• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Fondet publike/OSHEE, mbi 2 miliard lek tendera për 3 ditë (Dokumenta)

12:15 : 15/11/2016
në AKTUALITET, EKONOMI, INVESTIGIME, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka hapur thirrjen për dy tendera në një hark kohor prej 72 orësh. Tenderi i parë ka të bëjë me sigurimin e jetës së 2600 punonjësve të OSHEE ndërsa tenderi i dytë do të jetë për mobilimin e zyrave të godinës së re të këtij institucioni që po ndërtohet në Tiranë.

OSHEE rezulton të jetë një nga institucionet që zhvillon më tepër tendera në vend me shifra tepër të larta, por Boldnews.al ju sjell vetëm dy tenderat e fundit që kalojnë shifrën e 2 miliard lekëve.

Tenderi për sigurimin e punonjësve

Data 5 dhjetor 2016 është afati i fundit për dorëzimin e ofertave për tenderin me objekt “Sigurimi i aksidenteve në punë i punonjësve”. Sipas dokumentave që disponon Boldnews.al, bëhet fjalë për sigurimin e jetës për 2600 punonjës të OSHEE, me një fond limit prej 89.656.666 lek (të reja).

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Aksidentet gjatë punës në OSHEE kanë qënë të shpeshta kohët e fundit, ku më i fundit ishte ai i datës 4 tetor në qytetin e Vlorës, me pasojë humbje e jetës së një elektriçisti. Me këtë tender, OSHEE kërkon që të parandalojë familjarët e viktimave që të nisin proceset gjyqësore ndaj këtij institucioni në rastet e aksidenteve në punë.

Në tender, OSHEE deklaron se për çdo aksident me pasojë jetën apo humbjen totale të aftësisë në punë, kompania e sigurimit do të japë një shpërblim prej 30 milion lekësh (të vjetra). Por kjo shumë modeste jo vetëm që nuk kthen mbrapsht jetën e njerëzve por as nuk plotëson nevojat e një familje që mund të ketë fatin e keq që të humbasë kryefamiljarin.

Ndërkohë shifra prej 896 milion lekësh për 2600 punonjës është tepër e fryrë ndërsa ngrihen dyshime se me këtë tender po favorizohen oligarkët e kompanive të sigurimit. Kjo për shkak se primi në këtë tender është llogaritur rreth 300 mijë lekë në vit për person.

Por nëse i hedhim një sy çmimeve të kompanive të sigurimit për aksidentet në punë, me një shifër mesatare primi prej 100 euro në vit, ke të mbuluara të gjitha shpenzimet deri në 30 mijë euro. Pra, shihet qartë që OSHEE ka vënë më tepër para në dispozicion të taksapaguesve shqiptarë për këtë tender ndërsa kërkon një shërbim më të vogël.

Njoftimi për këtë tender në Agjencinë e Prokurimit Publik është bërë në datën 11 nëntor 2016.

Klikoni këtu për tu njohur me tabelën e Përfitimeve

Tenderi për mobilje luksi

Ndërkohë tenderi tjetër i OSHEE është edhe më i kushtueshëm për xhepat e shqiptarëve dhe më pak i nevojshëm. Bëhet fjalë për kompletimin e zyrave të reja të këtij institucioni me tavolina lluksi, rafte moderne, stola të rehatshëm, kolltuqe vip e deri tek pajisja me kuzhinë për të gatuar.

Fondi limit i këtij tenderi është 129.827.000 lek (të reja) ndërsa afati i fundit për dorëzimin e ofertave është data 6 dhjetor 2016.

Në fakt është e padëgjuar më parë që një institucion i cili punon me orar zyrtar 08:00-17:00, duhet të pajiset me 7 kuzhina dhe ku shumica prej tyre do të jenë në zyrat e drejtuesve të mëdhenj.

Sipas dokumentave që disponon Boldnews.al, ne kemi arritur të mësojmë sesi do të pajiset edhe zyra e Administratorit të OSHEE, Ardian Çela. Sipas porosisë që pritet të kryhet, Çela do të ketë një kuzhinë në zyrën e tij, disa poltrona modernë, një tavolinë mesi me xham të akullt, një tavolinë personale por që të jetë e rangut drejtues, një panel për izolim akustik si dhe një superkarrige drejtuesi.

I gjithë ky luks i shfrenuar me taksat e qytetarëve shqiptar nuk justifikon lodhjen e drejtuesve të cilët kanë rrogë edhe më të lartë se Presidenti i Shqipërisë. Boldnews.al ka denoncuar më herët se paga e Adminitratorit të OSHEE Ardian Çela shkon deri në 3 milion lekë në muaj kurse sekretarja e tij paguhet 800 mijë në muaj.

Ky shpenzim marramëndës ishte krejtësisht i panevojshëm po t’i shtosh edhe 5 milion euro që u harxhuan për ndërtimin e godinës së re të OSHEE nga një kompani që është pranë qeverisë, EUROCOL.

Zyrat e mëparshme të OSHEE ishin pozicionuar në mes të ish-blloku, të kompletuara dhe në një ambient tepër bashkëkohor.

Njoftimi për këtë tender në Agjencinë e Prokurimit Publik është bërë në datën 14 nëntor 2016. Pra në harkun e 3 ditëve OSHEE vendosi të shpenzoj rreth 2.1 miliard lek, ku me siguri fituesit e tenderave do të jenë të paracaktuar.

Klikoni këtu për të parë listën e mobiljeve të porositura nga OSHEE

Më poshtë disa projekte të mobiljeve për zyrat:

1_001 2 kuzhina

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Vlahutin: Do kishim preferuar zbatimin e “drejtësisë” para raportit të KE

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com