Ekskluzive/ Ja mesazhet e trafikantëve për drogën e kapur në Vlorë (FOTO)

Operacioni i zhvilluar në Vlorë ku është sekuestruar 7 tonë kanabis i paketuar për eksport jashtë Shqipërisë ka shumë dritëhije. Policia nuk ka dhënë informacione të sakta për operacionin për arsyen se disa efektivë të saj janë të përfshirë në rrjetin e trafikimit të drogës.

Mesazhet e siguruara nga Boldnews.al flasin për një rrjet të mirëorganizuar trafikantësh.
Njëri nga trafikantët që bën porosinë duke folur me kode me trafikantin tjetër i kërkon se sa kushton kanabisi që do të blejnë. Përgjigja është se kanabisi duhet blerë sa më shpejt nga kultivuesit, se ndryshe më vonë do të mykej.

Pasi bëjnë negociatat së bashku, njëri nga trafikantët i shkruan bashkëpunëtorit se do ti nisë 50 mijë euro për porosinë dhe 10 mijë euro për 15 ditë. Ndërsa i thotë se paratë do të jenë gati të enjten ose të premten në Vlorë kanabisi të jetë gati për të dielën, pasi do të eksportohej.

Si nisi operacioni

Operacioni nuk ka nisur nga hetimet e Policisë Vlorës, por pas indicieve të Shërbimit Informativ Shteteëror. Agjentët e SHISH kishin nisur një operacion për të identifikuar parcelat me kanabis në zonën e Vlorës.

Pasi kanë zbuluar parcelat dhe përgjuar trafikantët, SHIK i është drejtuar prokurorisë dhe jo policisë, nga frika e dekonspirimit të operacionit.

Pasi ka marrë dosjen e SHISH, prokuroria ka lëshuar menjëherë një sërë fletë arrestesh ndaj personave që dyshohen si organizatorë të trafikut të drogës.

Por veprimi i prokurorisë e ka gjetur të papërgatitur policinë. Uniformat blu kanë hezituar fillimisht të zbatonin urdhër-ndalimet.

Ndërkohë pas kërkesës së Prokurorisë, drejt zonës së Lumit të Vlorës kanë vajtur Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë për ta marrë përsipër vetë operacionin.

LEXO EDHE  Të gjithë tentativat e SPAK për të mbuluar skandalin e “patronazhistëve”

Por kur specialët e FNSH kanë arritur në vendngjarje, Policia e Vlorës ka mohuar se në atë vend kishte tonelata me kanabis.

Por insistimi i oficereve të policisë gjyqësorë të prokurorisë ka bërë që efektivët të hynin në zonë.
Sapo ata kanë mbërritur në vendin ku mbahej kanabisi janë pikasur nga fshatarët e zonës, të cilët nuk kanë bërë rezistencën më të vogël.

Nga këtu lindin dyshime të forta se fshatarët që ruanin kanabisin kanë patur kontakte të mëparshme me policinë dhe për arsye ata nuk janë trembur nga operacioni.

Burime të Boldnews.al nga FNSH konfirmojnë se kanë sekuestruar mbi 7 tonë kanabis të presuar.
Droga e sekuestruar ndodhet në një magazinë dhe po ruhet në mënyrë të fshehtë nga policia. Kjo e fundit ka publikuar urdhërndalimet, por nuk kanë dhënë asnjë shifër zyrtare se sa kanabis ishte sekuestruar.

Por këtu kanë lindur edhe dyshimet e prokurorisë. Prokurorët dyshojnë se policia po e mban të fshehur sasinë e madhe të kanabisit, që pasi fashitet zhurma e operacionit, ta dorëzojë pjesën më të madhe sërish te trafikantët.

Dyshimet e prokurorisë vijnë pasi nga përgjimet e saj, por edhe të Shërbimit Informativ Shtetëror ka dalë si i përfshirë edhe emri i drejtorit të policisë së Vlorës.
Mësohet se operacioni ka nisur prej dy javësh dhe pritet të ketë zhvillime të tjera të forta. Ndërkohë që ministri i Brendshëm Saimir Tahiri sulmoi sot ashpër prokurorinë.



PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here