zotit (Vojislav) Sheshel. Nëse ata nuk ndërrojnë qasje, nuk po e ndihmojnë paqen në Ballkan, por, po e destabilizojnë Ballkanin me këto lojëra të tyre politike që janë krejtësisht të padrejta.

Zëri i Amerikës: Zoti Haradinaj, nga pikëpamja procedurale, a ka qenë procesi profesional sa duhet, apo ka vonesa që ju mund t’ju duken të qëllimshme?

Ramush Haradinaj: S’ka asgjë profesionale në këtë rast, sepse burimi i këtij rasti është krejtësisht politik. Një gjykatë në Angli ka hedhur poshtë një kërkesë të tillë duke e quajtur abuzim nga Serbia dhe duke i quajtur këto aktakuza politike. Vende respektabile, po ashtu anëtare të INTERPOL-it e të EUROPOL-it si Gjermania, Austria e Zvicra, i kanë hedhur poshtë, Franca po abuzon me mua dhe me situatën me mua.

Zëri i Amerikës: Atëherë si e gjykoni ju rolin e Francës në arrestimin tuaj, një vend që e ka mbështetur pavarësinë e Kosovës dhe që në të kaluarën nuk ka ngritur ndonjë problem të veçantë lidhur me akuzat që qenë bërë ndaj jush?

Ramush Haradinaj: Shikoni. Franca është themeluese e Tribunalit të Hagës për ish Jugosllavinë. Ka pasur gjyqtarë, prokuror, hetues. Franca është pjesë e gjithë mekanizmave ndërkombëtar në Kosovë. Të gjithë këta e dinë se Serbia nuk ka juridiksion mbi Kosovën nga 99-ta sepse juridiksioni ka kaluar tek OKB-ja me Rezolutën 1244 dhe nga 2008-ta jemi shtet i pavarur dhe Serbia s’ka asnjë juridiksion mbi shtetasit e Kosovës. Shtuar kësaj edhe faktin se jam në posedim të pasaportës diplomatike të Republikës së Kosovës si kryeministër.

Zëri i Amerikës: Zoti Haradinaj, a mendoni se protestat e shqiptarëve kundër arrestimit tuaj mund të çojnë në përplasje serioze mes Kosovës dhe Serbisë?

Ramush Haradinaj: Shkoni. Shqiptarët kanë treguar se janë popull i mirë. Janë popull i drejtë e i dashur edhe liridashës, por nuk lejojnë të padrejta. Mobilizimi i shqiptarëve ngado që janë, më ka bërë të ndjehem aq krenar saqë vërtetë besoj se e drejta është për shqiptarët dhe kanë perspektivë. Kjo është një lojë e ultë. Kushdo që ka marrë pjesë në këtë lojë të ultë, filluar nga Beogradi e të tjerët, kanë me dalë të turpëruar në këtë lojë.

Sot Gjykata e Apelit në qytetin Colmar të Francës lindore liroi me kusht ish-kryeministrin e Kosovës. Lirimi me kusht ia kufizon lëvizjet Haradinaj, të cilit i është marrë pasaporta.

Haradinaj duhet të qëndrojë në Francë dhe të paraqitet dy herë në javë në polici. Në pritje të shqyrtimit të kërkesës serbe për ekstradimin e tij në Serbi.

Serbia u ka dorëzuar organeve franceze të drejtësisë kërkesën për ekstradimin e Haradinaj, të cilin e akuzon për krime lufte.

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Soros humb 1 miliardë dollarë pas fitores së Trump

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Çfarë mori dhe çfarë dha Trump gjatë turneut të tij në Lindjen e Mesme? Marrëveshja triliona dollarë

11:30 : 17/05/2025

Plagosja e të miturit në Maliq/ Policia nis procedimin penal për autorin 14-vjeçar

11:18 : 17/05/2025

Rama del kundër Trump: Nuk do i mbushim depot me lloj-lloj mallrash

11:16 : 17/05/2025
European Union at night. Earth map from NASA

Politizohet integrimi në BE/ Ëndrrat e shqiptarëve nuk i bëjnë dot realitet të tjerët

11:01 : 17/05/2025

Kritikat e Vjosa Osmanit, Macron: Shpresoj që javën e ardhshme të rinisë dialogu

10:46 : 17/05/2025

Rama: Me Macron biseduam për përfshirjen e Francës në ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë

10:25 : 17/05/2025

Bisedimet për paqe në Ukrainë, Macron: Përballë cinizmit të Putin, besoj se Trump do të reagojë

10:07 : 17/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com