Ja çfare tha i mbijetuari i helikopterit para hetuesve

Oficerët e Policisë Gjyqësore të Tiranës kanë mundur më në fund të marrin në pyetje Gerald Baramuçan, të mbijetuarin e vetëm të incidentit të helikopterin EC 145, në të cilin, pas rrëzimit në ujërat e liqenit të Shkodrës, vdiqën dy kolegët e tij, Florian Deliaj dhe Donald Hoxha.

Boldnews.al mëson se, ashtu siç pritej, togeri Baramuça nuk mban mend asgjë nga dita e ngjarjes, ku helikopteri ushtarak me tre persona në bord u rrëzua në ujë, pranë fshatit Grizhë. Baramuça, i cili pas incidentit gjendej prej katër ditësh në Spitalin e Traumës në Tiranë, është pyetur nga oficerët e Policisë Gjyqësore të Policisë së Tiranë mbrëmjen e së dielës.

Prej ditës së incidentit, ai ka qenë në gjendje shoku dhe autoritetet hetimore nuk kanë pasur mundësi të merrnin dëshminë e tij, e cila mund të shërbente për zbardhjen e dinamikës së ngjarjes. Pasditen e së dielës, mjekët e Spitalit të Traumës kanë vlerësuar se gjendja e tij emocionale dhe shëndetësore ka qenë e pranueshme për t’iu nënshtruar pyetjeve të Policisë Gjyqësore.

LEXO EDHE  Skulptori i njohur humbi jetën nga Covid-19, ministrja e Ramës: Ditë e trishtë

Pavarësisht pritshmërisë, hetuesit nuk kanë arritur të marrin informacione të vlefshme prej Baramuças, i cili gjendej në pjesën e pasme të helikopterit ushtarak që drejtohej nga Deliaj dhe Hoxha.

Boldnews.al ka mësuar se oficerët e Policisë së Tiranës, të deleguar për kryerjen e veprimeve hetimore nga ana e Prokurorisë së Shkodrës, i kanë parashtruar të plagosurit pyetje të detajuara lidhur me itenerarin, lëvizjen, faktin se përse gjendeshin në atë zonë, momentin e rrëzimit, nëse ka pasur defekte të dukshme gjatë fluturimit të helikopterit, si edhe çastet e fundit para përplasjes së mjetit fluturues me sipërfaqen e ujërave të Liqenit të Shkodrës.

Burime të Policisë së Shtetit, deklaruan për Boldnews.a” se, për çdo pyetje, togeri Baramuça përgjigjej që nuk mbante mend asgjë. Ndërkohë që pyetja e dëshmitarit të vetëm okular nuk u ka shërbyer hetuesve për të sqaruar rrethanat e incidentit tragjik, tashmë pritet të kryhet ekspertiza e kamerës së regjistrimit të helikopterit, e gjetur të shtunën në ujërat e liqenit.

Boldnews.al



PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here