Policia e Tiranës ka zbuluar një ‘çerdhe’ prostitucioni dhe ka vënë në pranga 4 persona: 2 prostitutat, 1 klient dhe tutoren 61-vjeçare.
Sipas të dhënave zyrtare janë arrestuar për “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Mbajtje e Lokaleve për prostitucion”, dhe “Ushtrimit të prostitucionit”:
1. A.Sh, 61 vjeçe, banuese në Tiranë;
2. S.H, 31 vjeç, banues në Elbasan;
3. A.H, 24 vjeçe, banuese në Tiranë;
4. N.Z, 30 vjeçe, banuese në Tiranë.
Arrestimi i tyre u bë pas nje hetimi nje mujor nga seksioni i trafiqeve te paligjshme, ku nga ky hetim ka rezultuar se shtetasja A.Sh. në lokalin e saj me vendndodhje në teritorin e njësisë administrative Bërzhite ka krijuar kushtet duke vendosur në dispozicion ambientet për kryerjen e prostitucionit, kundrejt pagesës 3000-5000 lekë të rinj.
Kjo shtetase dyshohet të kishte rekrutuar në rolin e punonjëseve (kamariere) dy vajza të moshës 24 dhe 30 vjeç të cilat dyshohen se kryenin prostitucion në ambientet e një godine ku ajo banon dhe ushtron aktivitetin “Bar restorant” njekohësisht.
Në kuadër të ketij hetimi u bë e mundur të kapen në flagrancë shtetasit A.H. dhe S.H. duke kryer prostitucion në ambientin e përshtatur, në brendësi të lokalit të shtetases A.Sh.
Po kështu në këtë lokal rezultoi të ushtronte prostitucion dhe shtetasja N.Z.
Në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan:
•godina Bar – Restorant, Hotel në pronësi të shtetases B.Sh.,
• 4 aparate telefonik
• 3.953.400 lekë te reja
• 2300 Paund,
• 3390 Euro
• 50 Dollar Australian.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë për hetime të mëtejshme.