Ja cilat janë deklaratat e pasurive që janë depozituar pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit të Pasurive nga ana e kabinetit te ministrave të qeverisë së majtë duke filluar nga të ardhurat marramendëse të ministres së Inovacionit, Milena Harito deri tek “varfanjaku”, ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi. Veçantia e këtyre deklaratave është se bashkëshortet janë me rroga më të larta se ministrat, pasuri të trashëguara nga familja dhe kredi ende të pashlyera.
MINISTRI I MJEDISIT, LEFTER KOKA
Bashkëshortja Brunilda Koka Të ardhura nga paga dhe shpërblimet
1) Të ardhura të arkëtuara nga paga dhe honorare si ministër 1 685 923 ( një milion e gjashtëqind e tetëdhjetë e pesë mijë e nëntëqind e njëzet e tre) lekë.
Të ardhura qiradhënieje
1)Të ardhura të arkëtuara nga qira vjetore e një dyqani 57m2 vlera 714 000 (shtatëqind e katërmbëdhjetë mijë) lekë.
Të ardhurat nga ortakëri/aksione
1) Të ardhura nga shoqëria “Kantina e Pijeve Gjergj Kastriot Skënderbeu|, 390 000 (treqind e nëntëdhjetë mijë) lekë.
Të ardhura të personave pjesë e Certifikatës Familjare
1) Bashkëshortja, zonja Brunilda Koka, të ardhura si administratore e kompanisë “Ëind-co”, shpk 710 000 (shtatëqind e dhjetë mijë) lekë.
2) Djali zoti Arbi Koka paga si administrator i shoqërisë “Portobello” shpk në vlerë 184 545 (njëqind e tetëdhjetë e katër mijë e pesëqind e dyzet e pesë) lekë.
3) bashkëshortja zonja Brundila Koka të ardhura nga shitja e kuotave si ortake e vetme e “Ëind-co”, në vlerën 100 000 (njëqind mijë) lekë.
4) shtesë pasurie si pasojë e një kontrate shitje në të ardhmen pasuri e patundshme pronë e zonjës Brunilda Koka me kontratë sipërmarrjeje për apartament 102.5 m2 dhe apartament 41 000 euro plus 46 520 euro. Total 87 520 euro. 5
) shtesë pasurie si pasojë e kontratës për shitje të ardhme të pasurisë në vlerën 38 840 euro, shtuar në 2015 vetëm pjesa 15 000 euro, arkëtimi i diferencës do të bëhet në 2016, sipërfaqja 97.1 m2.
6) Kontratë për shitjen në të ardhmen, kontratë e tipit sipërmarrje, pronë e zonjës Brunilda Koka, apartament 120 m2, shitet në vlerën e arkëtuar prej 60 000 eurosh.
7) kontratë shkëmbimi pronash mes zonjës Brundilda Koka dhe kompanisë “Ëind Co”, prona e përftuar prej 6000 m2 tokë arë.
Të ardhura nga detyrime të shlyera nga të tretë
1)Vlera 46 760 nga një shitje pronë e patundshme apartament 116 m2.
Shpenzimet e deklarueshme 2015
1) Shlyer detyrim prej 46 760 euro një kompanie për blerjen e tokës arë, detyrim i mëparshëm pa interesa dhe pa afat, në datën 31 dhjetor 2015 mbeten për t’u shlyer edhe 161 971 787 (njëqind e gjashtëdhjetë e një milion e nëntëqind e shtatëdhjetë e një mijë e shtatëqind e tetëdhjetë e shtatë) lekë.
MINISTRJA E ARSIMIT DHE SPORTIT LINDITA NIKOLLA
Bashkëshorti Ligor Nikolla
Të ardhura nga paga dhe shpërblimet
Të ardhura neto nga paga 2 101 281(dy milionë e njëqind e një mijë e dyqind e tetëdhjetë e një) lekë.
Të ardhura si këshilltar/anëtar bordesh
Të ardhura anëtarësie në borde 60 000 lekë Të ardhura nga bashkëshorti.
1) Zoti Ligor Nikolla, pagë mujore prej 131 580 lekësh si dekan UPT.
2) Zoti Nikolla, pagesë mujore neto nga Universiteti i Strugës 738 euro.
3) Zoti Ligor Nikolla honorare si anëtar i senatit të UPT dhe kryetar i Këshillit të Fakultetit të Inxhinierisë Matematike, 103 000 lekë.
4) pagesa për orë suplementare 116 000 lekë. Shpenzimet e deklarueshme 2015 Shlyer gjatë vitit 2015, vlera 397 481 lekë për një kredi të marrë për 10 vite në 2007-n dhe këst mujor 32 800 lekë, në dhjetor 2015 mbetur pa paguar vlera prej 639 642 lekësh.
