Nga Boldnews.al
Ndërprerjet e dritave në disa zona në Tiranë por edhe në qytetet kryesore kanë risjellë edhe njëherë në vëmendje vitet e errëta 2000-2002. Miliarda lek janë përdorur rimëkëmbjen e sektorit energjitik por përsëri vendi ndodhet në errësirë.
Me një dalje të beftë, Administratori i OSHEE Ardian Çela kërkoi të heqë përgjegjësinë nga vetja dhe fajësoi firmat private se po dëmtojnë linjat e tensionit të lartë.
“Po marrim nisma ligjore që do ja propozojmë dhe qeverisë që të marrim sanksione drastike ndaj kompanive që na kryejnë këto lloj dëmtimesh, madje deri në konfiskim të garancive apo ndërprerje të furnizimit me energji elektrike të këtyre institucioneve që i financojnë këto punime, sepse jemi duke i bërë investime dhe po dëmtohet edhe imazhi ku qytetarët me të drejtë ankohen por nuk e dinë të vërtetën nga kush shkaktohen këto ndërprerje të furnizimit me energji elektrike”. – shprehet Çela.
Por fshehja e dështimit nuk mund t’i faturohet kurrësesi dikujt tjetër. Ardian Çela nuk mundet që të justifikojë ndërprerjen e energjisë elektrike në Teatrin Kombëtar duke shkaktuar irritim tek dhjetra qytetarë të cilët po shikonin shfaqjen “Don Kishoti” me aktorët Romir Zalla dhe Gentjan Zenelaj.
Ardian Çela nuk ka kujt t’ia faturojë gabimin për ndërprerjen e dritave në stadiumin “Selman Stermasi” ku po luhej ndeshja Tirana-Partizani. Kjo situatë e paprecedentë tërboi të gjithë tifozët që shanin dhe mallkonin Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.
Në buletinin e Agjencisë së Prokurimit Publik, Ardian Çela jep tendera dhe shpërndan miliona euro për klientët e tij, por kjo nuk mjafton për të furnizuar pa ndërprerje me energji elektrike konsumatorët. Boldnews.al ka denoncuar me dhjetra tendera për shpenzime luksi, duke nisur nga zyrat moderne e deri tek makinat e shtrenjta.
Paratë e popullit janë përdorur edhe të rritur rrogën e Ardian Çelës duke e çuar në 3 milion si dhe sekretares së tij deri në 800 mijë lekë.
OSHEE shprehet se ka përmirësuar rrjetin elektrik të shpërndarjes, por teksa jemi në hyrje të dimrit, kuptohet mjaft mirë se kjo kompani i ka keqmenaxhuar paratë e taksapaguesve duke i lënë ata sërish në errësirë.
OSHEE me në krye Administratorin Ardian Çela duhet të mbajë përgjegjësi për fondet publike të shpenzuara në investime në sektorin energjitik. Nëse qytetarët nuk paguajnë faturat përfundojnë në burg, ndërsa Ardian Cela vjedh miliona euro dhe lë qytetarët pa energji, por aaskush nuk po e arreston dhe ta çoj atje ku i takon, në burg.
OSHEE heq dritat në Teatrin Kombëtar, ndërpritet shfaqja “Don Kishoti” (Foto)
Skandal/ Fiken dritat edhe në ndeshjen Flamurtari -Tirana (VIDEO)
Dy vite pa drita, veprimi antihuman i OSHEE-së me 80-vjeçaren
“Hajdutët e OSHEE më lanë 10 muaj pa drita sepse nuk pagova faturën abuzive 880 mijë lekë”
Tirana pa drita/Ku shkojnë miliardat që jep OSHEE për tenderat?
Ngelen pa drita bizneset në autostradën Tiranë -Durrës, OSHEE bën kallëzim në polici
Ironia/ OSHEE shpenzon mbi 2 miliardë tendera, ndërsa Kukësi dhe Hasi 14 orë pa drita
Lapraka në errësirë totale, 3500 abonentë pa drita. OSHEE gjen një fajtor