Foto ekskluzive/Policia nuk sekuestron hotelin e Shullazit

Edhe pse ka një vendim gjykate për vendosjen nën sekuestro të Hotel “Vollgës” ku një nga aksionerët është Emiljano Shullazi, policia ende nuk e ka zbatuar këtë vendim.

Në fotot e publikuara nga Boldnews.al shihet qartë se Policia nuk ka nuk ka kryer asnjë veprim dallues që tregon zbatimin  e Gjykatës së Durrësit.

Madje nuk është vendosur asnjë shirit për të rrethuar godinën e cila është nën sekuestro.

Një ditë më parë Boldnews.al publikoi argumentat e Prokurorisë së Durrësit për sekuestrimin e ish-hotel “Vollga”, një pjesë e të cilit i është “dhuruar” Emiljano Shullazit, i arrestuar nën dyshimin për gjobvënie dhe disa vepra të tjera të rënda penale.

Në argumentat e prokurorisë, dorëzuar para gjykatës, konstatohen shkeljet e renditura si më poshtë:

– Paligjshmëri në veprimet e kryera mbi ndryshimet e pronësisë, ku vihet re se, edhe me vendim gjykate të formës së prerë të vitit 2014, është konstatuar fakti i falsitetit të dokumentit të vërtetimit hipotekor e shënimet e vendosur në hipotekë për pasurinë objekt kallëzimi. Po ashtu, me vendim gjykate është pranuar edhe falsiteti i dokumentit të prokurës së bërë në Selanik për një shtetas që pretendon se është përfaqësues i trashëgimtares së ligjshme të pronës, Alie Fortuzi.

LEXO EDHE  Vritet me thikë i riu shqiptar në Itali (FOTO)

– Paligjshmëri në lëshimin e çertifikatave të pronësisë në vitin 2014, në kohën kur nga ana e Gjykatës së Lartë është vendosur pezullimi i ekzekutimit të vendimit të Gjykatës së Apelit të dhënë në favor kallëzuesit në vitin 2014;

– E në vazhdim me tjetërsimin e po kësaj prone në vitin 2014, – veprime këto zinxhir që kanë patur për qëllim mbulimin e veprimeve të paligjshme të kryera për përfitimin e pasurisë, nëpërmjet veprimeve të tjetërsimit që gjithsesi shfaqin dyshime për paligjshmëri.

Pikërisht këto veprime krijojnë dyshime mbi veprime të kundraligjshme që konsistojnë në zhdukjen e origjinës së kësaj prone dhe vënien në dispozicion të saj të personave me precedent kriminal nëpërmjet ‘dhurimit’ të dyshuar, e krijimin kështu të dyshimeve për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 287 i K.penal.

1 13036552_10208244239679584_1803334806_o ok_001