Tahiri kundër Ramës: Akuzat ndaj prokurorisë për Shullazin, lapsus i Kryeministrit

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri e cilësoi një lapsus të kryeministrit, deklaratën e tij kur tha se prokuroria nuk ka vendosur nën përgjim Emiljano Shullazin. Duke folur nga salla e parlamentit, Tahiri deklaroi me bindje se Policia dhe Prokuroria kanë bashkëpunuar për të vënë në pranga Shullazin.

“Ishte lapsus i kryeministrit kur tha se prokuroria nuk ka pranuar kërkesën për përgjim. Por e vëteta është se policia ka referuar cdo material.”- u shpreh Tahiri.

Ministri i Brendshëm sfidoi gjithashtu opozitën duke kërkuar ngritjen e një komisioni hetimor për të hetuar se cili nga institucionet, Prokuroria apo Policia nuk  ka vepruar sa i takon arrestimit të Emiljano Shullazit.

“Ju sfidoj publikisht nëse doni të shikoni. Verifikoni dhe shikoni kush ka vepruar dhe kush jo por me një premtim që ato letra më pas ti bëni publike dhe më pas të bëjmë bashkë me ne. Ai që nuk ka vepruar të ikë nga detyra, ai që nuk ka bërë detyrën të shkarkohet nga kuvendi. Të ngremë komisionin hetimor dhe ai që nuk ka bërë detyrën të marrin faturën. Të tjerat janë zhurmë klasike për të zhdukur barrën e përgejgjësisë. Unë nuk vras njeri për të mbajtur karrigen. Nuk vras njerëz për të mbajtur detyrën. Nuk bëhem me krimin për të mbajtur detyrën. Nuk vras ndërgjegjen time qytetare. Më gjeni një provë të vetme të lidhjes time të supozuar me Shullazin. Ngrini komisionin hetimor nëse ka punuar policia apo jo. Ngrini publikisht dhe premtoni se do bashkoni votat me ne që përgjegjësi që s’ka bërë detyrën të largohet nga detyra”– u shpreh Tahiri.

Më herët Rama deklaroi se Shullazi u arrestua me iniciativë të Policisë së Shtetit dhe pa asnjë denoncim konkrret.

LEXO EDHE  “Historia filloi me burra me mustaqe e përfundoi me burra me botox”/Me kë e ka Tahiri?

 “Ju po bëni sikur e keni arrestuar ju Shullazin. Ndalimi është bërë nga policia, e cila ka filluar procedurën pa pasur një denoncim konkret, por duke u nisur nga një indicie e paprovuar. E ka ndaluar dhe ka kërkuar nga prokuroria autorizimin për arrestim dhe e ka marrë autorizimin pas mesnate. Policia ka kërkuar autorizimin nga prokuroria për të vendosur nën përgjim këtë njeri dhe nuk e ka marrë,” tha Rama.

Boldnews.al raportoi pak ditë më parë se policia u gjend në befasi nga prokuroria e cila dorëzoi urdhër-ndalimin për Shullazin dhe dy anëtarët e tij.