MINISTRI I DREJTËSISË YLLI MANJANI
Bashkëshortja Eva Cico Të ardhura nga paga dhe shpërblimet
1) Të ardhura nga paga bruto si zv.ministër 1 125 368 ( një milion e njëqind e njëzet e pesë mijë e treqind e gjashtëdhjetë e tetë) lekë.
2) Të ardhura paga bruto si ministër 208 144 (dyqind e tetë mijë e njëqind e dyzet e katër) lekë.
Të ardhura si këshilltar/anëtar Bordesh
1) Të ardhura si antar bordi i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, 24 000 lekë.
2) Të ardhura nga shpërblimi për pjesë- marrje në mbledhjen e KKT si zv.ministër në vlerën 40 000 lekë.
3) Të ardhura si anëtar i KLD-së 8 500 lekë.
4) Të ardhura neto si antar i KKT-së 17 000 lekë.
Të ardhura nga bashkëshortja
Bashkëshortja, zonja Eva Cico, pagesa për shërbime konsulence nga Këshilli i Europës në vlerën 1 400 euro.
2) Bashkëshortja shërbime konsulence për Ingenuity Consulting paguar në vlerën 8 410 euro.
3) Konsulencë URI për Bankën Botërore dhe BE-në në vlerën 20 350 euro.
Të ardhura nga detyrime të shlyera nga të tretë
1) Të ardhura nga shitja në vlerën 15 000 euro e një automjeti tip VË “Touareg”.
2) Të ardhura nga shitja e një autoveture tip “Seat Leon”, në vlerën 3 000 euro.
Shpenzimet e deklarueshme 2015
1) Shlyer shumën prej 3 027 641 (tre milionë e njëzet e shtatë mijë e gjashtëqind e dyzet e një) lekë, për një kredi prej 5 000 000 (pesë milionë) lekë me afat shlyerjeje për 25 vite, në dhjetor 2015 mbetur pa shlyer 2 797 954 lekë.
2) Shlyer 21 353 (njëzet e një mijë e treqind e pesëdhjetë e tre) euro, një kredi Leasing për blerje autoveture, mbetur në datën 31 dhjetor 2015 pa u shlyer vlera prej 15 292 eurosh.
3) Kontratë huaje për të cilën do të duhet të shlyejë 20 000 euro.
PASURIA E MINISTRIT TË TRANSPORTEVE EDMOND HAXHINASTO
Bashkëshortja, Enkeleida Haxhinasto Pasuri të paluajtshme
1) Pronar me 100% i ap. banimi Tiranë, me sip. 194 m2, me blerje, vlera 116 400 euro.
2) Bashkëpronar pjesë e regjimit martesor me 50% ap. banimi Tiranë, me sip.90.6m2, me hipotekë në vlerën 3 000 000 lekë.
Likuiditete (depozita, cash, llogari rrjedhëse, debi-kredi).
1) Kursime në vlerën 2 500 000 lekë.
Dhurata
1) Bashkëshortja zonja Enkeleida Haxhinasto përfiton si dhuratë pasurinë e paluajtshme të regjistruar në hipotekë si njësi me sip. 122 m2, 100% në favor të saj, nga “Lerenti” shpk, pronë e babait të saj, zotit Kozma Nasto.
Të ardhura nga paga dhe shpërblimet 2015
1)Paga bruto si ministër 2 101 092 (dy milionë e njëqind e një mijë e nëntëdhjetë e dy) lekë, ose neto 1 574 492 lekë.
Të ardhura nga bonuse
1)Të ardhura dieta jashtë shtetit 700 euro.
Të ardhura si këshilltarë/anëtarë bordesh
1) Të ardhura nga pjesëmarrja në komisione KKT bruto 200 000 (dyqind mijë) lekë, ose neto 143 610 lekë.
Të ardhura qiradhënieje
1) Të ardhura bruto nga qiradhënie apartamenti 7 200 euro.
Të ardhura të personave pjesë e certifikatës familjare
1) Bashkëshortja zonja Enkeleida Haxhinasto, të ardhura nga qiraja e pronës apartament plus dyqan, totali 15 600 euro.
2) Bashkëshortja të ardhura nga puna si përkthyese në vlerën 150 000 lekë.
Shpenzimet e deklarueshme 2015
1) Shlyerje detyrim kredie në vlerën 9 751 euro, mbetur në datën 31 dhjetor 2015 vlera 54 372 euro për t’u shlyer.
