• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Viktima e djeshme kushëriri i kryebashkiakut të Tepelenës, një vit më parë i lidhën me litar familjen

14:30 : 02/05/2016
në AKTUALITET, KRYESORE

Elton Çiça, viktima e të dielës, është djali i dajës i Tërmet Peçit, Kryetarit të Bashkisë së Tepelenës.

Një vit më parë, në prill të 2015-ës, familja e dajës së kryebashkiakut të Tepelenës, Tërmet Peçi, është lidhur me litar, dhunuar dhe grabitur.

Autorë të kësaj ngjarjeje, që shkaktuan plagosjen e rëndë të çiftit Naim dhe Andoleta Çiça, u identifikuan nga policia dhe rezultoi se ishin tre të rinj nga Kruja e Durrësi.

Në atë kohë, burimet policore lokale bënë me dije se ngjarja ishte denoncuar pak pas mesnatës. Salla operative e Komisariatit të Tepelenës u njoftua se në lagjen “Demokracia” të qytetit, në shtëpinë e Naim Çiçës, 61 vjeç, i cili ishte bashkë me të shoqen, Andoletën, tre persona të maskuar dhe të armatosur nën kërcënimin e përdorimin e armëve të zjarrit, kanë vjedhur një shumë prej pesë mijë eurosh dhe më pas janë larguar duke përfituar prej errësirës.

Policia, e cila e njihte Çiçën edhe për faktin se ai ishte daja i kryebashkiakut të Tepelenës, Tërmet Peçi, ka shkuar me shpejtësi në vendin e ngjarjes dhe ka rrethuar zonën.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Për shkak të mbërritjes së shpejtë të patrullës policore në vendin e ngjarjes, autorët e këtij krimi braktisën mjetin e markës “Audi A3”, me targa italiane CD 368 PT, me të cilin kishin menduar të arratisen pas grabitjes. Më pas, ata janë larguar në këmbë, dhe duke përfituar nga errësira i kanë shpëtuar arrestimit policor.

Pas gjetjes së mjetit të parkuar, policia ka nisur hetimin për identifikimin e autorëve, ku fillimisht ka zbuluar pronarin e mjetit, i cili rezulton se është Robert Rama, 31 vjeç nga Laçi i Krujës, të cilit i kanë gjetur në makinë të gjitha dokumentet personale të tij.

Por, veç tij, policia ka identifikuar edhe dy shokë, me të cilët udhëtonte, pikërisht A. J., 37 vjeç, dhe S. J., 30 vjeç, të dy banues në Durrës. Ata janë shpallur në kërkim bashkë me Ramën.

Kurse në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar automjeti, një automatik model 56 me qytë të prerë, dy krehra me 30 fishekë, një krehër pistoletë me 10 fishekë të kalibrit 9 mm, një gëzhojë e plasur e kalibrit 7.65 mm, një celular, dy karta SIM, dokumente identifikimi, si dhe sende të tjera personale të autorëve, sende të gjetura brenda në automjet.

Policia pati gjetur edhe një targë të mjeteve diplomatike, e cila mendohet se përdorej nga autorët për t’u arratisur dhe për t’u shpëtuar kontrolleve policore.

Nga ana tjetër, grupi hetimor mori kontakt edhe me çiftin e dhunuar, të cilët kanë rrëfyer terrorin e përjetuar nga tre të rinjtë.

Sipas të dhënave, çifti ka deklaruar se tre të rinjtë kishin hyrë të maskuar në shtëpinë e tyre dhe kanë kërkuar paratë që mbanin aty.

Fillimisht, ata i kanë lidhur me litar dhe më pas i kanë goditur me shqelma në pjesë të ndryshme të trupit, derisa kanë gjetur paratë e kursyera të tyre.

Pas marrjes së parave, ata janë larguar, por shumë shpejt janë detyruar të braktisin mjetin dhe u shpallën në kërkim policor.

Sot, prindërit e Elton Çiçës, duhet të përballen me humbjen e djalit të tyre, i vrarë në kushte ende të pa sqaruara.

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Dallëndyshe Bici rrafshoi lokalin 1 milion euro vetëm “me një fjalë goje”

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Bologna fiton Kupën e Italisë, Milani dështon në finale dhe e mbyll sezonin pa trofe

23:03 : 14/05/2025

Horoskopi ditor, e Enjte 15 Maj 2025

22:59 : 14/05/2025

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

22:48 : 14/05/2025

Elon Musk do ta zvogëlojë rolin e tij në qeverinë e Trump pas rënies së madhe të fitimeve të Tesla-s

22:39 : 14/05/2025

Bisedimet për paqe Rusi-Ukrainë, Kremlini: Putin nuk do të jetë pjesë e delegacionit rus

22:35 : 14/05/2025

Aksident tragjik në Prizren, humb jetën 32-vjeçarja nga Shqipëria, 2 të plagosur

22:27 : 14/05/2025

Finalja e Kupës degradon në dhunë, sherr masiv mes të rinjve të Tiranës dhe Teutës (Video)

22:27 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com