Friday, May 20, 2022
BoldNews.al

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SONDAZHE
  • English
    • VETTING
    • INVESTIGATIONS
    • OPINION
    • OTHERS
  • SPORT
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SONDAZHE
  • English
    • VETTING
    • INVESTIGATIONS
    • OPINION
    • OTHERS
  • SPORT
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
Nuk ka rezultat
View All Result
BoldNews.al
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi AKTUALITET

Hije skandali mbi ndërtimin e Stadiumit “Qemal Stafa”…

15:56 : 14/11/2016
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE
Hije skandali mbi ndërtimin e Stadiumit “Qemal Stafa”…

Prej disa ditësh në kantierin e stadiumit të ri duket sikur çdo gjë është ndalur. Deri para disa ditësh punonin qindra punëtorë, madje edhe me tre turne, tashmë shihen vetëm një grusht rojesh që vijnë rreth e rrotull.

Thashethemet e zakonshme të kafeneve të Tiranës thonë se punimet janë ndalur nga kompania zbatuese sepse nuk po ju dalin pazaret me qeveritarët:

Një grusht njerëzish me pushtet të cilët mundësuan prishjen e stadiumit të vjetër kombëtar dhe ndërtimin e paligjshmëm të të riut, kanë bërë pazar me ndërtuesin për të mbajtur dhe ndarë mes tyre kullën. Por, kompania e cila zbaton projektin ka kuptuar ditët e fundit se ajo do të përfitojë pronësi vetëm në qendrën tregtare por jo në kullën e stadiumit. Ky lloj shpërblimi nuk mjafton për të paguar koston e ndërtimit të stadiumit, të kullës dhe të qendrës tregtare. Për të kompensuar koston , qeveria i kishte premtuar kompanisë tendera publikë me leverdi.

Por, duke qenë se investimet publike janë zvogëluar, kompania ka frikë se mund të ngelet me gisht në gojë, ndaj dhe ka ndërprerë punimet, ndoshta për t’i bërë presion palës tjetër.

Në një vend normal këto lloj “spekullimesh konspirative” as nuk do të kishin nevojë të përgënjeshtroheshin, sepse dokumentet publikë do sqaronin gjithçka. Por në rastin konkret qeveria nuk ka dhënë asnjë informacion publik dhe çdo gjë e ka bërë në fshehtësi të plotë.

Lexo edhe:

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

Paralajmëron nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

Madje qeveria nuk ka treguar as vullnetin më minimal për të informuar publikun dhe përfshirë atë në vendimmarrje.

Kantieri i ndërtimit në mes të Tiranës nuk ka asnjë të tabelë informuese, sikurse e kërkon ligji, mbi të dhënat e punimeve: cilët janë përgjegjësit sipas ligjit, kush është projektuesi, investitori, ndërtuesi, çfarë ndërtohet, numri i lejes së ndërtimit, vlera e projektit, dhe afati i punimeve.

Leja ndërtimit nuk ekziston as në faqen zyrtare të KKT-së dhe as në tjetër burim qeveritar, sikurse nuk ekziston ndonjë dokument tjetër zyrtar.

E vetmja gjë që është bërë publike nga ky stadium janë disa imazhe të prodhuara me kompjuter, të bëra publike nga Kryeministri Rama gjatë mbledhjes së KKT-së në Hotelin Tirana International.

Në ditët më pas, në varësi të momentin, kryeministri hodhi në treg rendera që ndryshonin nga njëri-tjetri. Herë me fasadën monument kulture e herë pa të. Më vonë, Kryeministri pohoi se do të kishte edhe dy parkime nëntokësore, një në sheshin Italia dhe një mbrapa tij.

Por asnjëherë nuk është bërë publike projekti përfundimtar i stadiumit, kostot e tij dhe as kontrata ndërmjet federatës dhe kompanisë së ndërtimit, e cila do të jetë pronare e pjesës tregtare të stadiumit dhe të paktën “de jure” e kullës së stadiumit. Nuk dihet nëse është bërë vlerësimi i ndikimit në mjedis ndërkohë që është e sigurtë që konsultimet me publikun nuk janë zhvilluar asnjëherë sikurse e kërkon ligji.

