Autostrada Tiranë-Durrës është bllokuar mesditën e sotme, duke krijuar një trafik tejet të rënduar.
Mësohet se shkak kanë qenë punimet që po kryhen në këtë aks, gjë që ka shkaktuar radhë automjetesh prej 4 kilometra.
Ndërkohë, instancat përkatëse nuk kanë njoftuar për punimet që do të kryheshin dhe për bllokimin e rrugës, duke shkaktuar kaos dhe stres tek qytetarët.