MINISTRI I PUSHTETIT VENDOR, BLENDI ÇUÇI
Bashkëjetuesja, Dalina Fico Pasuri të paluajtshme
1) Bashkëpronar me 33% të ap.banimi Tiranë me sip. 94.4 m2, me privatizim, vlera 90 000 euro.
2) Bashkëpronar me 10% (vlerësuar pjesa si 25 000 euro) ap. banimi Tiranë, me sip.130.3m, plus ambiente ndihmëse, me blerje total në shumën prej 78 000 euro.
3) Bashkëpronar me 50% të garazh për makinë, me sip.18.37 m2 Tiranë në vlerën prej 23 000 euro.
4) Bashkëpronar me 50% e Tokë Pyll me sip.1000 m2 në Lanabregas, blerë 2007, në vlerën totale prej 1 400 000 lekësh.
5) Bashkëjetuesja, ap. Rr.”Reshit Çollaku”, Tiranë, 8 000 000 lekë.
6) Bashkëjetuesja, garazh Rr. “Reshit Çollaku”, Tiranë, 23 0000 euro, pjesa takuese 50%.
Likuiditete (Depozita, cash, llogari rrjedhëse, debi-kredi)
1) Llogari bankare në bankë të nivelit të dytë në lekë në vlerën 43 760 lekë.
2) Depozitë bankare në bankë të nivelit të dytë në lekë në vlerën 114 496 lekë.
3) Llogari bankare në bankë të nivelit të dytë në valutë të huaj në vlerën 6 183 euro.
4) Llogari bankare në një bankë të nivelit të dytë, 734 329 lekë.
5) Llogari bankare në një bankë të nivelit të dytë, 21 412 lekë.
6) Bashkëjetuesja, llogari në një bankë në Neë York, 1 731 dollarë.
7) Bashkëjetuesja, llogari në një bankë në Neë York, 5 157 dollarë.
8) Bashkëjetuesja, llogari në një bankë në Neë York, 70 000 dollarë.
9) Bashkëjetuesja, llogari në një bankë të nivelit të dytë, 23 euro.
10) Bashkëjetuesja, llogari në një bankë të nivelit të dytë, 3 334 dollarë.
11) Bashkëjetuesja, llogari në një bankë të nivelit të dytë, 524 lekë.
Automjete
1) Pronar me 100% i një veture tip “Land Rover Discovery”, blerë në vitin 2010, në vlerën prej 27 000 euro.
2) Bashkëpronar me 50% i një veture tip “Hunday Matrix” i vitit të prodhimit 2003, vlerësuar si jashtë përdorimit.
Të ardhura nga paga dhe shpërblimet
1)Paga neto si ministër 1 578 254 (një milion e pesëqind e shtatëdhjetë e tetë mijë e dyqind e pesëdhjetë e katër) lekë.
Të ardhura të personave pjesë e Certifikatës Familjare
1) Zonja Delina Fico, si rezidente e përhershme në SHBA, të ardhura nga puna me kohë të plotë si drejtore për programet e shoqërisë civile në “East–Ëest Management Institute”, organizëm jofitimprurës regjistruar në Neë York, në vlerën 88191 (tetëdhjetë e tetë mijë e njëqind e nëntëdhjetë e një) USD.
2) të ardhura si konsulente pranë Komitetit Shqiptar të Helsinkit 4 600 euro.
3) të ardhura nga puna si konsulente pranë “Partners Albania for Change and Development”, 4 500 USD.
4) të ardhura nga puna si konsulente pranë “Partners for Democratic Change”, USA, 4 500 USD.
Të ardhura nga detyrime të shlyera nga të tretë
1)Të ardhura nga paradhënie për shitje makinë “Land Rover” 6 000 euro, formalizimi i plotë i kontratës, për të cilën është bërë paradhënie përkon me mars 2016.
MINISTRI I SHËNDETËSISË, ILIR BEQAJ
Bashkëshortja, Adriana Beqaj Të ardhura nga paga dhe shpërblimet
1) Të ardhura neto nga paga dhe të tjera në Ministrinë e Shëndetësisë, 1 597 000 (një milion e pesëqind e nëntëdhjetë e shtatë mijë) lekë.
Të ardhura si këshilltarë/anëtarë bordesh
1) Të ardhura nga pjesëmarrja në këshilla administrativ dhe borde, 145 000 (njëqind e dyzet e pesë mijë) lekë.
Të ardhura nga interesa bankare dhe të kredidhënies
1) Të ardhura nga qiradhënia e një apartamenti, neto vjetore 900 000 lekë.
