• Kontakt
Friday, July 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Korrupsion me tenderat për ushqime, arrestohet Zv.drejtori i Burgjeve dhe 4 biznesmenë

19:11 : 11/07/2016
në AKTUALITET, KRYESORE

Zv.Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Iljaz Labi si dhe 4 pronarë të kompanive private janë arrestuar sot me akuzën për korrupsion në tenderat për ushqime.

Me kërkesë të Prokurorisë për Krime të Rënda, gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për zv.drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Iljaz Labi, i dyshuar për “korrupsion pasiv i zyrtarëve të lartë…”, si edhe për administratorët e 4 kompanive private, të dyshuar për “korrupsion aktiv”, gjatë procedurave të prokurimit publik për blerje ushqimesh për burgjet në Shqipëri.

Prokuroria e Krime të Rënda nisi hetimin në bazë të referimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë. Në referim përcillej informacioni se disa kompani private, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, përfshiheshin në mënyrë fiktive në procedurat e prokurimit publik të zhvilluara nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Sipas informacionit paraprak, dyshohej se këto kompani private realizonin qëllimin e tyre duke bashkëpunuar me zv.Drejtorin e Përgjithshme të Burgjeve.

Në bazë të këtij informacioni, Prokuroria për Krime të Rënda zhvilloi hetimin, në bazë të të cilit rezultoi si vijon:
Administratorët e kompanive “Dogel”, “Vllaznia”, “M.B.Kurti” dhe “Nelsa”, konkretisht, shtetasit Elidjan Laskaj, Ylber Kalaja, Shemsi Sinani e Nexhmi Balla, bënin marrëveshje për të kryer konkurrim fiktiv në tenderat e zhvilluara nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, për furnizimin me ushqime.

Nga hetimi ka rezultuar se administratorët takoheshin me njëri-tjetrin dhe binin dakort për pjesëmarrjen në tender, duke shkëmbyer informacionin dhe duke përpiluar dokumentet e pjesëmarrjes në prokurime, në mënyrë të tillë që të fitonte njëri prej tyre, sipas bisedave që ata bënin.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Administratorët e këtyre shoqërive paraprakisht përcaktonin edhe se cili prej tyre do të dilte fitues në njërin prokurim apo në secilin lot prokurimi. Shoqëritë, të cilat pranonin të përpilonin dokumentacion për të mos fituar, përfitonin duke lidhur kontrata formale dhe jo formale me shoqëritë fituese dhe operonin në cilësinë e nënkontraktorit me njërën nga shoqëritë fituese.

Prokuroria për Krime të Rënda ka arritur të provojë me fakte konkrete se administratorët e kompanive kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin, me qëllim marrjen në mënyre fiktive të prokurimit me objekt “Blerje bulmet dhe veze”, e cila ka datë lidhje kontrate 31.05.2016 dhe me vlerë totale të kontratës 22.647.936.

Për realizimin e qëllimit, të katër personat e dyshuar kanë biseduar për të paguar në mënyrë solidare të paktën një shumë prej 2 milion lekë të reja te zv.drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Iljaz Labi, me qëllim që ky i fundit t’u krijonte lehtësitë e nevojshme gjatë procedurës së prokurimit.

Personi i dyshuar, Iljaz Labi, ka mbajtur në mënyrë të rregullt kontakte dhe ka zhvilluar takime të vazhdueshme me personat nën hetim, Ylber Kalaja dhe Shemsi Sinani, duke kërkuar prej tyre përfitim për procedurën e prokurimit të datës 31.05.2016, edhe pse kontraktuesi është subjekti “Nelsa”, me administrator shtetasin Nexhmi Balla.

Nga veprimet e tij, del qarte dijenia për kryerjen e procedurës së prokurimit në mënyrë fiktive. Detyra funksionale e tij është pjesë e zinxhirit përkatës që nga fillimi i nisjes së procedurës së prokurimit dhe deri ne lidhjen e kontratës.
Në këto kushte, Prokuroria për Krime të Rënda kërkoi caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg”, gjë e cila u pranua nga ana e Gjykatës për Krime të Rënda, për shtetasit, si më poshtë:

1. Iljaz Labi, me detyrë zv.Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve
2. Elidjan Laskaj, administrator i shoqërisë “Dogel”
3. Ylber Kalaja, administrator i shoqërisë “Vllaznia”
4. Shemsi Sinani, administrator i shoqërisë “M.B.Kurti”
5. Nexhmi Balla, administrator i shoqërisë “Nelsa”

Vendimet e Gjykatës për Krime të Rënda janë ekzekutuar pasditen e së hënës (dt.11.07.2016) nga ana e forcave të Policisë së Shtetit

Ndërkohë, në hetim janë edhe disa procedura të tjera prokurimi publik, të zhvilluara në periudhën janar-mars 2016, të përfituara nga i njëjti grup personash,.

(Boldnews)

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Bebe Rexha, fotosesion nën tingujt e “Bonbon” (Video)

TË GJITHA

Rama u “gjunjëzua” sërish para Melonit, mediat italiane: Veprimi është kthyer në ritual

23:06 : 10/07/2025

Horoskopi ditor, 11 korrik 2025

23:00 : 10/07/2025

Abilekaj: Shteti po zëvendësohet nga “cubat” e Ramës

22:57 : 10/07/2025

Fitore e pastër, cila është skuadra e vetme shqiptare që triumfoi në Ligën e Konferencës

22:52 : 10/07/2025

Aksioni në Theth, Lala: Benet Beci promovoi vilat për vota

22:48 : 10/07/2025

Gega pas barazimit të Partizanit: Skuka është special, kemi nevojë për përmirësime

22:34 : 10/07/2025

“Fantazma” e Unazës/ Balluku favorizoi Arbër Abazin, “zhvatën” miliona euro nga tenderi pa garë

22:33 : 10/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com