Prandaj sot askush nuk mund të thotë sa metra katrorë janë stadium, sa metra katrorë janë qendër tregtare, sa e lartë do të jetë kulla, sa sipërfaqe do të marrë firma ndërtuese dhe sa do t’i ngeli federatës, kush e financon dhe kush do të jetë pronari, kur do të përfundojë ndërtimi.

Mungesa e transparencës, gjithë ky sekret, gjithë kjo pavendosmëri, procedurat e diskutueshme, ushqejnë zërat e “këqinj” të kafeneve. Ndoshta do të duhej një sqarim dhe një përgënjeshtrim nga ana e të gjitha palëve të përfshira.

Kryeministri, ministrat, kryetari i Bashkisë Tiranë dhe dhjetra funksionarë të tjerë publikë heshtin dhe pranojnë mos respektimin e ligjit.

Heshtjen e tyre e mbushin spekulimet ose e vërteta, e cila shpesh shprehet vetëm përmes thashethemeve./exit.al

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
LSI zbulon skenarin e PS-së për zëvendësimin e Llallës: Ja pse është skandal
AKTUALITET

Paralajmëron nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

21:20 : 13/03/2018
Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 përsona
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 përsona

11:42 : 11/01/2018
Aksident tragjik në Cremona, vdes gruaja shqiptare e majorit të karabinierëve
AKTUALITET

Aksident tragjik në Cremona, vdes gruaja shqiptare e majorit të karabinierëve

11:21 : 11/01/2018
Paloka, Rama ka frikë, ja vendimi që ka marrë
AKTUALITET

Paloka, Rama ka frikë, ja vendimi që ka marrë

11:17 : 11/01/2018
Spaho: Dorëheqja e Ruçit, hapi i parë për kthimin e Kuvendit në normalitet
AKTUALITET

Spaho: Dorëheqja e Ruçit, hapi i parë për kthimin e Kuvendit në normalitet

12:33 : 09/03/2018
Para
Ajo që nuk u tha rreth takimit të Melania Trump-it me Michelle Obama-n

Ajo që nuk u tha rreth takimit të Melania Trump-it me Michelle Obama-n



TË GJITHA

Eliminimi i Andi Zylyfit, rrëfim i Dumanit: U ndjeva i përdorur nga Talo Çela

Porosia e Talos/ Dumani rrëfen at*ntatin e dështuar: Më mbaruan plumbat

11:38 : 20/05/2022
Këngëtari i njohur tregon luftën e tij me shëndetin mendor

Këngëtari i njohur tregon luftën e tij me shëndetin mendor

11:37 : 20/05/2022
A u fut në kurth Dumani? Ja si do të vritej Oti i Elbasanit për 200 mijë euro

A u fut në kurth Dumani? Ja si do të vritej Oti i Elbasanit për 200 mijë euro

11:16 : 20/05/2022
Luana Vjollca rrëfen të pathënat e saj: Kam pasur 5 raste traumatike në 15 vite

Luana Vjollca rrëfen të pathënat e saj: Kam pasur 5 raste traumatike në 15 vite

11:14 : 20/05/2022
Zgjedhjet për President/ Balla: PS nuk firmos kandidatët e opozitës

Zgjedhjet për President/ Balla: PS nuk firmos kandidatët e opozitës

11:01 : 20/05/2022
Vrasja/ Dumani: Me pistoletën që më fali Talo i qëllova vëllain, por u bllokua

Vrasja/ Dumani: Me pistoletën që më fali Talo i qëllova vëllain, por u bllokua

10:59 : 20/05/2022
Rrëfehet Atdhe Xharavina: Me Bora Zemanin nuk flas më, jam fans i Donaldit

Donaldi dhe Bora u fotografuan bashkë, Atdheu: E dija, Beatrix është viktima

10:56 : 20/05/2022





RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

2022 Boldnews - by Wearedope.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SONDAZHE
  • English
    • VETTING
    • INVESTIGATIONS
    • OPINION
    • OTHERS
  • SPORT
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE

2022 Boldnews - by Wearedope.com