• Kontakt
Saturday, May 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Qindra denoncime: OSHE po na “rrjep”, kërkon para pa fatura

20:19 : 12/07/2016
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, SOCIALE

Nga Boldnews.al

Publikimi i një seri investigimesh ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë  Elektrike, ka detyruar qytetarët që të denoncojnë në Boldnews.al abuzime të rënda të kryera nga ky institucion publik. Më i fundit është denoncim i një qytetari nga Saranda i cili shprehet i shqetësuar për mënyrën sesi operojnë punonjësit e OSHEE.

Qytetari me inicialet A.N, i cili zotëron një biznes në qytetin bregdetar rrëfen momentet e presioni të ushtruar nga punonjës të OSHEE. Sipas denoncimit të ardhur në redaksinë tonë, para dy ditësh (të dielën) 4 punonjës të OSHEE, mes tyre edhe faturuesja i kanë kërkuar biznemenit që tu paguante faturën e muajit qershor me para cash në dorë. Qytetari i habitur nga kjo lloj pagese pyet për shumën dhe kërkon faturën. Por punonjësit e OSHEE të cilët kishin dalë të dielën në terren i bëjnë një llogari me hamendje dhe i kërkojnë 40 mijë lekë (të reja). Ndërkohë për faturën ata shprehen se është në sistem dhe se nuk ka dalë akoma.

Atëherë qytetari refuzon të bëjë këtë pagesë me arsyetimin e mungesës së faturës. Madje qytetari i cili zotëron hotelin në Ksamil dhe që nuk është debitor tek OSHEE, u thotë punonjësve se nuk kishte llogjikë që të paguante një faturë paradhënie me para në dorë.

Për të ushtruar edhe më tepër presion ndaj biznesit, njëri nga 4 punonjësit e OSHEE nxjerr pincat në tavolinë si shenjë për ndërprerje të energjisë elektrike nëse nuk paguante nën dorë shumën prej 40 mijë lekëve.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Qytetari nuk pranon të bëhet pjesë e këtij pazari dhe pyet punonjësit e OSHEE përse kishin ardhur tek hoteli i tij. Ata përgjigjen duke thënë se ka shumë biznese që janë ankuar duke pritur në radhë për të paguar faturën dhe prandaj vijmë tek ju që të “shmangni” radhët. Qytetari deklaron se ai nuk është ankuar asnjëherë për radhë të gjatë, prandaj nuk ka ndërmend të paguajë para në formë tjetër përveçse në sportelet qëndrore të OSHEE.

Ky është një nga rastet ku inspektorët e OSHEE ushtrojnë korrupsion me çdo lloj forme dhe tentojnë të rrënojnë një hotel në bregdet, i cili mbijeton për vetëm disa muaj të verës.

Qindra denoncime për mbifaturime

Boldnews.al raporton se problemi i mbifaturimeve nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike vijon edhe në ditët e sotme. Qytetarët ankohen për pasaktësi në leximin e matësve nga punonjësit e OSHEE. Vetëm për vitin 2015, mbi 8800 ankesa u regjistruan në zyrat e OSHEE për mbifaturime të padrejta.

Sipas OSHEE, çdo qytetar që bën ankimimin për mbifaturim nuk është i detyruar për të paguar shumën e faturuar për 30 ditë, derisa të bëhen verifikimet e nevojshme.

Por shpresa për të gjetur zgjidhje duket se është e vakët, kjo pasi qytetarët shprehen se nuk marrin asnjëherë përgjigje për ankesat e bëra. Sipas tyre  alternativa e vetme mbetet pagesa e faturave të fryra.

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Pas 3 vitesh në Qeveri, kuptova që jam Kryeministër

TË GJITHA

VIDEO/ Denoncimi i Berishës: Ard Nova dhe Laku po shpërndajnë zarfe me para në Shkozet

22:35 : 10/05/2025

Përplasja në Dibër/ Policisë i arratisen blerësit e votave, babai i kandidtët të PS qëllon me armë

22:22 : 10/05/2025

Polici që qëlloi me armë në Dibër është babai i kandidatit të PS-së (EMRAT)

22:08 : 10/05/2025

EMRI/ Të shtëna me armë zjarri në Dibër, shpallet në kërkim një efektiv policie

21:52 : 10/05/2025

Plas sherri mes dy grupeve në Dibër, demokratët bllokojnë një makinë: Do shpërndajnë para!

21:32 : 10/05/2025

EMRAT/ SPAK shpall në kërkim dy persona në Kukës, blinin vota për PSD-në e Tom Doshit

21:23 : 10/05/2025

Rezervat e Partizanit mundin Dinamon në duelin për vendin e tretë

21:12 : 10/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com