Të ardhura të personave pjesë e Certifikatës Familjare
1) Bashkëshortja zonja Adriana Beqaj, të ardhura nga puna në një bankë të nivelit të dytë 3 663 000 (tre milionë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e tre mijë) lekë.
2) Të ardhura nga shitja e shoqërisë Proinvest shpk 1800 euro.
Të ardhura nga detyrime të shlyera nga të tretë
1) Të ardhura nga shitja e 51% të kuotave të kompanisë “Intech” shpk, 10 000 000 (dhjetë milionë) lekë. Nuk specifikohet nëse është neto apo bruto pa zbritje të tatimit mbi të ardhurën personale, shitja është bërë në datën 29.08.2013. Pagesa me këste.
Lëvizjet bankare
1) Pakësuar një nga depozitat bankare me 260 USD. Pakësuar një llogari rrjedhëse me 1 240 euro, pakësuar llogaria rrjedhëse me 300 euro. Pakësuar një llogari rrjedhëse në lekë 7 270 000 (shtatë milionë e dyqind e shtatëdhjetë mijë) lekë. Bashkëshortja ka shtuar llogari bankare në vlerën 1 480 000 lekë, dhe një llogari tjetër me vlerë 1 216 000 lekë me burim të ardhura nga puna. Gjithashtu bashkëshortja ka pakësim në llogari bankare vlerën minus 4 100 euro dhe shtuar një depozitë në vlerën 400 USD.
Shpenzimet e deklarueshme 2015
1) Shlyer në vlerën 12 700 euro një kredi të marrë në vitin 2007 për blerje apartamenti 205 m2 dhe garazhi. Afati i kredisë 10 vite, vlera totale e kredisë 100 000 euro, kësti mujor 1 058 euro. Shuma e mbetur si principal pa paguar në datën 31 dhjetor 2015 është 19 420 mijë lekë.
MINISTRI I JASHTËM DITMIR BUSHATI
Bashkëshortja Aida Bushati Të ardhura nga paga dhe shpërblimet
Paga si ministër 1 573 448 (një milion e pesëqind e shtatëdhjetë e tre mijë e katërqind e dyzet e tetë) lekë.
Të ardhura nga bashkëshortja
1) Bashkëshortja, zonja Aida Bushati, të ardhura të përfituara nga ekspertiza në masën 48 225 (dyzet e tetë mijë e dyqind e njëzet e pesë) euro.
2) bashkëshortja të ardhura nga projekte, mësimdhënie dhe konsulenca ligjore në vlerën 2 136 190 (dy milionë e një- qind e tridhjetë e gjashtë mijë e njëqind e nëntëdhjetë) lekë.
Të ardhura nga detyrime të shlyera nga të tretë 12 000 (dymbëdhjetë mijë) euro të përfituara nga shitja e një automjeti “Mercedes-Benz”.
Të tjera
1) depozitë bankare totali 21 856 (njëzet e një mijë e tetë- qind e pesëdhjetë e gjashtë) euro.
2) llogari rrjedhëse ku bëhet transferimi i pagës si ministër 1 741 211 (një milion e shtatëqind e dyzet e në mijë e dyqind e njëmbëdhjetë) lekë.
3) depozitë bankare në vlerën 3 430 (tremijë e katërqind e tridhjetë) euro.
4) depozitë 13 991 (trembëdhjetë mijë e nëntëqind e nëntëdhjetë e një) dollarë.
5) transferuar bashkëshortes 7 450 (shtatëmijë e katërqind e pesëdhjete) USD.
6) llogari kursimi futura në emër të vajzës në vlerën 7 294 (shtatëmijë e dyqind e nëntëdhjetë e katër) euro.
7) llogari kursimi futura në emër të djalit me vlerë 2 306 (dymijë e treqind e gjashtë) euro.
8) bashkëshortja llogari depozitë 38 844 (tridhjetë e tetë mijë tetëqind e dyzet e katër) USD.
9) bashkëshortja llogari rrjedhëse me 870 557 (tetëqind e shtatëdhjetë mijë e pesëqind e pesëdhjetë e shtatë) lekë.
10) bashkëshortja llogari depozite prej 14 768 (katërmbëdhjetë mijë e shtatëqind e gjashtëdhjetë e tetë) euro.
11) bashkëshortja llogari rrjedhëse në vlerën 33 592 (tridhjetë e tre mijë pesëqind e nëntëdhjetë e dy) euro.
12) bashkëshortja llogari rrjedhëse e personit fizik për konsulenca ligjore 924 055 (nëntëqind e njëzet e katër mijë e pesëdhjetë e pesë) lekë.